Saturday, June 23, 2012
Një grua tregon për...
Një grua tregon për kujdesin e saj që ka ndaj burrit të vet:
- Burrit tim çdo herë ia ruaj hapat e tij kur marrin shkallët e pallatit dhe e pres tek dera dhe ia çeli derën para se ai ta çelë vet me çelësin e tij.
- I përcjelli levizjet e tija; trokitjen, hapat, zërin dhe bëhem e gatshme gjithherë për te.
...
- Ushqimin gjithmonë e shtroj në kohët kur ai vjen në shtëpi...
- Në kohët e nxeta, e pres tek dera me gotë uji të ftoftë apo pije freskuese...
- E kam vendosur një pasqyre tek dera e banesës, që të vertetohem për pamjen time para se ta takoj...
- Çdoherë i ndrroj fjalët përshendetëse kur e përshendes...
- Kujdesëm që ta pres me ndonjë lajm të mirë, që e gëzojnë atë...
- Gjithherë e pres të parfumosur, me parfumet që i pelqejnë atij...
- I marr edhe fëmijet për ta pritur babain e tyre tek dera..
Allahu na beft prej tyre. Amin
Monday, June 18, 2012
Një njeri ankohet për djalin e tij tek Omeri radijaAllahu anhu
Kur Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte udhëheqës i muslimanëve, tek ai vjen një person dhe i ankohet për mosbindje dhe mosdëgjim nga ana e djalit të tij. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e thirri djalin dhe e qortoi për mosdëgjueshmërinë ndaj babait dhe i kujtoi obligimet e fëmijës ndaj prindit të tij.
Djali i tha: -O emir i besimtarëve, a ...nuk ka edhe prindi obligime ndaj fëmijës?
Omeri thotë: -Po, gjithsesi!
Djali pyet: -Cilat janë ato, o udhëheqës i besimtarëve?
Omeri thotë: -Së pari t`ia zgjedhë nënën, t`i japë emër të mirë, t`ia mësojë Kuranin...
Djali i thotë: -O udhëheqës i besimtarëve, babai im nuk e ka bërë asnjërën nga këto; nëna ime është një robëreshë që ka qenë te zjarrputistët, emri im ka kuptim të keq dhe nuk më ka mësuar nga Kurani as edhe një shkronjë.
Omeri iu kthye prindit dhe i tha: -Erdhe të më ankohesh për mosbindje të fëmijës, kurse ti para kësaj nuk iu binde atij. Kështu që ti u solle keq me të para se ai të sillet keq me ty.
Rasti i Mashite Firaun...
Ishte një grua e quajtur Mashite Firaun..
Ajo ishte floktarja e vajzëz se Faraonit.
Faraoni i cili kishte thënë që nuk ka Zot pos atij(Faraonit).
Dhe Mashite Firaun , kjo Floktare e kishte pranuar islamin në fshehtësi !
Derisa ishte duke ja krerë flokët e vajzës së Faraonit -mbretit i cili tha se është Zot,
krehesi i ra në tokë, dhe atëherë ajo automatikisht kapi krëhrin dhe tha Bismil-lah , Me emrin e Allahut, pa e llogaritur(nga haresa) se nuk eshte vetem aty.
Dhe kjo Mashite Firaun ,Floktarja kishte 5 fëmijë , dhe njëri prej tyre ishte foshnjë dhe atëherë vajza e Faraonit tha: Allah ,babi im , a je duke thënë Allah, per babain tim ?
Dhe ajo(Mashite) tha: jo , Allahu, Zoti i babit tënd, i joti dhe i imi.
Ajo u hidherua dhe u nis tek babai i saj dhe i tha : Baba kjo grua adhuron Zot tjeter, pos teje !!!
Dhe ai tha çka ? Ajo njeh Zot tjeter, pos meje? Kush është ajo?Thirreni tek une !!!,dhe e thirren.
Dhe ajo erdhi dhe qëndroi pranë tij, GRUA , nje GRUA -vllezër dhe motra , para këtij FaraoniDhe i tha asaj: Kush është Zoti yt?
Ajo tha : Allahu është Zoti im..
Ky tha : Kush është Allahu?Ajo tha: Allah, Rabbi we Rabbuk –Allahu-Zoti im dhe i yti.
Dhe kur ate(Mashiten) e kishin vendosur aty dhe e kishin nxen ngushte dhe kur duhej të përgjigjej , ajo u pergjigje. Ajo u përgjigj(Vellezer dhe Motra) ! Kështu ishte gjendja (e Besimit) e besimtarve në të kaluarën dhe te tashmen .
Kur kanë thënë Rabbi Allah, Allahu është Zoti im, ata janë torturuar.Por neve nuk na intereson , sepse ne e dimë se per ku jemi nisur(per ne xhennet), dhe se e dimë se kush është Zoti yne,dhe ne e themi atë çka besojmë,ne nuk jemi gënjeshtarë!
Ajo tha : Allah, Rabbi we Rabbuk, Ata thanë çka ??? sjellni zingjiret !!dhe i sjellen zingjiret.
Me pas filluan ta godisin me kamxhik dhe duke bërtitur e pyetnin, KUSH ËSHTË ZOTI YT?Ajo thonte: Allah, Rabbi we Rabbuk, dhe ai Faraoni urdhëroi që të sjellet një kazan i madhe ,dhe aty derdhi vaj të nxehtë, nje kazan te madhe sikurse nje pishine e notit(e vogel).
Dhe ai tha : Sillni gjithë fëmijët e saj? dhe i sollën ata , një nga një . Ai(Faraoni) tha: Adhurom mua ,une jam Zoti juaj.. Ajo tha : Jo ,asnjeher.
Ai e solli fëmijun e saj të parë ,dhe e gjuajti në vaj te nxehte.
Para syve të saj , mishi u qërrua nga trupi tij dhe u djeg i teri.
Pastaj e sollën fëmijën e saj të dytë, dhe ajo ishte e vendosur(e paluhatur ne Besimin e saj),Allahu Akbar dhe e djegën, Ajo nuk kishte mundesi ti ndalonte.
Dhe të tretin dhe të katërtin dhe më në fund i pesti ishte në duart e saj(foshja) .
Dhe ajo sapo ishte duke u terhequr (nga Besimi ne Allahun) dhe ajo sapo ishte duke u terhequr, para syve e te gjithë njerëzve.
Dhe ky është hadith i Muhammedit . Ai tha: Allahu subhanehu ue teala prej shtatë kate qiejve bëri që fëmija i saj të fliste ,qe ishte foshnje!
Dhe tha(Foshnja): Ke durim nëna ime , ti je në rrugen e vertet, Allahu Allahu ta ka premtuar Xhennetin ,vetëm vazhdo nënë(e mos u terheq nga Besimi ne Allahun)dhe atëherë e gjuajtën fëmijën e saj në vajin e nxehtë , dhe pastaj Ajo ishte me rradhë.
Ajo e dinte se do të vdiste dhe filloi të qajë dhe Faraoni tha : pse po qan?
NDALUNI(tha Faraoni)
Dhe ajo tha: Jam duke qarë sepse dua të bësh diçka për mua, por nuk e di se a do ta bësh.
Ai tha : kërko çfarë të duash ..
Kur do të më hudhni në vaj, dua që pastaj se bashku, prej asaj qka ka mbetur nga trupat tone, të na varrosni se bashku në varrin e njejtë..
Sepse dua të ringjallem me fëmijët e mi ,dhe dua të shkoj në Xhennet me fëmijët e mi !
Shejh Envar el Avlaki (Allahu e meshirofte)
Përkthyer nga: EneMuslimah
Sunday, June 17, 2012
Veshja e pantullanave nga grat... {Fetua}
587. Shkelqesia juaj, per te justifikuar veshjen e ketyre pantollanave ato e argumentojne me ate se jane te gjera dhe mbuojne te gjithe trupin.
Pergjigjja: Megjithese jane te gjera dhe te varura, perderisa e dallojn kemben prej kembes themi se nuk I permbush standartet e veshjes islame per gra, ku njekohesisht kemi frike se kjo lloj veshjeje eshte perngjasim me burrat, sepse pantollanat jane specifike dhe veqori e burrave.
(Hoxhe Muhmed ibn Salih El-Uthejmini)
887. Pyetja ime per ju eshte per grate qe veshin pantollana xhinsi, a eshte e lejuar? E di qe ndoshta I jeni pergjigjur kesaj pyteje por nuk e kam te qarte sa u perket ketyre pantullanave dhe ju lutem tregomni per deninmin kur veprohet.
Pergjigjja: Falemenderii I takon Allahut!
Shejh Abdullah ibn Abdu al- Rrahman al-Xhibrin, Allahu e rujt, eshte pyetur per rregullat per grate qe veshin pantullana xhinsi.Eshte pergjigjur:
“Sa u perket grave qe veshin pantollana qfaredo apo xhinsi, kjo nuk eshte e lejuar, edhe ne qofte se ajo eshte vete ose ne prani te grave ose burrit te vet, perveq kur eshte e mbyllur ne dhome vetem me burrin e saj. Veqas nga kjo nuk eshte e lejuar, sepse tregon detajet e trupit te saj dhe e ben ate qe te mesohet {ta bej zakon} me keto rroba. Keshtu qe nuk I lejohet tersisht veshja e ketyre rrobave.”
(Al-Nukhbab min al-Fatava al-Nisa’I, f.30)
Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmini gjithashtu eshte pytur per rregullat per grat qe veshin qfardolloj pantollanash apo xhins.Ai, Allahu e rujt eshte pergjigjur:
“ Mendoj se grate nuk duhet te veshin pantallona asnjehere madje edhe ne qofte se nuk eshte askush me te veqamas nga burri I saj, sepse ky eshte imitim I burrave.Ata qe veshin pantallona jan burrat dhe Pejgamberi salallahu alejhi we selam, I ka mallkuar grat qe I imitojne burrat.”
Pergatit: ummuMuxhahid
Marrur nga : “Motra muslimane pyet Dijetaret pergjigjen”
◘◘ Emërto fëmiun tënd me emër të bukur ◘◘
Vëllezër të nderuar, fëmijët janë dhunti prej Allahut (azzevexhel) me të cilët Allahu i gëzon zemrat e robërve të Tij. Megjithatë, shumë prej njerëzve nuk janë falenderues ndaj Allahut dhe kundërshtojnë apo nëpërkëmbin urdhërat e Tij. Ndërsa Allahu (azzevexhel) ka caktuar përgjegjësi për prindin ndaj fëmiut të tij dhe obligime për fëmiun ndaj prindit të tij.
Prej obligimeve të para për prindin ndaj fëmiut të tij, është emërtimi i fëmiut me emër të mirë. Dhe nëse prindi nuk zgjedh emër të bukur për fëmiun e tij, për këtë ka mëkat dhe përgjegjësi para Allahut (azzevexhel).
Thotë Imam Mavirdij: Pasi të lindë fëmiu, gjëja e parë me të cilën nderohet dhe rrespektohet ai, është zgjedhja e emrit të mirë. (Nesihatul Muluk 167)
Kështuqë, njeriu duhet të mundohet që t’i zgjedhë emër të bukur fëmiut të tij, që të zbatojë atë që kërkon Islami prej tij, që të mos e ngushtojë në të ardhmen fëmiun e tij dhe mos t’ia imponojë atij që më vonë të ndërrojë emrin e tij.
Emrat më të dashur tek Allahu (azzevexhel):
A thua vallë cilët emra janë më të mirë dhe më të dashur tek Allahu? Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Vërtetë, më të dashur prej emrave të juaj tek Allahu janë emri: Abdullah dhe AbduRrahman”. (Transmeton Muslimi)
Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Duhet njeriu të zgjedhë emër të mirë për djalin apo vajzën e tij. E emrat më të dashur tek Allahu janë: Abdullah dhe AbduRrahman. Dhe çdo emër që i kthehet Allahut, është më i mirë se emrat tjerë, si: Abdullah, AbduRrahman, AbduRrahim, AbdulAziz, AbdulVehab, AbdulKerim, AbdulMenan, dhe të ngjashëm me këta. (Likau Shehrij 2/171)
Emrat e pëlqyer në Islam:
Gjithashtu është mirë që fëmiu të emërtohet me emrat e pejgamberëve të Allahut, si: Adem, Ibrahim, Ismail, Jusuf, Shuajb, Musa, Isa, Muhamed, etj.
Apo me emrat e sahabëve, si: Omer, Othman, Alij, Talha, Sead, Seid, Musab, Zubejr, Bilal, Hamza, etj. Si dhe për vajza: Aisheh, Safijeh, Zejneb, Hafsa, Fatime, Xhuvejrije, Sumeja, Merjem, Sara, etj.
Emrat e ndaluar në Islam:
Në të njëjtën kohë, përveç emrave të pëlqyer dhe të lavdëruar në Islam, ka emra të cilët janë të ndaluar në Islam, dhe njeriu nuk lejohet ta emërtojë fëmiun e tij me atë emër. Prej këtyre emrave janë:
-Emrat të cilët janë të posaçëm dhe nuk i takojnë askujt pos Allahut (azzevexhel). Thotë Ibn Kajjim El-Xheuzij: Emrat e posaçëm të Allahut janë: Allah, Rahman, Hakem, Ehad, Samed, Halik, Razak, Xhebar, Mutekebir, Evel, Ahir, Batin dhe AlamulGujub. (Tuhfetul meulud 98)
Me këta emra nuk lejohet të emërtohet fëmiu, përveç nëse iu bashkangjitet atyre parafjala Abdu (Rob), si: AbduSamed, AbdulEhad, AbdulHalik, e kështu me radhë.
-Emrat të cilët e lidhin robërinë me dikë tjetër pos Allahut, si: AbdulKa’beh (Rob i Qabes), AbduNebij (Rob i Pejgamberit të Allahut), AbulUza (Rob i Uzasë).
-Emrat e shejtanëve apo njerëzve mosbesimtarë dhe zullumqarë, si: Iblis, Hanzeb, Fir’aun, Haman, Karun, etj.
Emrat e papëlqyer (mekruh) në Islam:
-Emrat të cilët përmbajnë kuptim nënçmues apo qesharak.
-Emrat të cilët përmbajnë kuptim tërheqës dhe ngjallës të epshit (për gjininë e kundërt), si: Dredhëza, Sheqere, etj.
-Emrat e këngëtarëve, artistëve apo sportistëve të njohur.
-Emrat të cilët përmbajnë kuptimin e ndonjë mëkati.
-Emrat të cilët përfundojnë me fjalën Din apo Islam, si: Nurudin (Drita e fesë), Nexhmudin (Ylli i fesë), Burhanudin (Argumenti i fesë), etj. Thotë Shejh Bekër Ebu Zejdi: Duke e ditur vlerën e fjalës Din dhe Islam, themi se bashkangjitja e këtyre fjalëve emrave të njerëzve, arrin në një pretendim të kotë dhe në gënjeshtër, prandaj disa prej dijetarëve e kanë ndaluar atë (emërtimin me emra të tillë), e shumica e dijetarëve nuk e kanë pëlqyer atë. (Tesmijetul Meulud – Bekër Ebu Zejd 22)
-Emrat e melaikeve, si: Xhibril, Mikail, Israfil, etj. Ndërsa emërtimi i vajzave me emra të melaikeve është i ndaluar, ngase me këtë përngjasohen mushrikët të cilët thonë se melaiket janë femra. Dhe afër kësaj (ndalese) është emërtimi i vajzës me emrin Melek. (Tesmijetul Meulud – 24)
-Emrat e disa sureve të Kur’anit, si: Hamim, Jasin, etj. Këtë nuk e kanë pëlqyer disa prej dijetarëve.
Emrat e lejuar (mubah) në Islam:
Përveç kësaj, emrat nuk është kusht dhe patjetër të jenë në gjuhën arabe, por mund të emërtohet fëmiu edhe me emër të gjuhës shqipe, vetëmse emri i tij të përmbajë kuptim të mirë. Si: Besnik, Fisnik, Bujar, etj. Apo për vajza: Besa, Shpresa, Drita, etj.
E që për fat të keq, shumë prej njerëzve sot i emërtojnë fëmijët e tyre me emra të cilët nuk kanë kurrfar kuptimi, në gjuhën arabe apo në gjuhën shqipe. Si: Altin, Gent, Genc, etj. Apo vajzat: Genta, Alma, Mona, etj.
Ndërsa disa të tjerë, mendojnë se është me rëndësi që emri të jetë në gjuhën arabe, apo të gjendet në Kur’an, ndërsa për kuptimin e tyre nuk interesohen fare, duke harruar se në Kur’an përmendet edhe Iblisi, Fir’auni, etj. E pastaj dëgjon emra të cilët nuk janë musliman, porse janë arab apo ekzistojnë në Kur’an, si: Adijat (Kuaj, shumësi i fjalës Kalë), Nexhasete (Papastërti), Hinzir (Derr), etj.
Andaj, secili musliman duhet të jetë i kujdesshëm në emërtimin e fëmiut të tij, dhe t’i zgjedhë atij emër të bukur dhe të mirë.
Shkroi: Omer Bajrami
A Story of a Woman who had Taqwa --->Tafsir Ibn Kathir
Allah's statement; (Allah will grant after hardship, ease.)
This is a sure promise from Him, and indeed, Allah's promises are true and He never breaks them, This is an Allah's saying; (Verily, along with every hardship is relief. Verily, along with every hardship is relief.) [94:5-6]
There is a relevant Hadith that we should mention here. Imam Ahmad recorded that Abu Hurayrah said, "A man and his wife from an earlier generation were poor. Once when the man came back from a journey, he went to his wife saying to her, while feeling hunger and fatigued, `Do you have anything to eat' She said, `Yes, receive the good news of Allah's provisions.' He again said to her, `If you have anything to eat, bring it to me.' She said, `Wait a little longer.' She was awaiting Allah's mercy. When the matter was prolonged, he said to her, `Get up and bring me whatever you have to eat, because I am real hungry and fatigued.' She said, `I will. Soon I will open the oven's cover, so do not be hasty.' When he was busy and refrained from insisting for a while, she said to herself, `I should look in my oven.' So she got up and looked in her oven and found it full of the meat of a lamb, and her mortar and pestle was full of seed grains; it was crushing the seeds on its own. So, she took out what was in the mortar and pestle, after shaking it to remove everything from inside, and also took the meat out that she found in the oven.''
Abu Hurayrah added, "By He in Whose Hand is the life of Abu Al-Qasim (Prophet Muhammad )! This is the same statement that Muhammad said, (Had she taken out what was in her mortar and not emptied it fully by shaking it, it would have continued crushing the seeds until the Day of Resurrection.)''
Saturday, June 16, 2012
TREGIMI I GRUAS QË VDIQ NË SEXHDE
Një plakë që kishte mbushur të 80-at ishte ulur me disa gra dhe ndiente se ato po e humbnin kohën në atë çka ka ndaluar Allahu, dhe në atë çka nuk ka dobi… U largua nga ato dhe u vetmua ta përmend Allahun, e vendosi sexhaden dhe filloi të falet. Po atë natë, djali i vetëm i saj që ishte edhe respektues i madh ndaj nënës, dëgjoi zërin e saj dhe nxitoi drejt dhomës ku nëna qëndronte.
Rrëfen: Shkova dhe nënën e gjeta në pozitën e sexhdes dhe më thoshte: O biri im, për momentin nuk më lëviz asgjë pos gjuhës time.
I thash: Të dërgoj në spital?
U përgjigj: Jo, më lërë në këtë vend.
I thash: Për Allahun do të dërgoj në spital. (sepse ai ishte shumë respektues ndaj saj)
Mjekët dhanë gjithë mundin e tyre, por kush është ai që mund ta ndryshoj caktimin e Allahut!
Nëna më tha: Të lutem për Allahun më kthe në dhomën dhe sexhaden time.
Djali e mori dhe e ktheu në shtëpi, e vendosi në dhomën e saj, e ajo mori sexhaden dhe menjëherë filloi të falej… Pak para namazit të sabahut më thirri: O biri im, të lë nën kujdesin e Allahut, dhe tha: Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut që meriton të adhurohet, dhe Muhammedi (alejhi selam) është i dërguari i tij. Mori frymën e fundit dhe ndërroi jetë.
E pastruan ndërsa ajo ishte në formën e sexhdes; e qefinosën, e ajo ishte në të njejtën gjendje; e dërguan tek varrezat, e ajo kishte të njejtën gjendje; dhe e futën në varr duke qëndruar në formën e sexhdes. Mos harroni se dyert e pendimit janë të hapura, mos e humbisni këtë rast; pendohuni tek Allahu se Atë do ta gjeni bujar dhe falës. O Allah, na mundëso të vdesim duke bërë adhurim ndaj Teje. Amin
Ky është besimi që kam tek Zoti im!!!
"Kur
e hedh fëmijën në qiell ai qesh, sepse e di që ti do ta kapësh përsëri dhe nuk
do ta lësh që të bjerë poshtë.
Ky
është besimi.
Prandaj thuaj gjithmonë:
Prandaj thuaj gjithmonë:
‘'Nëse
caktimi i Allahut më hedh diku, mëshira e Zotit tim do të më kap përpara se të
bie poshtë.
Ky është
besimi që kam tek Zoti im".
[Ibn Kajjim El Xheuzije (Allahu e mëshiroftë)]
[Ibn Kajjim El Xheuzije (Allahu e mëshiroftë)]
Ngjarje madheshtore - Sakrifica për hir të Allahut
Pas 4 vite martesë, njerëzit filluan të flasin
për martesën tonë.
Nuk po kanë fëmijë, a thua tek kush është defekti ?
Askush nuk e dinte, gjersa shkuan në spital për t’u kontrolluar ai dhe bashkëshortja e tij. Rezultatet treguan se gruaja është sterile, ndërsa burri është i shëndoshë. Hyri mjeku dhe tha : “Gruaja jote nuk lind, është e sëmurë.
Burri tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, e pastaj e falënderojmë Allahun.”
Burri i thotë mjekut, po e thërras gruan time, por thuaji asaj se defekti është tek unë e jo tek ajo, dhe kështu u morën vesh me njëri-tjetrin.
E mori gruan dhe hynë së bashku te mjeku. Mjeku ia priti duke i thënë : “ Burri juaj është steril”, dhe nuk ka shpresë për shërim, përveç shërimit nga ana e Allahut.
Burri tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, dhe filloi t’ i shfaqë shenjat e mërzisë, e njëkohësisht edhe pajtimit me caktimin e Allahut.
U kthyen në shtëpi dhe nuk shkuan shumë ditë u përhap lajmi tek familjarët dhe farefisi.
Kaluan 5 vite martesë dhe dy bashkëshortët po bënin durim, derisa erdhi momenti dhe gruaja i thotë burrit: “Të kam duruar 9 vite, tani kërkoj shkurorëzim nga ti.” Edhe pse ajo në sytë e njerëzve dukej si gruaja më e mirë dhe më e sjellshme, gruaja që qëndroi pranë burrit të saj edhe pse ai ishte steril gjatë gjithë asaj kohe, dhe ajo ka të drejtë në fjalën e saj, përderisa burri është neglizhent për shëndetin dhe shërimin e tij.
Gruaja tha: “Dëshiroj të martohem dhe ti shoh fëmijët e mi.”
Burri i thotë: “Oj gruaja ime, kjo është sprovë nga Allahu.”
Gruaja: “Po. Do të qëndroj me ty vetëm edhe këtë vit.”

Burri u pajtua me këtë, ndërsa shpresa tek
Allahu ishte e madhe.
Nuk kaloi shumë kohë nga kjo bisedë, kur gruaja u sëmurë nga veshka dhe filloi të lëkundë ndjenjat e saj.
Filloi ta qortojë burrin e saj për mosshkurorëzimin dhe se ai është shkaktar për gjithë këtë. Pse nuk me shkurorëzove të isha martuar dhe ti kisha lindur fëmijët e mi ?
Kjo grua u shtri në spital, ndërsa burri i thotë se do të udhëtojë drejt shteteve të perëndimit për të kryer disa punë. Gruaja i thotë do të udhëtosh? Tha po, për ta kërkuar një veshkë!
I telefonoi gruas dhe e përgëzoi se ka gjetur një person që do t’ia dhurojë veshkën, dhe se do të kthehet shumë shpejt.
Një ditë para operacionit erdhi dhuruesi i veshkës, i cili kishte shtetësi arabe e përshëndeti burrin, babanë dhe vëllain e gruas dhe nga ata mori shumë lëvdata.
Burri kërkoi leje nga gruaja e tij të udhëtojë në Arabinë Saudite për ti mbaruar disa punë, ndërsa ajo i thoshte se po udhëton në kohën kur unë po operohem. Shko! Edhe ashtu ti nuk je bashkëshorti im!.
Operacioni ishte i suksesshëm, burri pas një jave u kthye në shtëpi dhe tek ai po vëreheshin shenjat e lodhjes dhe rraskapitjes.
Mos mendo larg, ai ishte qe ia kishte dhuruar veshkën.
E burri me shtetësi arabe ishte vetëm një dramë.
Po, vërtet ai ia ka dhuruar veshkën gruas së tij, dhe për këtë nuk e dinte askush.
Nëntë muaj pas operacionit gruaja mbetet shtatzënë dhe lind një vajzë.
Gëzimi i kaploi të gjithë, familjen, fqinjët, burrin dhe gruan. Jeta e tyre iu rikthye normalitetit.
Burri gjate kësaj kohe mbaroi magjistraturën dhe doktoraturën në sheriatin islam dhe punonte si noter në qytetin e Xhides.
E shfrytëzoi këtë kohë për t’u bërë edhe hafiz i Kur’anit , e po ashtu kishte marrur me sened edhe rivajetin e Hafsit.
Një shok thotë: “Kemi qenë udhëtarë me të, dhe ai kishte harruar ditarin e jetës së tij mbi tavolinë, të cilin e kishte lexuar gruaja e tij dhe menjëherë e kishte telefonuar duke qajtur, ndërsa kjo e qajtur e gruas bëri që edhe ai të zhgrehet në vaj.”
Kam ndenjur me shokun tim pas një kohë dhe më ka thënë: “Ajo nuk mund të më shikojë me sy që prej tre muajsh, kur flet shikon poshtë dhe i dridhen sytë.”
Më ka thënë: Në dhjetë vitet fundit kam shijuar të gjitha llojet e dhimbjes:
kam qajtur dhe s’ka pasur kush të mi fshijë lotët, ndërsa ajo qante dhe isha unë ai që ia fshija lotët,
isha i huaj në shtëpi në mesin e familjarëve të mi, e ajo ishte gruaja e përkëledhur dhe e mëshiruar.
isha unë që gaboja, e ajo nuk gabonte

Ndërsa tash besoj se lotët e tij ishin të mjaftueshëm që të kuptoj se si Allahu e shpërbleu për durimin e tij gjatë gjithë atyre viteve.
E kam jetuar këtë tregim, edhe pse mund të thuash se ishte iluzion. Por jo. Ishte një realitet.
Si kjo grua ka shumë,
por a thua ka
burra sikurse ky ???
Subscribe to:
Posts (Atom)

.jpg)