Në Emër të Allahut, Të GjithëMëshirshmit, Mëshiruesit.
... Imam Muslim Ibn Haxh-xhaxh (All-llahu e mëshiroftë) thotë në librin e tij Sahihul Muslim:
Kutejbe Ibn Seid na transmetoi ne, Lejthi na trasnmetoi ne nga Sad Ibn Ebi Seid nga babai i tij nga Ebu Hurajra (radiAll-llahu anhu) se i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) tha:
“Nuk ka patur asnjë prej Profetëve vetëm se i është dhënë ndonjë (shenjë) mrekulli që njerëzit të besonin në të. E me të vërtetë, unë e kam shpalljen që më është shpallur mua, kështuqë unë shpresoj që të kem më shumë pasues sesa ata (Profetët e tjerë) në Ditën e Gjykimit.“
Duke e komentuar fjalinë e fundit:
“...kështuqë unë shpresoj që të kem më shumë pasues sesa ata (Profetët e tjerë) ne Ditën e Gjykimit.“
Shejkh Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“Dhe në këtë ka një shenjë se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) ka dashtur që ne (Ummeti musliman) të bëhemi të shumtë dhe që të behemi populli më i madh në ditën e gjykimit.
Kjo gjithashtu e mbështet thënien e Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem):
“Martojini ato që janë të dashura dhe që lindin, se me të vërtetë unë (krenohem) dua t`ia kaloj me numrin tuaj të madh (popujve të tjerë) në ditën e gjykimit.“
Dhe në këtë hadith ka një gjë shumë të rëndësishme që duhet ta themi me zë të lartë në veshët e atyre që thonë “vejini një limit nr të fëmijëve“ apo “planifikoni numrin e fëmijëve“ ose të ngjashme me këto e ajo që ne themi është:
“Shtojeni numrin e fëmijëve“
Përsa i përket justifikimit se rritja e tyre do të vështirësohej atëherë ne themi:
“Po, me të vërtetë rritja e tyre do të veshtirësohej nëse All-llahu ta lë ty në dorë këtë punë, e nëse mbështetesh vetëm në gjërat që janë të dukshme. Por ama nëse mbështetesh bën teuek-kul tek All-llahu dhe i`a dorëzon çështjet e tua All-llahut, atëherë All-llahu do të jetë i mjaftueshëm për ty në furnizimin e tyre.
Thënia “Rrizku të zvogëlohet nëse ke shumë fëmijë“ është një thënie e periudhës së injorancës, sepse gjatë periudhës së injorancës, ata i vrisnin fëmijët e tyre për shkak të frikës së varfërisë.
Kështu nëse dikush thotë “Rrizku të zvogëlohet nëse ke shumë fëmijë“ atëherë thuaji atij, si është e mundur që zvogëlohet rrizku kur All-llahu ka thënë:
“Nuk ka krijesë në tokë vetëm se All-llahu ja ka llogaritur, përshkruar rrizkun e saj. E Ai e di vëndin, qëndrimin dhe mbledhjen se saj...Hud-6
Një burrë që ka qenë i varfër më ka treguar që ka qenë prej atyre që e kishte një rrobe prej leshi dhe një copë dhe shkonte në pazar por e përzenin nga pazari. Pastaj u martua e pas një jave që u martua tha:
“Mu hap një derë e rrizkut që kurrë nuk e kisha parashikuar.“
Pastaj i lindi një fëmijë dhe tha:
“Pasha All-llahun, që në momentin që nëna e tij e lindi një derë tjetër e rrizkut u hap për mua.“
SubhanAllah, i Pastër është All-llahu nga çdo e metë.
E kjo është se kur njeriu beson në All-llahun e Madhëruar e të Lartësuar ajo që ai ka menduar do të ndodhë. Por ama, problemi ynë është se shejtani na përshpërit e ne mbështetemi në rrethanat e dukshme e sipërfaqësore. E nëse ne mbështetemi tek premtimi i All-llahut, të Madhëruarit e të Lartësuarit, atëherë ajo që është shkruar dhe patur qëllim do të ndodhë.
Nëse marrim situatën që ka dëme për nënën dhe se ajo nuk mund të linde vetëm duke bërë operacion, e këto operacione ndodhin shpesh e kështu mund të dëmtohet nëna ose ajo është e sëmurë dhe nuk mund ta përballojë dot këtë shtatëzani, atëherë kjo është situatë tjetër. Dhe në çdo situatë ka thënie të ndryshme e në këtë situatë duhet të shikohet gruaja dhe shëndeti i saj.
Kurse nëse çështjet janë të lehta e në mënyrë natyrale (dmth nuk ka probleme gjatë lindjes e nuk ka nevojë për operacion sh.p) atëherë nuk duhet të lejohet që gratë të përdorin ilaçe kundra shtatëzanisë, por themi:
“Le të kërkojnë ndihmën dhe mbrojtjen e All-llahut të Madhëruar e të Lartësuar.
Disa gra thonë:
“Kur mbetem shtatëzënë, ndihem shumë e lodhur dhe dua të rri vetëm në shtrat dhe më humb oreksi dhe i vjen nepsi (për ushqime të ndryshme) e fillon duke numëruar e duke numëruar.....
Ne i themi:
“Nëna jote të lindi ty, a thua asaj nuk i erdhën këto vështirësi që të kanë ardhur ty ? E All-llahu i Lartësuar thotë:
“ Ndërsa nëna e tij e mbarti atë me vështirësi dhe e lindi atë me vështirësi.“ El Ahkaf-15
E thënia e Tij:
“E nëna e tij e mbarti atë me dobësi (lodhje, vështirësi) pas dobësie (lodhje, vështirësie).“Lukman-14
Është e pashmangshme që ka për të patur lodhje e këputje e vështirësi dhe se këto nuk janë gjera të kënaqshme. Sidoqoftë, gruaja bën durim dhe pret shpërblimin prej All-llahut.
E përsa i perket Alzit (derdhja e spermës jashtë), atëherë ka hadithe të vërteta që nuk është harram, por, ama është në kundërshtim me atë që është gjëja më e mirë për tu bërë, se kur Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) është pyetur ka thënë:
“Është varrosja e fëmijëve përsëgjalli fshehtazi.“ Por ama nuk e bëri të ndaluar.
Sidoqoftë, më afër të vërtetës është se (Azli) është mekruh (i papëlqyer). Ama, është e ndaluar nëse e bën pa lejen e gruas. Kështu, nëse burri don që të praktikojë Azlin, që gruaja të mbetet e re (siç pretendojnë) dhe ajo do që të ketë fëmijë, atëherë është e ndaluar që të veprojë këtë gjë. E nëse ajo kërkon që të mos ta beje azlin, është detyrim mbi burrin që të mos ta bëjë azlin. E nëse ai vazhdon ta veprojë këtë, ajo ka të drejtë ta anullojë martesën (të ankohet tek gjykatësi).
Shejkh Muhammed Ibn Salih El Uthejmin
(All-llahu e mëshiroftë)
Shkëputur nga:
Et-Ta’liku ala Sahihil Muslim.
Vëllimi 1 faqe 483-489.
Përshtati:
Udhëzimi dhe Drita
No comments:
Post a Comment
Jezakumullahu khayr