Per fëmijët ne moshë të vogël
Në këtë moshë cështja është e lehtë, disa fjalë të ëmbla e të buta për mirësitë e shumta që Allahu i madhëruar na ka dhënë me një sërë
shembujsh, gjithashtu edhe dashurinë e All-llahut për robërit e Tij. Bëhet fëmija vetvetiu të ketë dëshirë për të fituar kënaqësinë e Allahut
subhanehu we teala. Në këtë moshë duhet të interesohemi t'u flasim sa më shumë për All-llahun e madhëruar, vetitë dhe emrat e Tij të bukur.
Përbri këtyre duke i folur edhe për domosdoshmërinë e bindjes së urdhërave të Tij, bukurinë e bindjes ndaj Tij, lehtësimet në këto urdhëra, dhe
thjeshtësinë e tyre.
në faljen e tyre 5 herë në ditë pa u mërzitur e pa përtuar, ndikon pozitivisht në shikimin e fëmijës për bindjen ndaj këtij urdhëri.
Bëhet i rregullt në kryerjen e tij sikur cdo zakon i tij ditor. Por në mënyrë që mos shndërrohet namazi
në zakon, të ketë gjithmonë vendin e adhurimit duhet që ta shoqërojmë atë me disa mësime.
Përsa I përket vajzave: t'ua bëjmë të dashur namazin në këtë moshë, edhe pse mund të duket si e kotë falja e saj, por ndikimi që lë tek ajo nuk
mund ta marrësh me mend. Psh.- blerja e një shamije të vogël të bukur me lule apo edhe një sixhade të vogël të vecantë për të.
Per fëmijët me zhvillim të vonuar dhe adoleshentët
Mbas moshës nëntë vjecare vërejmë tek fëmijët në përgjithësi ndryshim kundrejt namazit, dhe mosrregullsinë e të falurit. Pra nëse ndodh dicka
e tillë dijeni se është normale. Vërejmë dembelizëm, largim, justifikime, me një fjalë kalim në një fazë tjetër të jetës, e cila eshte e mbushur
me plot emocione, pakontrollueshmeri të mirë të vetes, vështirësi në drejtimin e personalitetit. E këtu duhet që patjetër të sillemi e të bashkëpunojmë
me fëmijët plot zgjuarsi dhe mencuri.
Largimi nga pyetjet direkte: si psh. A e fale ikindinë? Sepse djali apo vajza me këtë mënyrë mund të detyrohen të gënjejnë, e përgjigja jote do të
jetë ose të nevrikosesh për gënjeshtrën ose mbyllja e cështjes edhe pse ti e di "gënjeshtrën". Është mirë që në këtë rast të përkujtohet djali apo vajza
për namaz duke thënë "ikindia o rini" një herë dy, tre, derisa të cohen. Nëse nuk cohet me këtë mënyrë të ulet pranë tij babai ose nëna duke i thënë:
unë jam duke prit dicka të domosdoshme duhet patjetër të kryhet para se të ikë koha e tij", në mënyrë të prerë por jo me nerva e as në mënyrë kërcënuese.
Nxitja përsa u përket vajzave mjafton thënia: "Unë do të falem hajde falemi bashkë" vajzat mënjanojnë nga namazi me xhemat se është më me pak mund dhe
nxitës.
Ndërsa përsa u përket djemve mund t'i nxitësh për faljen në xhami, duke e supozuar kete dalje e rehatim nga studimi i gjatë që mund të ketë bërë,
gjithashtu mund ta lidhim shkuarjen e tij për në xhami me kryerjen e ndonjë pune të vogël si: blerje të bukës, të pyesë për fqiun, etj.
E në të dyja rastet - si tek vajza apo tek djali - mos harrojmë nxitjen dhe dhënien vullnet me mënyra jo kërcënuese. Ngulitjen në mendjet e tyre
se falja e namazit me rregullsi është cilësia më e mirë që ne na pëlqen në personalitetin tuaj, dhe se ajo është cilësi e cila i mbulon të gjitha
mangësitë dhe gabimet e tjera.
No comments:
Post a Comment
Jezakumullahu khayr