Saturday, April 21, 2012

*** Çdo fëmijë lind si Musliman ***


 Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Çdo fëmijë lind në natyrshmëri (në fenë e pastër të Allahut), pastaj prindërit e bëjnë hebre, të krisht...erë apo zjarrputist, kjo është ngjashëm sikur shtaza kur lind shtatzënë, a vëren në të ndonjë cungim.'' (Transmeton Muslimi)

Thotë Allahu i Lartësuar: ''Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.'' (Err-Rrum 30)

Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë në një hadith kudsijj: ''Vërtet, Unë i kam krijuar robërit e Mi të pastër në besim, por djajtë (shejtanët) i largojnë nga feja e tyre.'' (Transmeton Muslimi, v.4, f.2197)

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në tefsirin e tij, ka thënë: ''Do të përmendim hadithe ku qëndron se Allahu i ka krijuar krijesat e Tij në Islam, pastaj disa prej tyre ranë në fe të tjera, si në: hebraizëm, krishterizëm dhe zjarrputizëm...''

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr