Për ç’do sexhde nga një pikë lot..
Them me vete ku jam unë, ku po shkoj në çfarë drejtimi..
...
Ishte namazi i natës ai i cili më bëri të mendoja thellë, të pendohem për gjynahet e mia, të kërkoja falje..
Rekatin e parë u mbushën kto sy me lot, por kur u ul koka në sexhde nuk reshtën pa dalë nga shtegu ato pika lot pendimi..
Ç’do ulje koke në sexhde pikonte nga një pikë derisa u bënë mijra pika..
U lag sexhadja aq shumë saqë u bë për t’u shtrydhur, të dukej sikur po shtrydhje dhe mëkatet.. Të shtohej një fuqi dhe të dukej sikur sexhadja ishte trupi I njeriut dhe me sa forcë kishe e shtrydhje për t’i shtrydhur gjynahet..
“O ju që keni besuar! Kthejuni Allahut me pendim të çiltër e të vërtetë…”[Et Tahrim: 8].
Dua ta zbatoj këtë ajet, këtë fjalë të Mbizotëruesit të kësaj bote dhe të Ahiretit..
Të jam kthyer ty o Allahu im, jam mbështetur tek dera jote dhe kërkoj falje si kurrë më parë..
Të lutem më fal.
Të lutem më fal.
Të lutem më fal.
O lotët e mia rridhni, shpërtheni vajin e pendimit tek Allahu Teala..
O liqen lotësh rridhni..
“Askush nuk e di se ç’do të fitojë e ç’do t’i ndodhë nesër…” [Lukman: 34].
O Allah pendohem tek Ti sikur të ishte pendimi im I fundit për jetën time, andaj me fal mua…
O Allah Ti je falës, e do faljen andaj më fal mua..
Dua të bëhem shembull si Pejgamberi Alejhis-selam duke përdorur lutjet e tij që bënte kur ishte në namaz.:
“O Zoti im! Më fal mua gjynahet e mia, paditurinë time, mangësinë në punët e mia dhe çdo gjë që Ti e di më mirë se unë!
O Zoti im! Më fal mua atë që e kam bërë me seriozitet dhe atë që e kam bërë duke luajtur, atë që e kam bërë gabimisht dhe atë që e kam bërë me vetëdije, sepse të gjitha këto janë tek unë!
O Zoti im! Më fal mua atë që ka kaluar dhe atë që kam përpara, atë që kam mbajtur fshehur dhe atë që kam shfaqur dhe çdo gjë që Ti e di më mirë se unë!
Ti je i Adhuruari im dhe nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.”
O Mëshirues më fal mua.
Të jam drejtuar me zemër të pastër, me sinqëritet të plotë.. Jam unë robi Yt që po të kërkoj, po të thërras sepse kam nevojë për mëshirën tënde..
O Mëshirues…
Më fal..
Më fal..
Më fal mua..
Rejhana Çekrezi
No comments:
Post a Comment
Jezakumullahu khayr