Tuesday, June 26, 2012

Mos u kreno nëse çdo mashkull të dëshiron ty!


 Motër e nderuar, mos u kreno nëse çdo mashkull të dëshiron ty...

Dije se artikujt e lirë kanë shumë blerës. Bëhu një gurë i rrallë e i çmueshëm, të cilën vetëm një njeri fetarë dhe i devotshëm mund të të arrijë dhe të të ketë ty...
...

Si në një lidhje hallall, e ajo është ''Nikahu'', inshaAllah.
Sepse t'i nuk je një lodër për pllejbojat (ata që i shfrytëzojnë e luajnë me femrat). Sepse ata e harxhojnë kohën e tyre me ty dhe kur ata t'i përmbushin dëshirat e tyre, ata vetëm të lënë, sikur një fëmijë i cili pasiqë luan me lodrën e tij, e lë atë për një kohë të gjatë dhe pastaj e zëvendëson atë me një tjetër...

Mos u bëjë krenare e të qenurit një e lirë... por t'i duhet të krenohesh që je një muslimane e pastër, e cila nuk ia lejon vetes të bëhet e famshme dhe shumë e kërkuar nga meshkuj të ndryshëm dhe e cila nuk i provokon ata, por qëndron largë provokimeve dhe përzierjes me meshkuj.

''Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vetë ose babave të burrave të vetë, djemve të vetë ose djemve të burrave të vetë, vëllezërve të vetë ose djemve të vëllezërve të vetë, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra.
Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.'' (En-Nur, 31).

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr