Thursday, April 19, 2012

Ngjarja e Ummu Muslimes

Ngjarja e Ummu Muslimes

Ummu Muslime e vjetër jetonte në një kasolle
që kishte një kulm prej kashte dhe mure të bëra nga balta.
Ajo u zgjua para agimit
Dhe lexoi Kur'anin,
Kreu namazin e saj,
Nëna e Muslimes.
Ajo mjeli lopët dhe e bëri një çaj,
Dha disa bukë Ebu Muslimes tniset për në fushë.
Ajo fërkoi dyshemenë,
Dhe rregulloj derën,
Ushqeu pulat dhe bëri petullat,
Pastaj u largua me lavanderi për ti larë rrobat në liqen.
Ummu Muslime ishte e shqetësuar se mos ndoshta
Motrat e saja muslimane do të dështojnë në Test.
Kështu, derisa lau rrobat, ajo u foli të pranishmëve.
Duke ua përkujtuar atyre porosinë që Allahu ua kishte dërguar.
Ajo foli në lidhje me Profetin {alejhi selam}, ajo i thirri ata në Islam.
Ajo u bëri thirrje atyre tek e Vërteta, dhe larg nga harami.
Kishte disa prej tyre që qeshnin dhe talleshin.
Por më i madh ishte numri i grave që u mahnitën.
Për të kuptuar Kur'anin, për të mësuar dhe lexuar Namazin
Në shtëpinë e Ummu Muslimes
E cila tani u shëndrrua në një vend i të mësuarit
Për gratë dhe fëmijët, të cilët për dituri ishin të etur.
Vite kalonin, koha fluturoi
I gjori Ebu Muslime nuk kaloi.
Dhe Nëna e vjetër e Muslimes mbeti vetëm
Duke shikuar vajzat e reja që kalonin nga shtëpia e saj,
Duke qeshur dhe duke folur, pa asnjë gjurmë modestie
Hixhabi ju mungonte, aq ishte nderi tyre.
E mërzitur dhe e lodhur, ajo mbylli sytë
Duke menduar Muslimanet e reja, psherëtiu thellë.
Asgjë nuk ishte e rëndësishme, madje as familja
Ajo që ishte me rëndësi tek ato ishte Unë dhe Mua.
Ata donin që të duken të mira, të jenë të gjata dhe të holla
All-llahu u harrua, kështu që ishte harruar edhe libri i dërguar prej Tij.

Askush nuk erdhi në liqenin më për larje
Ata blenë në shtëpi maqinën për pastrimin e rrobave.
Kasolla ku njerëzit njëherë shkonin për të mësuar
Tani i përkiste një gruaje, të vjetër dhe të rreptë.
Ajo predikonte për All-llahun dhe Ditën e Gjykimit,

Oh, sa e dalë mode! Unë do të qëndroj larg.
Sytë e Umm Muslimes u mbushën me lot
Zemra e saj ishte kapluar nga një frikë e papritur.
A kështu do të jenë gratë që do ta ndërtojnë gjeneratën e ardhshme?
A kështu do të jenë nënat e Ummetit Musliman?
Ajo fshiu lotët duke rrëshqitur nëpër fytyrën e saj të rrudhur
U lut për Ummetin dhe ra në gjum ..

Përkthyer nga: EneMuslimah

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr