Showing posts with label Besimtarja. Show all posts
Showing posts with label Besimtarja. Show all posts

Sunday, November 4, 2012

Arka e Nuhit alejhi selam


Të gjitha që me të vërtetë duhet të di për jetën, i kam mësuar nga Arka e Nuhit (alejhi selam):


(1) Mos e humbasni barkën.

(2) Mos harroni se jemi të gjithë në të njëjtën barkë.

(3) Plani përpara, nuk ishte duke rënë shi kur Nuhi alejhi selam ndërtoi arkën.

(4) Qëndro i aftë-
kur jeni 600 vjeçar dikush mund të kërkojë

që ju të bëni diçka me të vërtetë të madhe.
(5)
Mos e dëgjoni kritikët, vetëm merruni me atë që duhet të

bëhet.

(6) Për udhëtime të sigurta udhëtoni në çifte.

(7) Dy koka janë më të mira se një.

(8) Ndërto ardhmërinë tënde mbi baza të larta.

(9) Shpejtësia ​​nuk është gjithmonë një avantazh, para
së gjithash, kërmijtë

ishin në arkë të njëjtë me tigrat.

(10) Kur ju jeni të stresuar, notoni ca kohë.

(11) Mos harroni arka u ndërtua nga amatorë; Titaniku

u ndërtua nga profesionistët.
(12) Mos harroni se qukapikët brenda janë një kërcnim më i madh

sesa stuhia e jashtme.

(13) Nuk ka rëndësi se çfarë stuhie ka, kur Allahu është me ty,

atje të pret një ylber.

Thursday, July 12, 2012

Përgëzim për to : Ato do të jenë Mbretëreshat e Xhennetit !

 
 
Transmetohet se Aishja r.a ka thënë se :

Gratë besimtare të kësaj bote janë
më të privilegjuara se hyritë e xhenetit për këto arsye:
"Ne jemi falur, kurse ato jo. Ne kemi agjëruar, kurse ato jo.
...
Ne kemi marrë abdest, kurse ato jo. Ne kemi dhënë lëmoshë, kurse ato jo.”
Aishja thotë se me këtë gratë besimtare të kësaj bote do t`i mundin hyritë e xhenetit.

Përgëzim për to : Ato do të jenë Mbretëreshat e Xhennetit !

Wednesday, July 4, 2012


Jetonte një vajzë në Arabinë Saudite dhe ishte e përkushtuar për fenë e Zotit, ajo praktikonte Islamin në vepër. Adhuronte Allahun dhe bënte thirrje për në rrugën e Tij, çdo mëngjes I telefononte shoqes së saj për t’u zgjuar për namazin e sabahut dhe pastaj për të shkuar në shkollë. Rrugës për në shkollë vazhdimisht lexonte Kuran. Ishte shembull ...me mbulesën e saj. Ajo nën mantelin (hixhabin) e saj veshte rroba (pizhama) që I mbulonin trupin, kur e pa nëna e saj e habitur I tha se pse po e bën një gjë të tillë, pasi manteli është I mjaftueshëm, kurse ajo ia ktheu kam frik që të më kapet manteli diku dhe të më zbulohet ndonjë pjesë e trupit. Dhe kështu një ditë derisa po udhëtonin me shoqe për në shkollë, makina në të cilën ishin hipur u përplas dhe ndodhi ma e keqja, vajza kishte vdekur dhe ishte problem për ta nxjerrë kufomën. Erdhën ekipet e zjarrfikësve bënë prerjen e hekurave derisa e nxorën vajzën, pastaj treguan se gjatë gjithë procesit të nxjerrjes së kufomës asnjëherë nuk ndodhi që t’iu zbulohej ndonjë pjesë e trupit. Po pra e kishte ruajtur Allahun dhe Allahu e ruajti atë.

Kurse sot bëjnë gara se cila po zbulohet më tepër, a thua vallë si do të jetë përfundimi I tyre?!

Friday, June 29, 2012

BISEDË ME TË ZBULUARËN


 1- E zbuluara thotë: “Unë e dua Allahun dhe kjo më mjafton!”
Ne i themi: Allahu ka thënë: ‘Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’iu dojë, t’iu falë mëkatet tuaja, se Allahu është që falë shumë, mëshiron shumë.” (Ali Imran, 31)

...
2- E zbuluara thotë: “Vërtetë feja është lehtësim!”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju…” (Bekare, 185), dhe Allahu të ka urdhëruar me mbulesë për lehtësim.

3- E zbuluara thotë: “Zbulimi është çështje e lehtë.”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “…e keni konsideruar imtësi, por ajo tek Allahu është e madhe.” (Nur, 15)

4- E zbuluara thotë: “Ende jam e re, e kur të plakem do mbulohem.”
Ne i themi: “Vdekja nuk njeh të rinj dhe pleq.”

5- E zbuluara thotë: “Do të mbulohem pasi të martohem!”
Ne i themi: “Robi sprovohet nga furnizimi për shkak të mëkatit që vepron. Atëherë ke kujdes se ka mundësi që Allahu të të sprovoj nga martesa për shkak të mos mbulesës.”

6- E zbuluara thotë: “Burri nuk e do mbulesën.”
Ne i themi: “Nuk respektohet krijesa për t’i bërë mëkat Krijuesit!”

7- E zbuluara thotë: “Mbulohem kur të bindem për mbulesën.”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “Kur Allahu dhe i dërguari i Tij vendosin për diçka, atëherë as besimtari as besimtarja nuk kanë të drejtë të sillen sipas mënyrës së vet. Dhe kush nuk e dëgjon Allahun dhe të dërguarin e Tij ai me siguri ka humbur keq.” (Ahzabë, 36)

8- E zbuluara thotë: “Mbulesa më pengon nga puna dhe shkollimi.”
Ne i themi: “Kënaqësia e Allahut dhe Xheneti i Tij është më i shtrenjtë se çdo gjë.”

9- E zbuluara thotë: “Frikësohem se mos njerëzit tallen me mua.”
Ne i themi: “Ti ke shpërblim dhe grada tek Allahu, njerëzit janë tallur me Muhamedin, alejhi selam, dhe kjo është rruga e pejgamberëve dhe të devotshmëve.”

10- E zbuluara thotë: “Nuk mund ta mbajë mbulesën në nxehtin e verës.”
Ne i themi: Allahu thotë: Thuaju: “Zjarri i xhehenemit ka vapën edhe më të fortë, nese janë që kuptojnë!” (Teube, 81)

11- E zbuluara thotë: “E gjithë shoqëria është e tillë.”
Ne i themi: Kjo pasha Allahun është thënia më e keqe, banorët e zjarrit thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre.” (Zuhruf, 22)
Allahu ka thënë: “Në qoftëse u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut.” (En’amë, 116)

12- E zbuluara thotë: “Zemra e pastër më mjafton nga mbulesa.”
Ne i themi: Nëse zemra është e pastër, gjymtyrët do të drejtoheshin drejt rrugës së Allahut. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Në trup gjendet një copë mishi e cila kur është në rregull, i gjithë trupi është në rregull dhe me prishjen e saj, prishet i gjithë trupi. Ajo është zemra!" (Muslimi)
V.K.

QAU NË VARRIMIN E NËNËS SË TIJ...


 I thanë: “Pse po qan?”
U përgjigj: “Si të mos qaj, kur më është mbyllur një derë prej dyerve të Xhenetit!”

...
O Allah, nëse e gjen nënën time mëkatare, fale atë!

O Allah, nëse e gjen nënën time të mërzitur, gëzoje atë!

O Allah, nëse e gjen nënën time të lumtur, lumturoje edhe më shumë!

O Allah, nëse e gjen nënën time të pikëlluar, largoje nga ajo pikëllimin!

Amin! Amin!

Wednesday, June 27, 2012

Ahlaku



Bukuria yte është në
sjelljen tënde
dhe jo në makiazhin tënd. 

Thuaj Elhamdulillah

Motra të nderuara,
Mos e teproni duke kërkuar
Mos e teproni në veshmbathje
Mos e teproni në ushqim
Mos i lakmoni të tjerët
Por gjithmonë të keni në dijeni, se ka më keq se ju.
Bëni dua dhe jipni sadaka të tjerëve!!!
THUAJ ELHAMDULILLAH

Tuesday, June 26, 2012

Mos u kreno nëse çdo mashkull të dëshiron ty!


 Motër e nderuar, mos u kreno nëse çdo mashkull të dëshiron ty...

Dije se artikujt e lirë kanë shumë blerës. Bëhu një gurë i rrallë e i çmueshëm, të cilën vetëm një njeri fetarë dhe i devotshëm mund të të arrijë dhe të të ketë ty...
...

Si në një lidhje hallall, e ajo është ''Nikahu'', inshaAllah.
Sepse t'i nuk je një lodër për pllejbojat (ata që i shfrytëzojnë e luajnë me femrat). Sepse ata e harxhojnë kohën e tyre me ty dhe kur ata t'i përmbushin dëshirat e tyre, ata vetëm të lënë, sikur një fëmijë i cili pasiqë luan me lodrën e tij, e lë atë për një kohë të gjatë dhe pastaj e zëvendëson atë me një tjetër...

Mos u bëjë krenare e të qenurit një e lirë... por t'i duhet të krenohesh që je një muslimane e pastër, e cila nuk ia lejon vetes të bëhet e famshme dhe shumë e kërkuar nga meshkuj të ndryshëm dhe e cila nuk i provokon ata, por qëndron largë provokimeve dhe përzierjes me meshkuj.

''Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vetë ose babave të burrave të vetë, djemve të vetë ose djemve të burrave të vetë, vëllezërve të vetë ose djemve të vëllezërve të vetë, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra.
Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.'' (En-Nur, 31).

Saturday, June 23, 2012

Një tregim shum emocionues...


 Një prej sahabëve ishte i martuar me një sahabeshë shumë të bukur,ishin shumë besimtarë të devotshëm,dhe të lumtur së bashku.Gruaja e tij e vërejti se buri i vet zgjohështe në një pjesë të natës për të pirë një gotë ujë,dhe një ditë para se të zgjohej buri i saj,ajo ja sjelli një gotë ujë dhe qëndroj para tij me gotën në dorë,dhe priste që të zgjohet.Kur buri saj i h...api sytë,e pa atë dhe u gëzua shumë dhe i tha asaj për këtë gest që të kërkon çka të dëshirojë dhe ai do tia plotësonte dëshirën.Dhe ajo tha:"A je i sigurt se do ta plotësosh atë që do ta kërkoj nga ti".Ai i premtoi gruas së tij.Dhe ajo tha:"Dua nga ti shkurorzim"

Atë menjëherë e kapi hidhërimi dhe i tha asaj:"Eja të shkojmë të I Dërguari i Allahut sal-allahu alejhi ue selem,dhe ai le të vendosë për këtë çështje.Ata u nisën për te I Dërguari i Allahut,dhe gjatë rrugës u rëzua dhe e vrau këmbën.Ajo u hul afër tij,e grisi një copë të robës së saj dhe ja mbështjelli plagën.Pasi u ngritën për të vazhduar rrugën ajo tha:"Jo,nuk dua të shkurorzohem,të kthehemi në shëpi".

Ata u kthyen në shtëpi,por buri ishte i hutuar dhe në konfuzion të madh dhe e pyeti atë pse dëshiroi të shkurorzohet.Cila ishte përgjigjja e saj ????
Ajo tha:"Ti çdoherë më ke treguar se Allahu i sprovon ato që i don.Kur të pash të gëzuar dhe pa vështirësi u friksova që Allahu nuk do të jetë i kënaqur me ty,dhe un nuk mundem ta dua dikë që Allahu nuk e do atë.Por kur ti dëshiroje që të shkojmë te I Dërguari i Allahut ,dyshova në vete sepse nëse nuk e doje Allahun atëherë nuk do kishe shkuar spari herë te I Dërguari i tij.Kur u rëzove dhe e vrave këmbën,e vërejta se edhe kjo ishte sprove dhe test nga Allahu dhe sigurisht që Allahu të do dhe të sprovoi.

Kur të kaplon ndonjë shkak që ndikon shum te ti,kur lidhja jote martesore është para shkurorzimit,kur lotët e tua nuk dëshirojnë të thahen,kur zemra yte rreh me dhimbje,mbaje në mend dhe mos haro se Allahu të do.Dhe kur e vendos dashurinë në Allahun si krijues i bashkimit tuaj,Allahu do ju ndihmojë që ti zgjedhni dhe regulloni çështjet e juaja në këtë botë.

In-Sha-Allah.Amin

Dhikr

Sunday, June 17, 2012

Besimtarja



Ende jam e përqëndruar!!
E kapur për Hixhabin e saj... madhështore me nderin e saj ...
Krenare me fenë e saj... pasuese ndaj Zotit të saj ...
Me të vërtetë...  këtë që e them është personaliteti i saj!!

Motër kujdes!!

Saturday, June 16, 2012

Ky është besimi që kam tek Zoti im!!!




"Kur e hedh fëmijën në qiell ai qesh, sepse e di që ti do ta kapësh përsëri dhe nuk do ta lësh që të bjerë poshtë.
Ky është besimi.

Prandaj thuaj gjithmonë:
‘'Nëse caktimi i Allahut më hedh diku, mëshira e Zotit tim do të më kap përpara se të bie poshtë.
Ky është besimi që kam tek Zoti im".

[Ibn Kajjim El Xheuzije (Allahu e mëshiroftë)]

Friday, June 15, 2012

Popujt e mehershem kan jetuar me gjate , Nuhu alejhi selam ka jetuar rreth 1 mij vite ...

E ka takuar Nuhu alejhi selam nje grua duke qare ..

.
.
.

E ka pyet se per qfare po qane ?

I ka thense sepse i ka vdekur djali i saje !

E pyeti Nuhu aleji selam sa vjeqar ka qene ?

I tha : 300 vjeqar !

I tha asaj Nuhu alejhi selam : E qfar do te besh nese do te jetojsh ne nje umet qe jeta mesatare e tyre do te jete 60 vjeqare ?!

Tha : A paska ummet qe do te jetojn vetem 60 ?!

I tha : Po !

Tha : Pasha Allahun po te jetojsha me ta do ta bejsha vetem nje sexhde qe do te me zgjaste tere jeten ... !!!

SubhanAllah.