Showing posts with label Ramadan. Show all posts
Showing posts with label Ramadan. Show all posts

Saturday, April 27, 2019

Ditari im i Ramazanit

Esselaamu Alejkum ue rahmetullaahi ue berekatuh!


                        E kemi rregulluar linkun per shkarkim ju lutem provoni prap!

Nëna Punëtore, urojmë t'jeni mire!


                                              Ju prezantojmë librëthin për fëmijë - me temën: 



"DITARI IM I RAMAZANIT"
(mësim dhe ngjyrosje)





 Mund ta SHKARKONI falas mëposhtë



↓↓↓↓↓








                                                                   SHKARKO


Suksese fëmijë!


Punuar nga : Rumejsa Stavileci  

Friday, April 26, 2019

" Ramazani Produktiv me fëmijët"

Esselaamu Alejkum ue rahmetullaahi ue berekatuh!


Nëna Punëtore, urojmë t'jeni mire!


Pasi jemi në prag të Ramazanit, ju prezantojmë Aktivitetet e rradhës për fëmijë me temën: 

" Ramazani Produktiv me fëmijët"



Për një Ramazan produktiv me fëmijët - Mund ti SHKARKONI falas aktivitetet e mëposhtme

↓↓↓↓↓

                                               ETIKETË PËR VAJZA ⇢  SHKARKO 


ETIKETË PËR DJEM ⇢ SHKARKO



BANDEROLË PËR DJEM ⇢ SHKARKO 





BANDEROLË PËR VAJZA ⇢ SHKARKO

PESHORJA E VEPRAVE PËR FËMIJË ⇢ SHKARKO 

(Duhet t'keni afishe (stickers) që t'ua ngjisni veprat aty ku peshojnë)





TABELA E ADHURIMEVE (Pa ngjyra) ⇢ SHKARKO
(Duhet t'keni afishe (stickers) që t'ua ngjisni aty sipas rradhitjes)


TABELA E ADHURIMEVE (Me ngjyra) ⇢ SHKARKO

 (Duhet t'keni afishe (stickers) që t'ua ngjisni aty sipas rradhitjes)







Mos harroni të na vizitoni për aktivitete të reja !



Allaahu ju ruajt dhe ua shtoftë diturinë <3


Për përdorim personal vetëm. Ky skedar PDF është rreptësisht për përdorim personal, jo për përdorim komercial. Ndalohet shitja e këtij skedari, në formë digjitale ose në formë të shtypur. Krijuar nga UmmHaula. https://margaritareteislamit.blogspot.com/  © 2019

UmmHaula


Friday, June 29, 2012

Për gratë në Ramazan /4

Gjërat që e kundërshtojnë Ramazanin

1. Mos njohja e shumë grave rregullat e agjërimit.
2. Bërja e muajit të Ramazanit muaj ngrënie, pirje, gjumë dhe dembelizëm.
3. Angazhimi i shumë grave me konkurse, telenovela dhe të tjera gjëra.
4. Dalja e grave për namaz teravie të zbukuruara dhe të parfumosura.
5. Dalja e tepërt nëpër tregje në Ramazan.
6. Humbja e netëve të fundit të Ramazanit me përgatitjen për festë.
7. Pengimi i vajzave të vogla nga agjërimi.
8. Vonimi i namazeve nga koha e tyre pa shkak.
9. Nxitimi në faljen e teravive.
10. Disa gra pastrohen nga menstruacioni ose lehonia pak përpara agimit dhe nuk mund të lahen për shkak të kohës së ngjeshur dhe atë ditë nuk e agjërojnë si shkak se e zuri agimi të pa pastër dhe kjo është gabim, ajo duhet të agjërojë edhe nëse nuk është larë, kështu që lahet dhe falet më pas.


Këshilla për gruan



E para: Frikësimi ndaj Allahut të Madhëruar dhe besimi se Ai me të vërtetë është i Dituri ndaj robërve të Tij dhe do t’i llogarisë të gjitha punët, fjalët dhe nijetet (qëllimet) e tyre. Nëse muslimani ndjenë këtë ndjenjë, atëherë angazhohet me adhurime dhe lënien e kundërshtimeve, si dhe shpejton për kërkimin e faljes.
E dyta: Shtimi i përmendjes së Allahut dhe leximi i Kuranit, sepse ajo e bënë zemrën të butë. Allahu i Madhëruar thotë: ‘Ata që besuan (në Njësinë e Allahut, në të Dërguarin e Tij, në Islam) dhe zemrat e të cilëve gjejnë prehje duke përkujtuar Allahun; nuk ka dyshim se me përkujtimin e Allahut vërtet që zemrat gjejnë prehje.’ Er Rad, 28.
Ndërsa në suren Enfal ajeti 2 Allahu thotë: ‘E besimtarë janë vetëm ata të cilët, kur përmendet Allahu, ndjejnë frikë në zemrat e tyre.’
E treta: Largimi i shkaqeve të cilat e ngurtësojnë zemrën dhe e largojnë nga Allahu dhe ajo është çdo e keqe dhe përzierja me të këqijtë, ngrënia e të ndaluarës dhe shkujdesja ndaj përmendjes së Allahut, si dhe shikimi i filmave të pisët dhe prishës të moralit.
E katërta: Qëndrimi i gruas në shtëpi dhe mos dalja e saj nga ajo, vetëm se me shkak dhe të kthehet shpejt në të, pasi ta kryej atë që i nevojitet.
E pesta: Gjumi natën, sepse ai të ndihmon në ngritjen herët në fund të natës, dhe e lehtëson gjumin e ditës dhe kryerjen e namazeve në kohët e tyre, si dhe e kalon kohën në adhurime.
E gjashta: Ruajtja e gjuhës nga thashethemet, përgojimi, dëshmia e rremë, fjalët e ndaluara dhe angazhimi i saj në punë me përmendjen e Allahut.”

Për gratë në Ramazan /3

Të pëlqyerat e Ramazanit

Nga të pëlqyerat e Ramazanit:

1. Kujdesja ndaj ngrënies së suhurit dhe vonimi i tij.
2. Shpejtimi i hapjes (iftari) pasi të sigurohesh që ka perënduar dielli.
3. Hapja e agjërimit me hurmë ose ujë.
4. Lutjet në hapjen e agjërimit se lutjet e agjëruesit nuk kthehen.
5. Kujdesja për namazin e teravive.
6. Kujdesja për leximin e Kuranit dhe mësimi i tij.
7. Organizimi iftareve për agjëruesit.
8. Shtimi i dhënies dhe bamirësisë.
9. Shkuarja për umre në Ranazan.
10. Shtimi i përpjekjes në dhjetë ditët e fundit.
11. Kërkimi i natës së kadrit dhe shfrytëzimi i saj me adhurim, lutje, dhe përkujtim.
12. Hyrja në dhjetë ditët e fundit në itikaf.

Të papëlqyerat e agjërimit


1. Teprimi i futjes së ujit në hundë dhe gojë në marrjen e abdesit.
2. Mbledhja e pështymës dhe gëlltitja e saj, ndërsa gëlltitja e saj pa e mbledhur nuk përbën problem. Gëlltitja e gëlbazës nuk lejohet. Por a prishet agjërimi? Ka dy mendime të dijetarëve dhe më e sakta është se nuk prishet.
3. Ka përmendur Shejh Uthejmini -Allahu e mëshiroftë!- se është më mirë që ajo që është me menstruacione dhe lehona të hanë dhe të pinë fshehurazi. Kështu që kjo tregon se ngrënia e tyre në sy të njerëzve në Ramazan s'është mirë.
4. Agjërimi në udhëtim duke patur vështirësi.
5. Agjërimi i gruas që ka foshnje në gji ose shtatzënës nëse kanë vështirësi.
6. Agjërimi i të sëmurës nëse ai i jep vështirësi.
7. Lënia e ushqimeve të mbetura midis dhëmbëve.
8. Përdorimi i pastës së dhëmbëve sepse ajo depërton dhe është e vështirë ruajtja prej saj.
Gjërat që s’e prishin agjërimin
1. Përdorimi i supostove qofshin nga vagina apo anusi.
2. Të përdorë agjëruesja krem për zbutjen e buzëve.
3. Analizat e gjakut kur nevojiten.
4. Dalja e gjakut për shkak të istihadës, emoragjisë apo plagëve.
5. Përdorimi i parfumit.
6. Përdorimi i misvakut.
7. Përdorimi i kënasë dhe makijazhit.
8. Bërja e gjilpërave joushqyese qofshin në damarë apo në muskuj.
9. Të puthësh gruan ose përkëdhelja e saj, me kusht nëse e përmban veten, nëse u del sekrecioni i orgazmës prishet agjërimi i tyre.
10. Përdorimi i pompës në gojë për atë që është me sëmundjen e azmës.
11. Bërja e klizmës në rast nevoje (klizma është futja e lëngjeve në zorrën e trashë nga poshtë për t’u pastruar ose për t’u liruar nga shtrëngimet e barkut).
12. Vonimi i larjes nga xhunubllëku ose menstruacionet apo lehonia deri në lindjen e agimit.
13. Freskimi me ujë gjatë ditës së agjërimit për të larguar vapën.
14. Përdorimi i pikave ne vesh dhe sy. Ndërsa pikat e hundës nuk lejohet gjatë agjërimit sepse hunda është depërtuese.
15. Hemorragjia e shtatzënës nuk e dëmton agjërimin.
16. Shikimi i ëndrrave eksituese nuk e prish agjërimin.
17. Nëse harron dhe ha e pi s’është problem dhe agjërimi i saj është i saktë, por nëse kujtohet duhet ta ndërpresë menjëherë dhe nëse ka ushqim në gojë ta hedhë e të mos e kapërdijë.
18. Të provuarit e ushqimit në rast nevoje me kusht që të mos e shkojë atë poshtë.