Thursday, April 26, 2012

BOTA tjetër





Enes bin Ijad ka thënë: Eshikoja Safvan bin Selam. Nëse do ti thuhej se nesër do të ishte Dita e Ringjalljes, ai nuk do të kishte cfarë të shtonte për shkak se tashmë ai kishte plotësuar atë. [Es-Sijer,vëll.5,fq.366]

             Megjithatë, është e vërtetë se njerëzit e kalojnë këtë jetë në lojë, të pavëmendshëm, duke bërë mëkate dhe lëshime vazhdimisht. Kjo është mahnitëse, pasi që ata e dinë se kjo jetë shpejt do të përfundojë dhe ata do të kalojnë në botën tjetër. Akoma ata e angazhojnë veten me jetën kalimtare dhe e injorojnë jetën e pashmangshme e të përhershme, sikur që kjo e fundit nuk ka ndërmend të vie në vendbanimin e tyre. Ata grinden me njëri-tjetrin gjatë kërkimit të knaqësive të kësaj jete. Shumë prej tyre e humbin fenë gjatë këtij procesi ose I harrojnë fëmijët e vet dhe për pasojë në mesin e tyre janë cuar peshë zilia dhe urrejtja. Omer bin Abdul Azizi në një ligjeratë që e mbajti ka thënë: “ Kjo jetë nuk është vendbanim I përhershëm, sepse Allahu e ka shkruar që ajo është e destinuar të shkatërrohet dhe banorët e saj të largohen nga ajo. Ka shumë njerëz, të cilët ndihen të qetë , por shpejtë do të shpërngulen nga vendbanimet e tyre. Për rrjedhim, Allahu ju mëshiroftë, përgatituni për udhëtimin duke përdorur mënyrat më të mira që janë në dispozicionin tuaj. Siguroni vetës furnizim të mjaftueshëm dhe sigurisht se furnizimi më I mirë është takvaja (devotshmëria ndaj Allahut). Pasi që kjo jetë nuk është vendbanim I përhershëm, atëher besimtari duhet të jetë ose si I huaj I cili jeton në tokë të huaj, duke pasur në mend kthimin e tij në vendëlindje. Ose, besimtari duhet të jetë si udhëtar, I cili nuk mbetet në një vend të caktuar, por udhëton natën e ditën drejt vendbanimit të tij të përhershëm.[ Xhami’ul-Ulum Vel-Hikem,fq.379]

        El- Fudajli bin Ijadi dha një mendim të mirë  për vlerën e kësaj jete kur tha : “ Ju nuk do të mbizotëroheni plotësisht mbi zemrën tuaj derisa të bëheni I painteresuar në këtë botë!”


        Biladh bin Sa’d na përkujtoi për destinacionin tonë të pashmangshëm: “ O njerëz të takvasë (devotshmërisë)! Ju nuk jeni krijuar për tu shkakëtuarr, por për tu transferuar nga një fazë në tjetrën. Ju u transferuat nga ijët e babait në mitrën e nënës, pastaj nga mitra në këtë botë, pastaj nga kjo botë në varreza, pastaj nga varrezat në Ditën e Gjykimit dhe pastaj nga Dita e Gjykimit në vendbanimin e përhershëm, në Xhennet ose në Zjarr. [Es-Sijer,vëll.5,fq.91]



     Për këtë arsye Hasan el-Basriu ka thënë: “ Qëndro larg nga zenia me aspektet e kësaj jete dhe sigurisht jeta ka aspekte të panumërta, të cilat ta marrin kohën. Cdo njeri që angazhohet me një aspekt të kësaj jete që ia merr kohën e tij, atëher dera që e ka hapur do ti hapë dhjetë dyer tjera të aspekteve kohë konsumuese të jetës.[ Ez-Zuhd nga Abdullah bin Mubarek,fq.189].
   Poashtu ,Ibn es-Simak ka thënë: “ Nëse jeta e josh njeriun me kënaqësitë e saj për shkak se zemra e tij e do këtë jetë, bota tjetër do ta bëjë të shijojë hidhësinë e saj, sepse zemra e tij u largua nga ajo.[ Shedhretudh-Dheheb,vëll.1,fq.304]


Marrë nga libri: “ Jeta është një hije venitëse” – Abdul Malik El-Kasim
Përgatiti: ehli_sunnet

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr