Friday, April 20, 2012

Historia e një fëmije, solli dheun e Xhennetit

Historia e një fëmije, solli dheun e xhenetit

↓↓↓↓↓
↓↓↓↓
↓↓↓
... ↓↓


Po, një fëmijë solli dheun e xhenetit

Ja si ndodhi ngjarja:

Në një shkollë dhe , derisa ishte mësuesi i gjuhës arabe në klasën e dytë filollore

Po shpërndante fletat e provimit nxënësve të tij, pasi i kishte korrigjuar ato.

Njëri prej nxënësve thotë: Ju lutem o mësues, rezultati im është 8 mbi 10 , e ju nuk keni referuar asnjë shenjë gabimi (x) para përgjigjjes.

I përgjigjet mësuesi: Rezultati juaj në shprehje ti ka pakësuar dy pikë

Nxënësi tha: Unë e dua rezultatin e plotë d.m.th 10 mbi 10 .

Ai këmbëngulë për të marrë rezultatin e plotë.

Nxënësi filloi të debatoj mësuesin, mësuesi nuk deshi ta turpëroj nxënësin, pasiqë e konsideronte njërin prej nxënësve të tij më të dalluar në klasë.

I tha: Nëse më sjell dheun e xhenetit do të jap notën e plotë (kjo për të nxitur nxënësin dhe për mos marrë notën e plotë)

Nxënësi u qetësua.. kthehet në shtëpi…

Në ditën e dytë kur vjen në shkollë, me vete kishte një kese dhe për mësuesin e tij

Mësuesi i thotë: Cfarë është kjo kese?

Nxënësi: Ky është dheu i xhenetit të cilin e ke kërkuar

Mësuesi: Nga e ke sjellur?

Nxënësi i përgjigjet: Lashë nënën time të ecë mbi dhe, pastaj e mblodha për ty në këtë kese, e ti sic na ke treguar se i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të), ka thënë: “Xheneti është poshtë këmbëve të nënës”

Me këtë e arriti rezultatin e plotë, kjo pasi mësuesit i pëlqeu zgjuarsia e nxënësit.


Bëni dua për nënat tuaja, Allahu i mëshiroft dhe ju bashkoft me ta në Xhennetul Firdaus !

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr