Friday, June 29, 2012

BISEDË ME TË ZBULUARËN


 1- E zbuluara thotë: “Unë e dua Allahun dhe kjo më mjafton!”
Ne i themi: Allahu ka thënë: ‘Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’iu dojë, t’iu falë mëkatet tuaja, se Allahu është që falë shumë, mëshiron shumë.” (Ali Imran, 31)

...
2- E zbuluara thotë: “Vërtetë feja është lehtësim!”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju…” (Bekare, 185), dhe Allahu të ka urdhëruar me mbulesë për lehtësim.

3- E zbuluara thotë: “Zbulimi është çështje e lehtë.”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “…e keni konsideruar imtësi, por ajo tek Allahu është e madhe.” (Nur, 15)

4- E zbuluara thotë: “Ende jam e re, e kur të plakem do mbulohem.”
Ne i themi: “Vdekja nuk njeh të rinj dhe pleq.”

5- E zbuluara thotë: “Do të mbulohem pasi të martohem!”
Ne i themi: “Robi sprovohet nga furnizimi për shkak të mëkatit që vepron. Atëherë ke kujdes se ka mundësi që Allahu të të sprovoj nga martesa për shkak të mos mbulesës.”

6- E zbuluara thotë: “Burri nuk e do mbulesën.”
Ne i themi: “Nuk respektohet krijesa për t’i bërë mëkat Krijuesit!”

7- E zbuluara thotë: “Mbulohem kur të bindem për mbulesën.”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “Kur Allahu dhe i dërguari i Tij vendosin për diçka, atëherë as besimtari as besimtarja nuk kanë të drejtë të sillen sipas mënyrës së vet. Dhe kush nuk e dëgjon Allahun dhe të dërguarin e Tij ai me siguri ka humbur keq.” (Ahzabë, 36)

8- E zbuluara thotë: “Mbulesa më pengon nga puna dhe shkollimi.”
Ne i themi: “Kënaqësia e Allahut dhe Xheneti i Tij është më i shtrenjtë se çdo gjë.”

9- E zbuluara thotë: “Frikësohem se mos njerëzit tallen me mua.”
Ne i themi: “Ti ke shpërblim dhe grada tek Allahu, njerëzit janë tallur me Muhamedin, alejhi selam, dhe kjo është rruga e pejgamberëve dhe të devotshmëve.”

10- E zbuluara thotë: “Nuk mund ta mbajë mbulesën në nxehtin e verës.”
Ne i themi: Allahu thotë: Thuaju: “Zjarri i xhehenemit ka vapën edhe më të fortë, nese janë që kuptojnë!” (Teube, 81)

11- E zbuluara thotë: “E gjithë shoqëria është e tillë.”
Ne i themi: Kjo pasha Allahun është thënia më e keqe, banorët e zjarrit thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre.” (Zuhruf, 22)
Allahu ka thënë: “Në qoftëse u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut.” (En’amë, 116)

12- E zbuluara thotë: “Zemra e pastër më mjafton nga mbulesa.”
Ne i themi: Nëse zemra është e pastër, gjymtyrët do të drejtoheshin drejt rrugës së Allahut. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Në trup gjendet një copë mishi e cila kur është në rregull, i gjithë trupi është në rregull dhe me prishjen e saj, prishet i gjithë trupi. Ajo është zemra!" (Muslimi)
V.K.

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr