Saturday, May 26, 2012

Mosha e përshtatshme për martesë - Shejh Ibën Baz


Pyetje: Cila është mosha e përshtatshme për burrat dhe gratë që të martohen? Disa nga të rejat e sotme nuk pranojnë martohen me burra më të vjetër se ato dhe gjithashtu disa nga burrat nuk martohen nga dikush më i vjetër sesa ata . Ne shpresojmë për një përgjigje, Allahu ju shpërbleftë.



Përgjigje: Unë i këshilloj rejat të mos refuzojnë një burrë për shkak të moshës së tij të vjetër. Edhe në qoftë se ai është dhjetë, njëzet apo tridhjetë vjet më i vjetër, kjo nuk është një arsyetim i vlefshëm.


Pejgamberi (sallallahu alejhi ue sellem) u martua me 'Aishen radiAllahu anha kur ai ishte pesëdhjetë e tre vjeç dhe ajo ishte nëntë vjeç. Mosha e vjetër nuk është e dëmshme. Nuk ka asnjë problem nëse gruaja është vjetër se burri dhe nuk ka asnjë problem nëse burri është më i vjetër se gruaja.

Pejgamberi (sallallahu alejhi ue sellem) u martua me Hadixhen radiAllahu anha kur ajo ishte në moshën dyzet vjeçare dhe ai salAllahu alejhi ue sellem ishte njëzet e pesë vjeç, përpara se ai mori shpalljen e tij të parë. Kjo do të thotë ajo ishte pesëmbëdhjetë vjet më e vjetër se ai SalAllahu alejhi ue sellem . Dhe 'Aishja radiAllahu anha u martua, kur ajo ishte një grua e re e gjashtë apo shtatë viteve dhe i Dërguari (-SalAllahu alejhi ue sellem përmbushi martesën kur ajo radiAllahu anha ishte nëntë vjeç dhe ai salAllahu alejhi ue sellem ishte pesëdhjetë e tre vjeç.

 Shumë prej atyre që flasin në radio ose në televizion dhe flasin kundër të paturit e moshave degraduese mes burrit dhe gruas janë të gabuara. Nuk është e lejuar që ata të thonë gjëra të tilla. Në vend të kësaj, ajo që duhet bërë, është gruaja duhet të shikojë burrin e ardhshëm, dhe nëse ai është i devotshëm dhe i përshtatshëm, ajo duhet të pajtohet me të edhe nëse ai është më i vjetër se ajo. Po ashtu, burri duhet të përpiqet të martohet me një grua që është e devotshme dhe e virtytshme, edhe në qoftë se ajo është më e vjetër se ai, sidomos nëse ajo është akoma më pak se në mes të jetës. Në asnjë rast, mosha nuk duhet të merret si një justifikim. Ajo nuk duhet të konsiderohet gjithashtu një e metë, përderisa burri është i devotshëm apo gruaja është e devotshme.

Allahu jua lehtësoftë çështjet të gjithëve.
Shejh Ibën Baz (rahimehullah)
Fetaaua el -Mar.ah el-Mar.ah


Përktheu: EneMuslimah

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr