Hasan el Basri Allahu e mëshiroftë thotë:
U ndala tek një shitës në Meke për të blerë një rrobë, ai filloj duke e lavdëruar e duke u betuar, e tërhjeka afër vetës dhe i thash, nuk e meriton me ble diçka prej teje, dhe e blejta nga dikush tjetër.
Pastaj bëra Haxhin pas dy viteve, u ndala afër tij, por nuk e ndëgjoja duke e lavdruar pasurin e vet dhe duke u betuar.
I thash atij?
A nuk je ti njeriu (tregëtari) që u ndala tek ti para disa viteve?
Tha :Po
I thash: E çka të shtyri që të jesh në këtë gjendje që po të shoh? Nuk po të shoh se po lavdron dhe po betohesh?
Tha: Kisha një grua, kur i sillesha të hyra të pakëta, nuk i lenin gjurm fare, e kur i sillesha të hyra të shumta, i pakësonte ato (nuk ia mbushnin syrin), pastaj ishte caktimi i Allahut dhe vdiq, u martova me një grua tjeter pas saj, e kur doja të dal nga shtëpia për në treg, më kapte për rrobat dhe më thoshte: o Filan ke frik Allahun dhe mos na ushqe vetëm se me atë që është hallall, nëse na vie me diçka të pakët e shumojmë atë, e nëse nuk sjell asgjë atëherë mundohemi të gjejmë zgjidhje tjetër.
Sa ishin nënat tona të tilla, kur na ushqyen, sa jan motrat tona që ushqejnë fëmijët e tyre, sa janë gratë tona, ndaj nesh, mbetet pytje për çdo musliman, të edukojë nënën, motrën gruan me këtë edukat.
Allahu na mundësoft të jemi shembull, sikur ata që ishin para nesh, të devotëshmit e këtij Umeti Allahumme Amin...
No comments:
Post a Comment
Jezakumullahu khayr