Monday, May 14, 2012

Seriali: Bukuria e Hyrive të Xhennetit / 6


6. ) Sa i përket ligave , pështymës , dukjes, aromës së Hyrisë ?




Thotë Muhammedi salAllahu alejhi ue sellem:” Vallahi me ndodhë që Hyrija të pështyn, shtatë dete i bën më të ëmbla se mjalta , dhe gjithashtu thuhet se në Xhennet një puthje zgjat 80 mijë vjet.”



Pastaj , Ibn Kajjim el Xheuzi ka thënë:

”SubhanAllah Allahu i ka mbledh krejt sendet më të mira në trupin e hyrijes”.


“ Faqet i ka të kuqe si trëndafil, ballin e ka si mollë, e gjoksin e ka si shega, etj. ”



Pastaj motra të dashura, sa i përket kofsha e hyrijes, Allahu azze ue xhel ka thënë :

“I pari je ti , edhe gjithmonë ki me qenë i pari, atë se ka prek as Insani as Xhini. “

55:74.  Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.[Er-Rahman]



Pastaj, sa i perket kofshes, thotë Ebu Hurejra radiallahu anhu , se Pejgamberi salAllahu alejhi ue sellem ka thënë:” Njerëzit e parë që do të hyjnë në Xhennet , do të ndriçojnë si hëna në ditën e 14, dhe vazhdon thotë se : për çdo njeri do të ketë nga 2 hyri të Xhennetit.”



Një hyrije i ka 70000 shërbetore , kur të qohet një hyri me prit burrin e saj, qohen edhe 70 mijë shërbetore...
Kocinjtë , eshtrat e hyrijës i ndriqojnë edhe pse është e mbështjellur me mish dhe me rroba, do me thënë edhe pse është e veshur prap i shihen kocinjtë, sikur për shembull, në gotë siq shihet lëngu që e pijmë .

 Hyrija i ka të veshura 70 fustana, dhe gjithmonë ndryshon .



Ka thënë Muhammedi salAllahu alejhi ue sellem , :” Do ti shihet koci i ndritshëm i Hyrijës , ashtu siq shihet pija e kuqe në gotën prej qelqit”.

Kur kthehen burrat në shtëpi , Hyrija i pret te dera, dhe i thotë : SubhanAllah qenke bë më i bukur, ky gjithashtu i thotë edhe ti subhanAllah qenke bo më e bukur.

Për çdo ditë bëhet ma e bukur.

Hadithi thotë që Muhammedi salAllahu alejhi ue sellem : ……. Dhe kur të dalë prej shtëpie , bëhët hyrija për 70 herë më e bukur se ka qenë më parë”..


“ Sikur një gruje e Xhennetit me zbrit në tokë , Vallahi ka me ndriqu , dhe ka me mbush me aromë krejt tokën  prej lindjes deri në perëndim dhe prej tokës në qiell”.[Buhariu]


Vazhdon...

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr