Thursday, May 24, 2012

Seriali: Bukuria e Hyrive të Xhennetit / 8


8. )Me çka janë të zënë banorët e Xhennetit ?




 Një ditë njëri ka thënë : se a ka me na shku mendja mi kshyr banorët e zjarrit ...psh. dikush Xhennetli dikush Xhennemli.

E ke pas një kojshi , se ka dashur Allahun , e ka shajt, ki me pas merak mi pa a thua vallë,  vallahi ska met shku mendja mi kshyrën ski me pas vakt se ki mu kan i zant.

 Allahu azze ue xhel thotë në Kur’an: ”Banorët e Xhennetit janë të zënë, veprat e tyre janë të zënë”.

Ibn Abassi ka thënë : Në Xhennet ka çka syni stka pa , veshi stka ni.. Edhe cfarëdo bën ..
Allahu azze ue xhel në Kur’an thotë:
55:74.  Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.



Një ditë prej ditëve Ajshja radiAllahu anha i ka thënë Muhammedit salAllahu alejhi ue sellem : ” O i Dërguar i Allahut , nëse e ki një deve , dhe i ke dy kopshte, te njëra kanë ngrënë gjitha devet, te tjetra askush , te kush e kishe dërgu deven ? Muhammedi salAllahu alejhi ue sellem ka thënë : Normal , te ajo që ska prek kërkush ..!

Kështu jonë edhe hyrijet , Besimtari i pari i prek .


Pastaj Allahu azze ue xhel në Kur’an thotë”
“….Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë”.[El-Bekare]


Do me thënë në Xhennet gratë janë të pastërta , si prej menstruacioneve , janë të pastërta prej djersitjes, janë gjithashtu të pastërta prej gjuhës së tyre.
Pastaj , janë pastërta në trup , gjithashtu nuk i ka prek askush .

Sa vjet kanë Hyrijet e Xhennetit?

Hyritë e Xhennetit janë në moshën 33 vjeçare.
Allahu azze ue xhel thotë në Kur’an:

 38:52.  Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.” [Sure’Sad]
Do me thënë krejt janë të njëmoshe.

Dhe në vazhdim hyritë janë shiqim ulur, nuk shiqojnë lart, ato nuk shiqojnë haram , veq burrin e tyre. Kanë sy vetëm për burrin e tyre .

Gjithashtu ka thënë Allahu azze ue xhel :
55:72.  Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
Do me thënë nuk dalin me hec, dhe qëndrojnë në shtëpitë e tyre presin burrat e tyre.



Transmetohet nga Muadh ibn Xhebeli se Muhammedi salAllahu alejhi ue sellem ka thënë :” Se çdo gruje e cila e maltreton burrin e vet, vetëm se Hyrija e Xhennetit I thotë: Allahu të vraftë, mos ma nguc burrin . Sepse thamë se ajo e don vetëm se burrin e vet , dhe vazhdon duke thënë se ai është amanet te ti për 60 vjet dhe pastaj vjen tek  unë.”
Mirëpo nga e gjithë kjo , duhet të cekim se gratë e kësaj Dynjaje janë më të mira se Hyrijet , mbretëreshat e tynve.


Një ditë prej ditëve Ummu Seleme e pyet  Pejgamberin salAllahu alejhi ue sellem dhe e pyet se  : O I Dërguar I Allahut , çka është puna me gratë e Dynjasë ? Muhammedi salAllahu alehji ue sellem i përgjigjet duke thënë se: Kur do të thojnë se ne jemi të hajrit, t’mira, t’bukura , cilësitë e mira , etj , derisa gratë e Xhennetilive do të thojnë se ne jemi që jemi falur, ne jemi që kemi dhënë zekatin , që kemi bërë haxhin etj , dhe Ajshja radiaAllahu anhu thotë : Vallahi gratë e kësaj dynjaje I kanë mundur hyrijët .

Sa kanë forcë vallë një njeri në Xhennet, ka thënë Muhammedi s.a.v.s., një njeri e ka forcën e 100 burrave, nuk lodhet.
Pastaj me ndodh që hyrija me hec nëpër tokë, shkretëtirë, e bën gjelbërim….



Pra, motra të dashura, vlen që të mësojm diçka rreth hyrijeve, që ndoshta pak të kujdeseni për veten tuaj, që të çmoheni edhe më shumë nga të tjerët dhe njëkohësisht të dukeni mirë për burrin tuaj.

Fund.

Marrë nga dersi : Abdyl Fugës
Punuar nga : EneMuslimah

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr