Ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ve selem: Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.
- Bëre që fëmija yt ta donë Kuranin.
- Mësoja suret të cilat janë më të lehta dhe më të shkurta
- Atë që ia mëson shpjegoja komentin dhe kuptimin e sajë (kjo nuk të merr kohë më shumë se 5-10 minuta).
- Lësho që të dëgjohet Kurani kur fëmija është foshnjë, është e vërtetuar se foshnja e vogël ndikohet nga ajo që e rrethon atë, kështu që foshnja i deponon këto njohuri edhe pse ai nuk mundet ti përdorë gjatë periudhës së vegjëlisë ai do të mundet pas viteve të ardhshme, për këtë arsye dëgjimi i Kuranit nga foshnja prej 5-10 minuta (5 minuta le të bëhen në mëngjes dhe 5 minuta në mbrëmje), kjo ia ndihmon foshnjës që kur të rritet ta mëson shumë lehtë Kuranin.
- Dhuroja një Mus`haf (Kuran) të veçantë dhe të mëson vetëm prej tij.
- Bëre ditën e hatmes (mbarimit të leximit) të Kuranit ditë gëzimi. Kjo e bën që fëmija të lidhet me Kuranin dhe ta dëshiron atë dhe është nxitëse për mësimin dhe leximin e Kuranit.
- Fëmija i cili i ka 5 vite e më shumë bëri gara në leximin dhe mësimin e Kuranit. Kjo garë le të bëhet në mes tij dhe vëllezërve ose në mes fëmijës dhe babait. I bën pyetje aq sa ai ka mësuar dhe mundet ti kupton ai.
- Bëje që fëmija të lidhet me mjetet e informimit në të cilat gjendet Kurani. P.sh: Blejë një kasetë, cd, radio që ai të mundet ta dëgjon Kuranin.
- Nxite atë që të marr pjesë në gara si p.sh: Shtëpi, xhami, mektebe, në shkollë, fshatë, qytet etj.
- Regjistroja zërin e tij duke lexuar Kuran: Kjo metodë e bën që ta nxitësh për imitimin e ndonjë lexuesi të mirë të Kuranit.
- Jepi përparësi në daljen imam dhe faljen e ndonjë namazi me zë.
- Zgjedhja shoqërinë e dijetarëve dhe njerëzve të dijes.
Allahu na e shtoftë dashurinë ndaj Kur'anit
ReplyDelete