Obligimi
ndaj fqiut
Fqiu është personi afër vendbanimit tënd. E ndaj tij ke obligime
të shumta, nëse është ai musliman dhe I afërm I juaji atëherë ndaj tij ke
obligime për tri shkaqe; që e ke fqinj, që është musliman dhe që e ke të afërm
. Po nëse ate nuk e ke të afërm por është musliman atëher ndaj tij ke obligime
për dy shkaqe: që është fqinj dhe i afërm i juaj. Po nëse nuk është musliman
dhe nuk e ke të afërm atëherë ndaj tij ke obligime për një shkak ; që është
fqiu juaj. Për obligimin dhe përgjegjësinë që e kemi ndaj fqiut më së miri na
tregon Kur’ani I madhëruar ku thotë:
“…silluni mirë ndaj
prindërve, ndaj të afërmve, …ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut
të largët,…” [Nisa; 36]
Gjithashtu Pejgamberi alehji selam na tregon në një hadith se
çfarë vlere dhe respekti ka fqiu ku thotë:
“ Aq shumë më ka këshilluar Xhebraili a.s për fqiun sa që kam
menduar se do ta fusë në testament (trashëgimi)”.
Prej obligimeve të fqiut
ndaj fqiut të vet, të sillet mirë ndaj tij, ti ndihmojë me atë që ka mundësi, të
interesohet për gjendjen e tij materiale e shëndetësore, ta vizitoj e posaqërisht
nëpër ftesa e gazmende.
Thotë Pejgamberi alejhi
selam: “ Më I miri prej jush te Zoti është ai që sillet më së miri me fqiun e
vet.”
Gjithashtu thotë Muhammedi alejhi selam :
“ Kush beson në Allahun subhanehu ue teala dhe në Ditën e
Gjykimit le të sillet mirë ndaj fqiut të vet.”
Pejgamberi alejhi selam
ka porositë që nëse dikush përgadit ndonjë gjellë le të bëjë më shumë se që ka
nevojë ashtu që ta thërret fqiun e vet, që ta shoqëroj në ngrënje , ose le t’ia
qoj pak ushqim në shtëpi.
Gjithashtu prej
obligimeve të fqiut ndaj fqiut të vet që most a mundojë e ofendojë ate, qoftë
me fjalë ose me punë , për këtë na e tërheq vërejtjen hadithi i Pejgamberit
alejhi selam , ku thotë:
“ Nuk është besimtar
vallahi, nuk është besimtar vallahi, nuk është besimtar Vallahi (e ka
përsëritur 3 herë), I kanë thënë ( shokët e tij): Kush o i Dërguar I Zotit? Ai
ka thënë: Ai person , që fqiu i tij nuk është i qetë nga dëmet e tij.”
Mirëpo për fat të keq sot gjejmë shumë kënd që nuk I zbaton këto
obligime ndaj fqiut të vet, por përkundrazi e mundon ate me fjalë apo me punë
të këqija. E kjo thyerje dhe mos zbatim i urdhërave të Allahut dhe të
Pejgamberit të Tij alejhi selam, gjegjësisht ky mos respekt fqinjësor qon në
shpërndarjen e muslimanëve dhe largimin e zemrave të tyre.
Burimi: “ Të vërtetat në të cilat ftoi natyra e i pranoi
sheriati” – Muhamed Salih Uthejmini
No comments:
Post a Comment
Jezakumullahu khayr