Thursday, April 26, 2012

Jeta është një pistë për gara






   Kjo jetë është ashtu sikur pista e garave ku kuajt dhe kalorësit e tyre garojnë të arrijnë fundin para të tjerëve. Kjo është e njejtë me njerëzit e kësaj jete, por ata nuk  e dinë se janë në garë, sepse janë të hutuar me pakujdesi. Ata harruan cdo gjë për Ditën e Gjykimit dhe nuk u përgatitën për ardhjen e pashmangshme të saj. Mirëpo, afatet e tyre të jetës gjithëherë po afrohen dhe po u vjen fundi.



   Hasani ka thënë: “ Ju dëshironi të jetoni as gjatë sa ka jetuar Nuhi a.s. edhe pse urdhri I Allahut (vdekja) godet cdo natë në derën e dikujt!”.[ Ez-Zuhd nga Hasan el-Basriu]



   Poashtu Ebu Hazim, Selame bin Dinar ka thënë: “ Nëse furnizimi modest është I mjaftueshëm për juve, atëherë ajo që është pak e mjaftueshmë do tju mjaftojë. Nëse dicka që është e mjaftueshme nuk ju mjafton, atëherë asgjë nuk do tju mjaftojë.” [Sifetus-Safvan,vëll.4,fq.65]



   Ne shpesh jemi dëshmitar të atyre që kanë shumë pasuri në këtë botë dhe largohën nga ajo me një qefinë të thjështë, sikur ai që nuk posedon asgjë nga kjo botë. Të gjithë ata bëhen të barabartë kur të shtrihen në gropën e varrit dhe të zhduken brenda tij. Varri atëherë bëhet ose kopsht prej kopshteve të Xhennetit ose gropë prej gropave të zjarrit.



   Cfarë pjesë të jetës duhet muslimani ti shmanget dhe e cila është e kritikuar në Kur’an? Ebu Safvan er-Ra’ini u pyet me këtë pyetje dhe ai u përgjigj: “ Cdo aspekt I kësaj jete që ju e doni për hirë të saj është e kritikuar. Cdo aspekt  I kësaj jete që ju e doni për hir të botës tjetër nuk përfshihet në aspektet e qortuara të jetës.” [ Tezkijetun-Nufus,fq.128]



   Gjithashtu Aliu r.a. e përshkroi këtë jetë me fjalët: “ Për aspektet e lejuara do të merresh në pyetje dhe gjërat e ndaluara të saj do t’ju çojnë në zjarr.”



   Transmetohet se Allahu I zbriti të Dërguarit Davud a.s. fjalët: “ O Davud! Unë e shikoj plakun në mëngjes dhe mbrëmje të çdo dite dhe I them: ‘O robi Im! Ju jeni plakur, lëkura juaj është rrudhur dhe eshtrat u janë dobësuar dhe kthimi juaj tek në është afruar, kështu që ndihuni I turpëruar nga Unë, sepse Unë jam I turpëruar nga ju!” [Ez-Zuhd El-Fa’I,fq.42]

 



Marrë nga libri: “ Jeta është një hije venitëse” – Abdul Malik El-Kasim
Përgatiti: ehli_sunnet

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr