Friday, April 20, 2012

Këshill për ty motër

Këshill për ty motër
Ec oj motra ime, ty të këshilloj
Për shkak s etë mirën ta dëshiroj,
Në Xhennet kush don të shkojë
Zoti n`Kur`an bukur na tregoi.
Ti oj motra ime, pas kësaj bote shumë vrapon
E kjo botë shpejt po kalon
Nga kjo botë kur do të kalosh
Gjithë të mirat do t`i harosh.
Ku është bukuria jote që kishe në rini
Dhe stolitë që tjerat t`i kishin lakmi?!
Mendjemadhësia jote s`njihte njeri
Dashuria për këtë botë s`kishte kufi.
E xhaminë kurrë se vizitove
Urdhërat e Zotit s`i respektove
Vetes i thua-jam muslimane
N`realitet sikur t`i je pishmane.
Kur të të pyetë Zoti n`dunja c`ke ba
Pendim e arsye n`atë moment s`ka
Të lypet përgjegjësi, ti do të hamendesh
Kur ta shohish zjarrin do të cmendesh.
Oj motër sa je gjallë, zgjohu për t`u pendu
Se kjo botë shpejtë ka për me kalu
Shijo ti Islamin që të gjesh knaqësi
Respektoje atë, të gjesh lumturi.

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr