Wednesday, June 27, 2012

○○○ Prinder mbi-mbrojtes ○○○



Kur femija lind, ai duket kaq I brishte, I vockel dhe I pafuqishem, sasqe eshte plotesisht normale dhe natyrale qe prinderit te ndihen detyrimisht mbrojtes te kesaj krijese. Per me teper, Allahu na ka urdheruar qe te kujdesemi dhe ti ruajme femijet tane duke I konsideruar ata nje amanet. Pa dyshim prinderit do te pergjigjen para Allahut te Lartesuar se si e kane mbajtur kete amanet dhe cfare cilesish apo karakteristikash kane promovuar tek femija. Duke marre parasysh keto gjera, prinderit ndihen pergjegjes te kesaj krijese kaq te vogel qe kane sjelle ne jete ne nje bote kaq mizore, dhe tentojne apo pretendojne qe te behen engjejt e tyre mbrojtes pergjate gjithe jetes se tyre. Prinderit duan ta mbrojne femijen e tyre nga cdo e keqe e mundshme, por pyetja eshte: “Per sa kohe dhe deri kur mund te shkoje kjo mbrojtje?”

Femijet nuk ecin ne maje te gishtave gjate gjithe jetes; ata luajne marrezisht, rrezohen, kercejne dhe eksplorojne. Duke ditur kete skenar, prinderit duhet te pranojne se gervishtjet, carjet, mavijosjet, dhe gjymtyret e thyera jane te gjitha pjese e femijerise. Prinderit qe gjithmone sherbejne si ndermjetes midis femijes dhe botes reale jane ne fakt duke bere me shume keq sesa mire. Kjo nuk do te thote se femijet jane gjyqtaret me te mire te rrezikut qe parashtrohet ne ndonje aktivitet, apo se prinderit nuk duhet te jene te kujdesshem.

Frikat e prinderve ne lidhje me sigurine e femijeve te tyre nese, ne ekstreme, mund te kete efekt te kundert ne lidhje me konfidencen dhe vetebesimin e femijes. Duke e llastuar femijen, prindi nuk ben gje tjeter vetem se e ben femijen me te varur dhe nuk I jep mundesine qe ti beje gjerat vete.

Pa dashje, prinddi mbi-mbrojtes I percon femijes mesazhin se ai nuk eshte I afte ti beje gjerat vete. Eshte vene re se femijet qe lihen te luajne te lire vriten apo rrezohen me pak sesa po te kene prinderit mbi koke duke I keshilluar vazhdimisht.

Kur femija arrin te beje dicka vete per here te pare, kjo experience I tregon asaj se ka arritur dicka shume te madhe edhe kur flitet per dicka te parendesishme si ngarja e bicikletes. Prinderit qe I mbeshtjellin femijet me pambuk I mohojne femijes kenaqesine e arritjeve personale.

Prinderit mbi-mbrojtes duhet te ndryshojne sjelljen e tyre nese duan qe te kene femije te pavarur dhe konfidente. Nese nje prind dyshon se eshte tmerresisht mbrojtes, I frikesuar, apo pengues, atehere, si fillim, ai duhet te konfirmoje dyshimin qe ka duke pyetur prindin tjeter per nje opinion. Opinione mund te kerkohen edhe nga prinder te tjere. Kjo do te sherbeje si nje kontroll real. Nderkohe qe prindi nuk ka nevoje qe e adaptoje opinionin e te tjereve si te verteten e vetme, keshillat dhe informacionet do ta ndihmojne ate te marre nje vendim ne te miren e femijes se tij/saj.

Hapi I dyte qe duhet te nderrmarre eshte qe te degjoje femijen. Prindi duhet ti percoje mesazhin se shqetesimi I tij vjen nga deshira qe femija te ndihet I sigurte dhe jo nga mungesa e besimit ne aftesite e femijes. Prindi duhet te diskutoje me femijen rreziqet e aktivitetit dhe ta keshilloje ate se c’duhet te beje ne rast rreziku. Prindi duhet te marre nje vendim bazuar ne nje vleresim te pergjithshem te aftesive dhe gjykimeve te femijes.

Pavaresisht marrjes se ketyre masave, perseri do te gjendeni perballe situatave ku ju do ti mohoni femiojes te marre pjese ne ndonje aktivitet. Por kjo eshte e drejta e prindit qe ka peshen e experiences dhe gjykimit superior prapa tij. Femijet duhet te kuptojne se nese nuk marrin pjese ne ndonje aktivitet, ka aktivitete te tjera ne te cilat mund te aktivizohet. Ajo qe do te beje lidhjen midis femijeve dhe prinderve eshte siguria dhe pranueshmeria. Por me e rendesishmja per prinderit eshte qe ndonjehere ata duhet te kuptojne se me mire eshte qe te leshojne pe.
Allahu na dhente durim dhe mencuri ne rritjen dhe edukimin e femijeve tane ne menyre qe ata te behen khalife te Allahut ne Toke.

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr