Sunday, April 29, 2012

Seriali: Bukuria e Hyrive të Xhennetit / 3


3. ) Cfarë flokë ka hyrija e Xhennetit?






Thotë Ibni Abassi me një hadith që e transmeton nga Pejgamberi alejhi selam ka thënë : “Se me ndodh që një qime me ran në tokë , krejt dynjajën e mbush me erë misku.”

 E vallë çka ka me qenë puna e atij besimtari që ka mi prek floktë e saj.

 Këto cilësi njëkohësisht janë edhe letra, porosi për gratë  , motrave muslimane që të marrin shembull prej grave të Xhennetit...

Oj besimtare kujdesu për flokët e tuaja, për trupin tënd, për pamjen tënde, që burri jot mos të shiqon tjerat por ta ketë shiqim të drejtuar vetëm kah ti.


Pra, është një Hyrije në Xhennet, një dit prej ditëve janë ul njerëzit para Ebu Sulejman ed Deranit dhe i kanë thënë o Ebu Sulejman , na kallxo neve për hyrijet e Xhennetit , na kallxo diçka që ke me na nxit rreth Hyrijeve të Xhennetit , dhe si është përgjigjur ky : ka thënë: “Vallahi në Xhennet është një Hyri , e cila është pak më pak e bukur se tjerat, dmth kjo është e fundit , ato tjerat Allahu Alem se çka janë, dhe kjo e fundit është se Nëse ndodh ta hjek perqën e Ftyrës , që ja mbulon ftyrën mos em ja pa dikush tjetër veçse burri vet dhe ata që e kanë Hallall, - thotë Vallahi me hjek qat perqën , sikur Allahu most a kishte shkrujt vdekjen që mos me vdek banorët e Xhennetit , krejt kishim vdek.Prej bukurisë të madhe të cilën e ka.”

 Mirëpo , Allahu nuk ja ka mundësu vdekjen në Xhennet, pra e ka bë që me duru, me përballu burrat atë bukuri.


Vazhdon...

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr