Showing posts with label Edukimi i fëmijëve. Show all posts
Showing posts with label Edukimi i fëmijëve. Show all posts

Saturday, April 27, 2019

Ditari im i Ramazanit

Esselaamu Alejkum ue rahmetullaahi ue berekatuh!


                        E kemi rregulluar linkun per shkarkim ju lutem provoni prap!

Nëna Punëtore, urojmë t'jeni mire!


                                              Ju prezantojmë librëthin për fëmijë - me temën: 



"DITARI IM I RAMAZANIT"
(mësim dhe ngjyrosje)





 Mund ta SHKARKONI falas mëposhtë



↓↓↓↓↓








                                                                   SHKARKO


Suksese fëmijë!


Punuar nga : Rumejsa Stavileci  

Thursday, December 27, 2018

Si e dijmë se Allaahu ekziston? {Fletëpune për fëmijë}

Esselaamu Alejkum ue rahmetullaahi ue berekatuh!

Nëna Punëtore, urojmë t'jeni mire!

Ju prezantojmë Fletëpunimin për fëmijë me temën: " Si e dijmë se Allaahu ekziston?"




Kliko këtu dhe shkarko - printo falas. 

Mos harroni t'i inkuadroni edhe fëmijët tuaj !

Allaahu ju ruajt dhe ua shtoftë diturinë <3

UmmHaula



Monday, December 24, 2018

BookMarks në shqip për Muslimanët e Vegjël

Esselaamu Alejkum ue rahmetullaah !

Nëna Punëtore, urojmë t'jeni mirë…

Ua prezantojmë Bookmark-ët në gjuhën shqipe për karakter edukativ për fëmijët tuaj <3




Kliko këtu dhe këtu dhe pastaj shkarko - printo! 

Mos harroni t'i inkuadroni fëmijët tuaj në këtë aktivitet ..

Sunday, October 28, 2012

Kur'ani , pranverë e zemrës sime..



 

 Një ditë mësuesi i artit i tha fëmijevë të vegjël të shkollës fillore të vizatojnë pranverën...
Të gjithë fëmijet e kishin kryer obligimin, ku të gjithë vizatuan, pemë, lule, lumenjë, male, zogjët etj etj..
Përveç një nxënëseje e cila kishte vizatuar Kur'anin.
...
Kur mësuesi e pa këtë, menjëherë e morri në pyetje: ''Pse ke vizatuar Kur'anin, ndërsa tema ka qenë Pranvera...''
Dhe nga përgjigjja e kësaj vajzeje të vogël...
Sytë i nxjerrën lotë...
Vajza iu përgjigjë: ''Kur'ani është Pranvera e zemrës sime.
Kështu më ka mësuar nëna ima... A nuk themi derisa bëjmë duanë: ''E lusë Allahun që Kur'ani të jetë Pranverë e zemrës sime, dhe dritë të gjoksit tim, shndritje për pikëllimin dhe largim për dëshpërimin...'' ♥♥

MashAllah sa duhet të jetë krenare ajo nënë e cila e edukoi këtë vajzë të mrekullueshme..

Lusë Allahun që të gjithëve të na mundësojë të jemi nëna të mrekullueshme, duke i rritur fëmijët në frymën e besimit, dhe të na dhurojë fëmijë të hajrit... Amiiin.

Thursday, July 12, 2012

Fëmija që bërtiste në namaz!!!...



 A e dini pse?
Këtë ngjarje na e rrëfen imam Ahmedi-Allahu e mëshiroftë. Ai thotë:
Ishte një fëmijë që nuk i kishte mbushur ende dhjetë vjeç, sa herë që falej në xhami qëndronte në rreshtin e parë mbas imamit…
...
Gjatë leximit e ngrinte zërin lart, sidomos kur imami këndonte kaptinën Fatiha-Elhamin. Fëmija me zë të lartë thoshte –Amiiiiiiiiin...- saqë i nevrikoste edhe namazfalësit.

 Imami nuk e ndërronte metodën e tij, me të përfunduar namazi e nxirrte fëmijën nga xhamia dhe as që i fliste. Një herë sapo përfundoi imami namazin e kapi fëmijën e vogël përdore dhe e pyeti:

 -Pse vepron në këtë mënyrë?
Si mendoni ju, se iu përgjigj fëmija? Fëmija ia ktheu imamit:
Shtëpia ime është afër xhamisë dhe dy prindërit e mi nuk falin namaz asnjëherë, kështu që unë e ngre zërin lart, që ata ta kuptojnë, se unë po falem e të vijë të falet edhe ai.- Imami tha:

 M’u rrëqeth trupi kur dëgjova fjalët e atij fëmije.- Imami dhe disa namazli u morën vesh, që sa herë të shkojnë, edhe ta këshillojnë atë njeri për faljen e namazit…
Shkuan dhe e këshilluan njeriun, e njoftuan për rëndësinë e namazit, për rrezikun e mos-faljes dhe për ndëshkimin në botën tjetër. Imami thotë:
-Pasha Allahun, prindi i fëmijës pas asaj këshille nuk i ka ikur asnjë namaz, dhe çdo obligim e falte në xhami me xhemat.
SubhanAllah, në vend që prindi ta këshillojë fëmijën për namazin, ndodh e kundërta.
-O Allah, furnizoji të gjithë muslimanët me fëmijë të hajrit, të cilët do të bëhen shkak për futjen e familjarëve të tyre në Xhenet.
Allahumme Amin.
V.K.

Saturday, June 30, 2012

...ta mësojnë Kur'anin...



Muhammedi (sal-Allahu alejhi ve selem), ua ka lënë prindërve këtë këshillë:

''Edukoni fëmijët për t'i dashur dhe për t'i bërë tri gjëra: ta duan Pejgamberin (sal-Allahu alejhi ve selem), familjen e tij dhe ta mësojnë Kur'anin.''

Friday, June 29, 2012

♥ Të kesh shumë fëmijë ♥



Në Emër të Allahut, Të GjithëMëshirshmit, Mëshiruesit.

...
Imam Muslim Ibn Haxh-xhaxh (All-llahu e mëshiroftë) thotë në librin e tij Sahihul Muslim:

Kutejbe Ibn Seid na transmetoi ne, Lejthi na trasnmetoi ne nga Sad Ibn Ebi Seid nga babai i tij nga Ebu Hurajra (radiAll-llahu anhu) se i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) tha:
“Nuk ka patur asnjë prej Profetëve vetëm se i është dhënë ndonjë (shenjë) mrekulli që njerëzit të besonin në të. E me të vërtetë, unë e kam shpalljen që më është shpallur mua, kështuqë unë shpresoj që të kem më shumë pasues sesa ata (Profetët e tjerë) në Ditën e Gjykimit.“
Duke e komentuar fjalinë e fundit:
“...kështuqë unë shpresoj që të kem më shumë pasues sesa ata (Profetët e tjerë) ne Ditën e Gjykimit.“

Shejkh Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“Dhe në këtë ka një shenjë se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) ka dashtur që ne (Ummeti musliman) të bëhemi të shumtë dhe që të behemi populli më i madh në ditën e gjykimit.
Kjo gjithashtu e mbështet thënien e Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem):
“Martojini ato që janë të dashura dhe që lindin, se me të vërtetë unë (krenohem) dua t`ia kaloj me numrin tuaj të madh (popujve të tjerë) në ditën e gjykimit.“
Dhe në këtë hadith ka një gjë shumë të rëndësishme që duhet ta themi me zë të lartë në veshët e atyre që thonë “vejini një limit nr të fëmijëve“ apo “planifikoni numrin e fëmijëve“ ose të ngjashme me këto e ajo që ne themi është:
“Shtojeni numrin e fëmijëve“

Përsa i përket justifikimit se rritja e tyre do të vështirësohej atëherë ne themi:
“Po, me të vërtetë rritja e tyre do të veshtirësohej nëse All-llahu ta lë ty në dorë këtë punë, e nëse mbështetesh vetëm në gjërat që janë të dukshme. Por ama nëse mbështetesh bën teuek-kul tek All-llahu dhe i`a dorëzon çështjet e tua All-llahut, atëherë All-llahu do të jetë i mjaftueshëm për ty në furnizimin e tyre.

Thënia “Rrizku të zvogëlohet nëse ke shumë fëmijë“ është një thënie e periudhës së injorancës, sepse gjatë periudhës së injorancës, ata i vrisnin fëmijët e tyre për shkak të frikës së varfërisë.
Kështu nëse dikush thotë “Rrizku të zvogëlohet nëse ke shumë fëmijë“ atëherë thuaji atij, si është e mundur që zvogëlohet rrizku kur All-llahu ka thënë:
“Nuk ka krijesë në tokë vetëm se All-llahu ja ka llogaritur, përshkruar rrizkun e saj. E Ai e di vëndin, qëndrimin dhe mbledhjen se saj...Hud-6
Një burrë që ka qenë i varfër më ka treguar që ka qenë prej atyre që e kishte një rrobe prej leshi dhe një copë dhe shkonte në pazar por e përzenin nga pazari. Pastaj u martua e pas një jave që u martua tha:
“Mu hap një derë e rrizkut që kurrë nuk e kisha parashikuar.“

Pastaj i lindi një fëmijë dhe tha:
“Pasha All-llahun, që në momentin që nëna e tij e lindi një derë tjetër e rrizkut u hap për mua.“
SubhanAllah, i Pastër është All-llahu nga çdo e metë.

E kjo është se kur njeriu beson në All-llahun e Madhëruar e të Lartësuar ajo që ai ka menduar do të ndodhë. Por ama, problemi ynë është se shejtani na përshpërit e ne mbështetemi në rrethanat e dukshme e sipërfaqësore. E nëse ne mbështetemi tek premtimi i All-llahut, të Madhëruarit e të Lartësuarit, atëherë ajo që është shkruar dhe patur qëllim do të ndodhë.

Nëse marrim situatën që ka dëme për nënën dhe se ajo nuk mund të linde vetëm duke bërë operacion, e këto operacione ndodhin shpesh e kështu mund të dëmtohet nëna ose ajo është e sëmurë dhe nuk mund ta përballojë dot këtë shtatëzani, atëherë kjo është situatë tjetër. Dhe në çdo situatë ka thënie të ndryshme e në këtë situatë duhet të shikohet gruaja dhe shëndeti i saj.

Kurse nëse çështjet janë të lehta e në mënyrë natyrale (dmth nuk ka probleme gjatë lindjes e nuk ka nevojë për operacion sh.p) atëherë nuk duhet të lejohet që gratë të përdorin ilaçe kundra shtatëzanisë, por themi:
“Le të kërkojnë ndihmën dhe mbrojtjen e All-llahut të Madhëruar e të Lartësuar.

Disa gra thonë:
“Kur mbetem shtatëzënë, ndihem shumë e lodhur dhe dua të rri vetëm në shtrat dhe më humb oreksi dhe i vjen nepsi (për ushqime të ndryshme) e fillon duke numëruar e duke numëruar.....
Ne i themi:
“Nëna jote të lindi ty, a thua asaj nuk i erdhën këto vështirësi që të kanë ardhur ty ? E All-llahu i Lartësuar thotë:
“ Ndërsa nëna e tij e mbarti atë me vështirësi dhe e lindi atë me vështirësi.“ El Ahkaf-15
E thënia e Tij:
“E nëna e tij e mbarti atë me dobësi (lodhje, vështirësi) pas dobësie (lodhje, vështirësie).“Lukman-14
Është e pashmangshme që ka për të patur lodhje e këputje e vështirësi dhe se këto nuk janë gjera të kënaqshme. Sidoqoftë, gruaja bën durim dhe pret shpërblimin prej All-llahut.

E përsa i perket Alzit (derdhja e spermës jashtë), atëherë ka hadithe të vërteta që nuk është harram, por, ama është në kundërshtim me atë që është gjëja më e mirë për tu bërë, se kur Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) është pyetur ka thënë:
“Është varrosja e fëmijëve përsëgjalli fshehtazi.“ Por ama nuk e bëri të ndaluar.

Sidoqoftë, më afër të vërtetës është se (Azli) është mekruh (i papëlqyer). Ama, është e ndaluar nëse e bën pa lejen e gruas. Kështu, nëse burri don që të praktikojë Azlin, që gruaja të mbetet e re (siç pretendojnë) dhe ajo do që të ketë fëmijë, atëherë është e ndaluar që të veprojë këtë gjë. E nëse ajo kërkon që të mos ta beje azlin, është detyrim mbi burrin që të mos ta bëjë azlin. E nëse ai vazhdon ta veprojë këtë, ajo ka të drejtë ta anullojë martesën (të ankohet tek gjykatësi).



Shejkh Muhammed Ibn Salih El Uthejmin
(All-llahu e mëshiroftë)

Shkëputur nga:
Et-Ta’liku ala Sahihil Muslim.
Vëllimi 1 faqe 483-489.

Përshtati:
Udhëzimi dhe Drita

Gruaja në Islam dhe kultura e saj



1:-AJO NUK VECOHET ME TE HUAJT.
Bindja ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij pasqyrohet duke zbatuar ato qe Ai te ka urdheruar dhe duke ju larguar atyre qe Zoti yt te ka ndaluar ti veprosh.ne Ne nenshtrimin e gruas se ndershme muslimane ndaj Allahut eshte edhe te mos vecuarit e asaj me njerez te huaj,sepse ajo e di se te vecuarit me ta eshte haram.(i huaj eshte a...i me et cilin ty te lejohet martesa).Per kete te vecuar i Derguari i Allahut ka thene :”Ruajuni nga perzierja e panevojshme dhe nga te vetmuarit me grate.”Nje Ensar kishte pyetur :”O i Derguar i Allahut cfare mendon per kunatin?” Ai (alejhi selam) i qe pergjigjur :”Ai eshte vdekja”.(Muteffikun alejhi)
2:-AJO ESHTE KORREKTE NE TE VESHURIT E XHILBABIT (HIXHABI)
Gruaja e ndershme muslimane kur del nga shtepija e saj del e mbuluar me hixhabin e saj i cili eshte sipas rregullave te sheriatit,nuk del e parfumosur,nuk del e zbukuruar me stoli,sepse ajo e di fjalen e Allahut ne kuran i Cili thote:”Thuaju edhe besimtareve te ulin shikimin dhe t’i mbrojne vendet e trupit te tyre si dhe te mos i nxjerrin hapur zbukurimet e tyre pervec asaj qe eshte e dukshme dhe te vejne shamite e tyre mbi kraharorin e tyre,e te mos i shfaqin zbukurimet e tyre pervec ndaj bashkeshorteve te tyre…” (En-Nur:31) Gruaja e ndershme muslimane nuk vishet me rroba te tejdukshme,ose te ngushta qe tregojne format e saj trupore sepse ajo e di me se muri fjalen e Resulit (alejhi selam) i cili thote :”Ekzistojne dy lloje njerezish te zjarrit te cilet nuk i kam pare…gra te cilat veshin rroba te tejdukshme sikur te ishin te zhveshura….grate e tilla nuk kane per te hyre ne xhenet dhe as nuk kan per ta shijuar aromen e tij.Ndersa aroma e tij perhapet ne kete-dhe-kete distance.” (Muslimi).Muslimanja ideale e vendos shanin mbi koken e saj pa ju frikesuar nxehtesise se madhe ne ditet e veres sepse ajo e di se :”…Zjarri i xhehenemit eshte me i forte ne nxehtesi (sesa vapa e diellit)…”( Teube:81), ajo gjithashtu e din se gjerat me vlere mbulohen e paketohen ne menyre qe ti rritet vlera dhe kurioziteti per to,sikur dhuratat qe ajo mer jane te ambalazhuara duke ruajtur dhe treguar vleren e lart te tyre.
3- AJO NUK I PERSHENDET ME DUAR ATA TE CILET NUK JAN MAHREMET E SAJ.
Ajo nuk vepron keshtu sepse e di cka thene gruaja me e lart e umetit qe njekohesisht eshte edhe shembulli i saj,Aishja (radijallahu anhu)ka thene:…”Pasha Allahun dora e te Derguarit te Allahut kurr nuk ka prekur dore te gruas (se huaj)…
4-AJO UDHETON VETEM ME MAHREM.”
Ajo nuk udheton kurr e vetme apo pa shoqerimin e nje mahremi sepse e di se rruga ka te papriturat dhe veshtiresit e saj nese ajo do te ishte e vetme nuk do te kishte kush te kujdesesh per te nese do ti ndodhte dicka gjate rruges se saj,ajo gjithashtu e di ate cka thene i Derguari i Allahut:”Gruaja e cila beson ne Allahun dhe ne Diten e Gjykimit nuk e ka te lejuar te udhetoje pa mahrem as sa eshte largesia duke ecur prej 3 ditesh.”(Muslimi)

Koha



Muhammedi [s.a.v.s] ka tërhequr vërejtjen se fëmijët tanë nuk do të jenë të mirë nëse i lëshojmë që t'i edukojë ''koha'', pa mbikëqyrjen dhe kujdesin tonë. Ai thotë:

''Atë që nuk e edukojnë drejt prindërit, do ta edukojë koha''.

Cfarë është sot ''koha'' ose më mirë të themi ambienti në të cilën sillen fëmijët tanë, këtë cdokush, nëse nuk është i verbër, mund ta shohë.

Wednesday, June 27, 2012

Rendesia e lojës ne zhvillimin e femijes


 Loja ju sjell me afer me femijet tuaj. Ajo i ndihmon ata qe te zhvillojne perqendrimin dhe imagjinaten e tyre. Po ashtu loja eshte nje nga menyrat qe themelon tek femijet aftesite kryesore qe i nevojiten per te mesuar ne shkolle si dhe per te perballuar sfidat e jetes.
Tashme te gjithe e dime qe femija eshte nje krijese komplekse. Informacionet me natyre ...
psikologjike dhe sociale na ndihmojne shume per te kuptuar dhe per te eksploruar natyren e femijes. Duhet te kuptojme qe nje femije do te arrije potencialet e veta vetem nese ai eshte nje femije i pakufizuar ne permbushjen e nevojave baze te jetes.
Shume prinder dhe kujdestare nuk dine se ku ta nisin dhe cfare duhet te bejne. Psikologet kane argumentuar se per te qene i lumtur dhe i permbushur nje njeri duhet te permbushe nje hierarki nevojash.

 Nje eksperience e pakendshme e perjetuar nga prinderit eshte kur ata nuk jane ne gjendje te kuptojne se cila nevoje duhet permbushur sepse ajo qe di te beje nje bebe eshte vetem te qaje kur nuk i plotesohen nevojat qe ka. Dhe natyrshem, nuk mund te jete ne gjendje nje femije te luaje me prindin kur nuk i jane plotesuar nevojat baze. Prandaj per te ulur ne maksimum zemerimin e ketyre situatave, prindi duhet te kontrolloje secilen nevoje ne nivelet e dhena.
Nevojat e para qe duhet t’i permbushen femijes jane ato fizike si ushqimi, uji, ajrosja, streha, e te tjera si keto. Kur femija ndjen se i jane permbushur nevojat jetesore te nivelit te pare atehere ai eshte i gatshem te kaloje ne nivelin e dyte qe ka te beje me nevojat e sigurise. Sa me i sigurte te jete mjedisi qe e rrethon femijen aq me mire ndihet femija. Per ta arritur kete prindi duhet te menjanoje ne maksimum ndryshimet e papritura dhe traumatike te ambientit. 

 Kur nevojat e ketij niveli permbushen atehere femija eshte i lire te kaloje ne nivelin e trete, ate te nevojave sociale. Shumica e energjise qe ne posedojme shpenzohet ne permbushjen e ketij nevojave te ketij niveli. Perkedheljet, ledhatimet, perqafimet, etj., jane thelbesore per mireqenien e femijes. Studimet shkencore tregojne se femijet te cileve u kushtohet vemendje, miratim, dhe afeksion, zhvillohen me shpejt dhe jane me te shendetshem sesa femijet te cileve u jane mohuar keto burime. Eshte e natyrshrme qe femijet jane te gatshem te luajne me prinderit e tyre atehere kur i jane plotesuar nevojat qe u permenden me siper.
Femijet kane nevoje te ndihen te vecante dhe ti respektohet varesia dhe pavaresia individuale. Per kete arsye ata e ndjejne te nevojshme te kalojne ne nivelin tjeter, ate te permbushjes se nevojave vetjake, “egoiste”. Kur ata e kane perjetuar me sukses kete nivel, ata ndihen me te plotesuar, kane me shume besim tek vetja dhe jane te gatshem te kalojne ne nivelin e fundit te plotesimit te nevojave te tyre. 

 Niveli i fundit ka te beje me vetepermbushjen e potencialit qe femijet posedojne brenda tyre. Me fjale te tjera, femijet jane te afte te ndihmojne te tjeret, te shprehin keativitetin e tyre, dhe te funksionojne ne nje nivesh te thjeshte shpirteror. Por keto mund te arrihen vetem nese nevojat e kater niveleve te lartpermendura do te plotesohen minimalisht.
Ne fakt, eshte nje eksperience e mrekullueshme qe te shikosh femijet te permbushur dhe te plotesuar, ne kontakt me bukurite e natyres te krijuara prej Allahut te Madheruar, ne gjendje qe te bashkepunojne me te tjeret, dhe te eksplorojne boten qe i rrethon. 

 Edhe pse ky nivel duket i veshtire per tu arritur, pa dyshim ai eshte qellim per te cilin ia vlen te perpiqesh. Natyrisht, eshte e pamundur ti japesh femijes ate qe ne nuk e zoterojme, prandaj si prindfer dhe kujdestare ne duhet te perpiqemi te permbushim nevojat tona ne nivelet me te ulta ne menure qe te jemi tye lire te operojme ne niveline permbushjes se potencialit intelektual.
Eksperiencat ditore kane treguar se prinderit nuk jane ne gjendje ti kushtohen lojes se femijes sepse vete ata nuk kane permbushur nevojat e tyre fizike, emocionale, dhe sociale. Ne keto raste eshte e rendesishme qe prinderit dhe kujdestaret ta planifikojne kohen ne nje menyre te atille qe ajo te jete ne sherbim te tyre dhe te femijeve te tyre per te edukuar nje brez sa me te lumtur femijesh qe te jene ne sherbim te vetes dhe te shoqerise ku ata do te bejne pjese ne te ardhmen.

○○○ Prinder mbi-mbrojtes ○○○



Kur femija lind, ai duket kaq I brishte, I vockel dhe I pafuqishem, sasqe eshte plotesisht normale dhe natyrale qe prinderit te ndihen detyrimisht mbrojtes te kesaj krijese. Per me teper, Allahu na ka urdheruar qe te kujdesemi dhe ti ruajme femijet tane duke I konsideruar ata nje amanet. Pa dyshim prinderit do te pergjigjen para Allahut te Lartesuar se si e kane mbajtur kete amanet dhe cfare cilesish apo karakteristikash kane promovuar tek femija. Duke marre parasysh keto gjera, prinderit ndihen pergjegjes te kesaj krijese kaq te vogel qe kane sjelle ne jete ne nje bote kaq mizore, dhe tentojne apo pretendojne qe te behen engjejt e tyre mbrojtes pergjate gjithe jetes se tyre. Prinderit duan ta mbrojne femijen e tyre nga cdo e keqe e mundshme, por pyetja eshte: “Per sa kohe dhe deri kur mund te shkoje kjo mbrojtje?”

Femijet nuk ecin ne maje te gishtave gjate gjithe jetes; ata luajne marrezisht, rrezohen, kercejne dhe eksplorojne. Duke ditur kete skenar, prinderit duhet te pranojne se gervishtjet, carjet, mavijosjet, dhe gjymtyret e thyera jane te gjitha pjese e femijerise. Prinderit qe gjithmone sherbejne si ndermjetes midis femijes dhe botes reale jane ne fakt duke bere me shume keq sesa mire. Kjo nuk do te thote se femijet jane gjyqtaret me te mire te rrezikut qe parashtrohet ne ndonje aktivitet, apo se prinderit nuk duhet te jene te kujdesshem.

Frikat e prinderve ne lidhje me sigurine e femijeve te tyre nese, ne ekstreme, mund te kete efekt te kundert ne lidhje me konfidencen dhe vetebesimin e femijes. Duke e llastuar femijen, prindi nuk ben gje tjeter vetem se e ben femijen me te varur dhe nuk I jep mundesine qe ti beje gjerat vete.

Pa dashje, prinddi mbi-mbrojtes I percon femijes mesazhin se ai nuk eshte I afte ti beje gjerat vete. Eshte vene re se femijet qe lihen te luajne te lire vriten apo rrezohen me pak sesa po te kene prinderit mbi koke duke I keshilluar vazhdimisht.

Kur femija arrin te beje dicka vete per here te pare, kjo experience I tregon asaj se ka arritur dicka shume te madhe edhe kur flitet per dicka te parendesishme si ngarja e bicikletes. Prinderit qe I mbeshtjellin femijet me pambuk I mohojne femijes kenaqesine e arritjeve personale.

Prinderit mbi-mbrojtes duhet te ndryshojne sjelljen e tyre nese duan qe te kene femije te pavarur dhe konfidente. Nese nje prind dyshon se eshte tmerresisht mbrojtes, I frikesuar, apo pengues, atehere, si fillim, ai duhet te konfirmoje dyshimin qe ka duke pyetur prindin tjeter per nje opinion. Opinione mund te kerkohen edhe nga prinder te tjere. Kjo do te sherbeje si nje kontroll real. Nderkohe qe prindi nuk ka nevoje qe e adaptoje opinionin e te tjereve si te verteten e vetme, keshillat dhe informacionet do ta ndihmojne ate te marre nje vendim ne te miren e femijes se tij/saj.

Hapi I dyte qe duhet te nderrmarre eshte qe te degjoje femijen. Prindi duhet ti percoje mesazhin se shqetesimi I tij vjen nga deshira qe femija te ndihet I sigurte dhe jo nga mungesa e besimit ne aftesite e femijes. Prindi duhet te diskutoje me femijen rreziqet e aktivitetit dhe ta keshilloje ate se c’duhet te beje ne rast rreziku. Prindi duhet te marre nje vendim bazuar ne nje vleresim te pergjithshem te aftesive dhe gjykimeve te femijes.

Pavaresisht marrjes se ketyre masave, perseri do te gjendeni perballe situatave ku ju do ti mohoni femiojes te marre pjese ne ndonje aktivitet. Por kjo eshte e drejta e prindit qe ka peshen e experiences dhe gjykimit superior prapa tij. Femijet duhet te kuptojne se nese nuk marrin pjese ne ndonje aktivitet, ka aktivitete te tjera ne te cilat mund te aktivizohet. Ajo qe do te beje lidhjen midis femijeve dhe prinderve eshte siguria dhe pranueshmeria. Por me e rendesishmja per prinderit eshte qe ndonjehere ata duhet te kuptojne se me mire eshte qe te leshojne pe.
Allahu na dhente durim dhe mencuri ne rritjen dhe edukimin e femijeve tane ne menyre qe ata te behen khalife te Allahut ne Toke.

Eshte me mire ta ruash femijen qe te mos rrezohet, sesa te vendosesh fasha mbi plaget dhe gervishtjet pasi eshte rrezuar.






Keto jane disa nga hapat qe prindi duhet te ndjeke per te edukuar femijen ne menyre qe ai te mos rrezohet para sfidave te jetes por ti perballoje ato me sukses.


1. Krijoni lidhje sa me heret

2. Njihni femijen tuaj

3. Ndihmoni femijen te respektoje autoritetin

4. Vendosni limite, krijoni strukture

5. Prisni bindje

6. Modeloni disipline

7. Ushqeni vetebesim tek femija

8. Jepini forme sjelljes

9. Rritni femije qe kujdesen

10. Flisni dhe degjoni

Dy Pika Lot Që Shkaktuan Një Vaj Të Tërë…


 Për ç’do sexhde nga një pikë lot..

Them me vete ku jam unë, ku po shkoj në çfarë drejtimi..
...
Ishte namazi i natës ai i cili më bëri të mendoja thellë, të pendohem për gjynahet e mia, të kërkoja falje..

Rekatin e parë u mbushën kto sy me lot, por kur u ul koka në sexhde nuk reshtën pa dalë nga shtegu ato pika lot pendimi..

Ç’do ulje koke në sexhde pikonte nga një pikë derisa u bënë mijra pika..

U lag sexhadja aq shumë saqë u bë për t’u shtrydhur, të dukej sikur po shtrydhje dhe mëkatet.. Të shtohej një fuqi dhe të dukej sikur sexhadja ishte trupi I njeriut dhe me sa forcë kishe e shtrydhje për t’i shtrydhur gjynahet..

“O ju që keni besuar! Kthejuni Allahut me pendim të çiltër e të vërtetë…”[Et Tahrim: 8].

Dua ta zbatoj këtë ajet, këtë fjalë të Mbizotëruesit të kësaj bote dhe të Ahiretit..

Të jam kthyer ty o Allahu im, jam mbështetur tek dera jote dhe kërkoj falje si kurrë më parë..


Të lutem më fal.
Të lutem më fal.
Të lutem më fal.

O lotët e mia rridhni, shpërtheni vajin e pendimit tek Allahu Teala..
O liqen lotësh rridhni..

“Askush nuk e di se ç’do të fitojë e ç’do t’i ndodhë nesër…” [Lukman: 34].

O Allah pendohem tek Ti sikur të ishte pendimi im I fundit për jetën time, andaj me fal mua…

O Allah Ti je falës, e do faljen andaj më fal mua..

Dua të bëhem shembull si Pejgamberi Alejhis-selam duke përdorur lutjet e tij që bënte kur ishte në namaz.:

“O Zoti im! Më fal mua gjynahet e mia, paditurinë time, mangësinë në punët e mia dhe çdo gjë që Ti e di më mirë se unë!

O Zoti im! Më fal mua atë që e kam bërë me seriozitet dhe atë që e kam bërë duke luajtur, atë që e kam bërë gabimisht dhe atë që e kam bërë me vetëdije, sepse të gjitha këto janë tek unë!

O Zoti im! Më fal mua atë që ka kaluar dhe atë që kam përpara, atë që kam mbajtur fshehur dhe atë që kam shfaqur dhe çdo gjë që Ti e di më mirë se unë!

Ti je i Adhuruari im dhe nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.”

O Mëshirues më fal mua.

Të jam drejtuar me zemër të pastër, me sinqëritet të plotë.. Jam unë robi Yt që po të kërkoj, po të thërras sepse kam nevojë për mëshirën tënde..

O Mëshirues…
Më fal..
Më fal..
Më fal mua..

Rejhana Çekrezi

Sunday, June 24, 2012

Dua të bëhem Sahabij (shok i të Dërguarit).


 Gjatë një ore mësimore, mësuesi pyet nxënësit:
“Çka dëshironi të bëheni në të ardhmen?”

...
Dëshirat e nxënësve ishin të ndryshme, disa thonin mjek, pilot, polic, inxhinier etj., përveç njërit prej tyre i cili tha një gjë të çuditshme ku të gjithë nxënësit qeshën.

Tha:
“Unë dua të bëhem Sahabij (shok i të Dërguarit)!”

Mësuesi u çudit me nxënësin dhe pastaj e pyeti :
“Pse Sahabij?”

Nxënësi u përgjigj:
“Babai im para se të bie në gjumë çdo herë më tregon nga një tregim të shokëve të Muhamedit, alejhi selam.”
Sahabiu e do Allahun dhe të Dërguarin, sahabiu është trim.., kështu që dua të bëhem sikurse ai.

Heshti mësuesi dhe u përpoq të ndalë lotët nga kjo përgjigje, dhe më pas ai e mësoi se pas këtij fëmije, qëndron një baba i madh, për atë edhe qëllimi i fëmijës është i madh.

Monday, June 18, 2012

Një njeri ankohet për djalin e tij tek Omeri radijaAllahu anhu

 
 

 Kur Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte udhëheqës i muslimanëve, tek ai vjen një person dhe i ankohet për mosbindje dhe mosdëgjim nga ana e djalit të tij. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e thirri djalin dhe e qortoi për mosdëgjueshmërinë ndaj babait dhe i kujtoi obligimet e fëmijës ndaj prindit të tij.
Djali i tha: -O emir i besimtarëve, a ...
nuk ka edhe prindi obligime ndaj fëmijës?
Omeri thotë: -Po, gjithsesi!
Djali pyet: -Cilat janë ato, o udhëheqës i besimtarëve?
Omeri thotë: -Së pari t`ia zgjedhë nënën, t`i japë emër të mirë, t`ia mësojë Kuranin...
Djali i thotë: -O udhëheqës i besimtarëve, babai im nuk e ka bërë asnjërën nga këto; nëna ime është një robëreshë që ka qenë te zjarrputistët, emri im ka kuptim të keq dhe nuk më ka mësuar nga Kurani as edhe një shkronjë.
Omeri iu kthye prindit dhe i tha: -Erdhe të më ankohesh për mosbindje të fëmijës, kurse ti para kësaj nuk iu binde atij. Kështu që ti u solle keq me të para se ai të sillet keq me ty.

Sunday, June 17, 2012

◘◘ Emërto fëmiun tënd me emër të bukur ◘◘‏

Vëllezër të nderuar, fëmijët janë dhunti prej Allahut (azzevexhel) me të cilët Allahu i gëzon zemrat e robërve të Tij. Megjithatë, shumë prej njerëzve nuk janë falenderues ndaj Allahut dhe kundërshtojnë apo nëpërkëmbin urdhërat e Tij. Ndërsa Allahu (azzevexhel) ka caktuar përgjegjësi për prindin ndaj fëmiut të tij dhe obligime për fëmiun ndaj prindit të tij.

Prej obligimeve të para për prindin ndaj fëmiut të tij, është emërtimi i fëmiut me emër të mirë. Dhe nëse prindi nuk zgjedh emër të bukur për fëmiun e tij, për këtë ka mëkat dhe përgjegjësi para Allahut (azzevexhel).
Thotë Imam Mavirdij: Pasi të lindë fëmiu, gjëja e parë me të cilën nderohet dhe rrespektohet ai, është zgjedhja e emrit të mirë. (Nesihatul Muluk 167)

Kështuqë, njeriu duhet të mundohet që t’i zgjedhë emër të bukur fëmiut të tij, që të zbatojë atë që kërkon Islami prej tij, që të mos e ngushtojë në të ardhmen fëmiun e tij dhe mos t’ia imponojë atij që më vonë të ndërrojë emrin e tij.
Emrat më të dashur tek Allahu (azzevexhel):
A thua vallë cilët emra janë më të mirë dhe më të dashur tek Allahu? Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Vërtetë, më të dashur prej emrave të juaj tek Allahu janë emri: Abdullah dhe AbduRrahman”. (Transmeton Muslimi)
Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Duhet njeriu të zgjedhë emër të mirë për djalin apo vajzën e tij. E emrat më të dashur tek Allahu janë: Abdullah dhe AbduRrahman. Dhe çdo emër që i kthehet Allahut, është më i mirë se emrat tjerë, si: Abdullah, AbduRrahman, AbduRrahim, AbdulAziz, AbdulVehab, AbdulKerim, AbdulMenan, dhe të ngjashëm me këta. (Likau Shehrij 2/171)
Emrat e pëlqyer në Islam:
Gjithashtu është mirë që fëmiu të emërtohet me emrat e pejgamberëve të Allahut, si: Adem, Ibrahim, Ismail, Jusuf, Shuajb, Musa, Isa, Muhamed, etj.
Apo me emrat e sahabëve, si: Omer, Othman, Alij, Talha, Sead, Seid, Musab, Zubejr, Bilal, Hamza, etj. Si dhe për vajza: Aisheh, Safijeh, Zejneb, Hafsa, Fatime, Xhuvejrije, Sumeja, Merjem, Sara, etj.
Emrat e ndaluar në Islam:
Në të njëjtën kohë, përveç emrave të pëlqyer dhe të lavdëruar në Islam, ka emra të cilët janë të ndaluar në Islam, dhe njeriu nuk lejohet ta emërtojë fëmiun e tij me atë emër. Prej këtyre emrave janë:
-Emrat të cilët janë të posaçëm dhe nuk i takojnë askujt pos Allahut (azzevexhel). Thotë Ibn Kajjim El-Xheuzij: Emrat e posaçëm të Allahut janë: Allah, Rahman, Hakem, Ehad, Samed, Halik, Razak, Xhebar, Mutekebir, Evel, Ahir, Batin dhe AlamulGujub. (Tuhfetul meulud 98)
Me këta emra nuk lejohet të emërtohet fëmiu, përveç nëse iu bashkangjitet atyre parafjala Abdu (Rob), si: AbduSamed, AbdulEhad, AbdulHalik, e kështu me radhë.
-Emrat të cilët e lidhin robërinë me dikë tjetër pos Allahut, si: AbdulKa’beh (Rob i Qabes), AbduNebij (Rob i Pejgamberit të Allahut), AbulUza (Rob i Uzasë).
-Emrat e shejtanëve apo njerëzve mosbesimtarë dhe zullumqarë, si: Iblis, Hanzeb, Fir’aun, Haman, Karun, etj.
Emrat e papëlqyer (mekruh) në Islam:
-Emrat të cilët përmbajnë kuptim nënçmues apo qesharak.
-Emrat të cilët përmbajnë kuptim tërheqës dhe ngjallës të epshit (për gjininë e kundërt), si: Dredhëza, Sheqere, etj.
-Emrat e këngëtarëve, artistëve apo sportistëve të njohur.
-Emrat të cilët përmbajnë kuptimin e ndonjë mëkati.

-Emrat të cilët përfundojnë me fjalën Din apo Islam, si: Nurudin (Drita e fesë), Nexhmudin (Ylli i fesë), Burhanudin (Argumenti i fesë), etj. Thotë Shejh Bekër Ebu Zejdi: Duke e ditur vlerën e fjalës Din dhe Islam, themi se bashkangjitja e këtyre fjalëve emrave të njerëzve, arrin në një pretendim të kotë dhe në gënjeshtër, prandaj disa prej dijetarëve e kanë ndaluar atë (emërtimin me emra të tillë), e shumica e dijetarëve nuk e kanë pëlqyer atë. (Tesmijetul Meulud – Bekër Ebu Zejd 22)

-Emrat e melaikeve, si: Xhibril, Mikail, Israfil, etj. Ndërsa emërtimi i vajzave me emra të melaikeve është i ndaluar, ngase me këtë përngjasohen mushrikët të cilët thonë se melaiket janë femra. Dhe afër kësaj (ndalese) është emërtimi i vajzës me emrin Melek. (Tesmijetul Meulud – 24)
-Emrat e disa sureve të Kur’anit, si: Hamim, Jasin, etj. Këtë nuk e kanë pëlqyer disa prej dijetarëve.
Emrat e lejuar (mubah) në Islam:
Përveç kësaj, emrat nuk është kusht dhe patjetër të jenë në gjuhën arabe, por mund të emërtohet fëmiu edhe me emër të gjuhës shqipe, vetëmse emri i tij të përmbajë kuptim të mirë. Si: Besnik, Fisnik, Bujar, etj. Apo për vajza: Besa, Shpresa, Drita, etj.
E që për fat të keq, shumë prej njerëzve sot i emërtojnë fëmijët e tyre me emra të cilët nuk kanë kurrfar kuptimi, në gjuhën arabe apo në gjuhën shqipe. Si: Altin, Gent, Genc, etj. Apo vajzat: Genta, Alma, Mona, etj.
Ndërsa disa të tjerë, mendojnë se është me rëndësi që emri të jetë në gjuhën arabe, apo të gjendet në Kur’an, ndërsa për kuptimin e tyre nuk interesohen fare, duke harruar se në Kur’an përmendet edhe Iblisi, Fir’auni, etj. E pastaj dëgjon emra të cilët nuk janë musliman, porse janë arab apo ekzistojnë në Kur’an, si: Adijat (Kuaj, shumësi i fjalës Kalë), Nexhasete (Papastërti), Hinzir (Derr), etj.
Andaj, secili musliman duhet të jetë i kujdesshëm në emërtimin e fëmiut të tij, dhe t’i zgjedhë atij emër të bukur dhe të mirë.
Shkroi: Omer Bajrami