
Të qenurit bashkëshorte e denjë dhe ashtu siç e
kërkon Islami nuk është edhe punë e lehtë, andaj në shenjë ndihme për të gjitha
motrat tona qofshin ato bashkëshorte apo që në të ardhmen do të bëhen
bashkëshorte do të ofrojmë disa këshilla në mënyrë që tu ndihmojmë sadopak për
të kryer këtë mision të tyre dhe për të arritur kështu kënaqësinë
bashkëshortore e përmes saj të arrijnë edhe
kënaqësinë e Allahut xh.sh. sepse vetëm në këtë mënyrë do të kenë jetë të
lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër në xhennet.
1.
Nëse bashkëshorti juaj hyn në shtëpi dhe ju nuk i leni të gjitha punët, nuk
nxitoni për ta pritur tek dera, nuk i buzëqeshni në fytyre dhe nuk mundoheni t’ia
largoni lodhjen, atëherë ju nuk e keni plotësuar kushtin e të qenurit bashkëshorte.
2. Nëse bashkëshorti juaj ka nevojë të gjej dikë që e
përkrah, dikë që ia largon problemet, lodhjen, presionin dhe stresin e ditës, e
këtë nuk e gjen tek ti. Atëherë ju nuk e keni kryer obligimin e të qenit
bashkëshorte.
3. Nëse
bashkëshorti juaj nuk hanë nga ushqimi juaj, nëse ai këtë e bënë në restaurante
apo kudo qoftë jashtë shtëpisë. Nëse rrobat e tij i pastron pastruesja apo i
dërgon në vende për pastrim dhe këtë nuk e bëni ju. Atëherë ju nuk e keni kryer
obligimin e të qenit bashkëshorte.
4.
Nëse ju nuk kujdeseni për higjienën e tij dhe këtë ia besoni shërbëtores, nëse
ai është në gjendje të shkoj të han ushqim në restauronte edhe përkundër faktit
se duart e kuzhinierit janë përplot djersë ndërsa këtë nuk e bënë nga ushqimi
juaj. Atëherë ju nuk e keni plotësuar të qenurit bashkëshorte.
5. Nëse bashkëshorti juaj zëmërohet, ndërsa ju këtë ia ktheni
duke e ngritur zërin, duke ia kthyer një me dhjetë. Atëherë ju nuk e keni kryer
obligimin e të qenit bashkëshorte...
6. Bashkëshorti
përballon gjithë presionet e jetës, shpenzimet e saj, përkujdeset për nevojat e
familjes, edukimin dhe shkollimin e fëmijëve, përkujdeset për punët e shtëpisë,
merret me të qenurit zot shtëpie edhe përkundër asaj se mendja e tij është e
stërmbushur me problemet e punës dhe kolegëve, duke jetuar në një ambient dhe
shoqëri të vrazhdë ku askush askënd nuk e mëshiron është shumë e natyrshme që
ai të zemërohet dhe të bëhet nervoz andaj duhet që bashkëshortja të jetë në
gjendje ta qetësoj, ta durojë, ti flas fjalë të bukura nëse ai është i
zëmëruar, të jetë e sjellshme me të duke e ndihmuar që ti harrojë problemet e
jashtme. Por, nëse ju nuk keni durim, nuk jeni në gjendje ti flisni fjalë të
ëmbla për ta qetësuar, atëherë ju nuk e keni kryer obligimin e të qenurit bashkëshorte.
7.
Nëse uleni pranë tij ndërsa ju kundërmoni nga era e keqe e djersëve, apo nga
era e kuzhinës, apo rrobat tuaja janë të papastra, apo të papërshtatshme për
ndejën, atëherë ju nuk e keni kryer obligimin e të qenurit bashkëshorte.
8. Bashkëshortja duhet të jetë në nivelin më të lartë të
zbukurimit, rregullimit, veshjes, parfumosjs kur të qëndron pranë bashkëshortit
të saj, e nëse ju këtë nuk e bëni për të, por vetëm atëherë kur të jeni të
ftuara për ndonjë ndejë apo aheng të ndryshëm, atëherë ju nuk e keni kryer
obligimin e të qenurit bashkëshorte.
9. Nëse ju
ia zbuloni sekretet e shtëpisë nënës suaj, motrës, shoqes, fqinjës, atëherë ju
nuk e keni kryer obligimin e të qenurit bashkëshorte.
10.
Bashkëshortja duhet të jetë arkë e sekreteve të bashkëshortit dhe shtëpisë, nuk
duhet ti zbulojë sekretet e shtëpisë pavarësisht se a janë probleme apo janë
çështje personale që i takojnë jetës bashkëshortore, e nëse ju nuk jeni e
tillë, atëherë ju nuk e keni kryer obligimin e të qenurit bashkëshorte.
11. Nëse ju e nxitni bashkëshortin tuaj kundër familjes së
tij, nuk e ndihmoni që ta ndihmojë familjen e tij dhe të ketë mirësjellje ndaj
tyre, atëherë ju nuk e keni kryer obligimin e të qenurit bashkëshorte.
12.
Bashkëshortja duhet medoemos të ketë mirësjellje ndaj familjes së
bashkëshortit, duhet ta ndihmojë bashkëshortin që të kryej çdo obligim që e ka
ndaj nënës dhe babait të tij, familjes dhe të afërmit e tij, e nëse ju nuk jeni
e tillë, atëherë nuk e keni kryer obligimin e të qenurit bashkëshorte.
13. Nëse vije koha e namazit ndërsa ju nuk e
përkujtoni për namaz, nuk e ndihmoni në kryerjen e obligimeve ndaj Allahut
xh.sh., atëherë ju nuk e keni kryer obligimin e të qenit bashkëshorte.
14. Bashkëshortja duhet ta ndihmojë bashkëshortin e saj në
kryerjen e obligimeve ndaj Allahut xh.sh, duhet ta ndihmoje në largimin nga
ndalesat e Allahut xh.sh, nuk duhet assesi ta ndihmojë në rënien në mëkate, e
nëse ju nuk e ndihmoni në devotshmëri dhe në pendim tek Allahu xh.sh, atëherë
ju nuk e keni kryer obligimin e të qenurit bashkëshorte.
15. Nëse
bashkëshorti juaj flet, atëherë përqendrohuni dhe kushtoja tërë kujdesin tuaj
për të dëgjuar se çka flet, sepse nëse ai flet ndërsa ju e keni mendjen tek
ndonjë gjë tjetër siç është mobili, kompjuteri, TV-ja, dhe nuk ia kushtoni
vëmendjen atij atëherë ju nuk e keni kryer obligimin e të qenurit bashkëshorte.
16. Bashkëshortja duhet medoemos ta bëjë
bashkëshortin e saj të ndiej se tërë vëmendja dhe përqendrimi juaj është në të
dëgjuarit e fjalëve të tij, e nëse ju nuk e bëni këtë atëherë ju nuk e keni
kryer obligimin e të qenurit bashkëshorte.
Nëse bashkëshortja e merr kryerjen e obligimit të saj si
bashkëshorte si një adhurim ndaj Allahut xh,sh dhe si një mundësi për të
arritur kënaqësinë e Allahut nëpërmjet kënaqësisë së bashkëshortit atëherë
padyshim se Allahu xh,sh do të jetë në anën e saj, do ta ndihmojë atë dhe vetëm
kështu do të arrijë që në këtë botë të kenë jetë të lumtur bashkëshortore por
edhe në botën tjetër të jenë me lejen e Allahut prej bashkëshortëve të xhennetit.