Thursday, April 26, 2012

Gruaja e cila ja kaloj shum burrave

Havla bintu-l Ezver,

Grua shumë guximtare




Përshkrimi biografik i jetës së Havla bintu-l-Ezver është i ndërlidhur me trimërin të cilën ajo e tregoj në betejën e Edxhnadejnit. Në atë betejë, muslimanët nën komandën e Halid Ibn Velidit (radijAllahu anhu), u konfruntuan me bizntinët, të cilët udhëheqëshin drejtpërdrjet nga Herakliu. Havla, me tirmërin dhe guximin e saj të papërshkruar, ua kalonte edhe shumë meshkujve. Ajo fshehurazi dhe e maskuar luftone që ta shpëtonte vëllaun e saj, Dirarin nga robërija. Ajo i nxiste gratë tjera që të inkuadroheshin në betejë, me qëllim që t’i mbronin të robëruarit muslimanë dhe fenë islame.

Ajo ishte Havla bintu-l-Ezver, e cila –në njëren nga betejat që i kishin zhvilluar kundër bizantinëve- së bashku me një grup femrash ishin zën rob. Ajo i nxiste vazhdimisht gratë e tjera që të iknin nga robërija. Pasi ato nuk posedonin armë që të luftonin kundër bizantinëve, u oraganizuan në atë mënyrë që i nxorrën drunjët dhe tendat dhe luftuan me to kundër ushtarëve bizantinë. Këtë konfliktë e kishte udhëhequr Havla bintu-l-Ezver, me qëllim që të shpëtonin nga robëria.

Thuhet se vëllavi i kësaj trimëreshe- Dirar binu-l-Ezver, kishte qenë i robëruar në njërën nga betejat me bizantinët. Prandaj, motra e tij Havla, ishte veshur me rroba persiane, e kishte përgatitur kalin dhe ishte armatosur mirë,e kështu ishte nisur në drejtim të rradhëve të armikut. Me atë rastë, ajo –pasi që edhe veten e kishte vënë në rrezik- mbyti disa ushtar persian.

Muslimanët më largë fronit –ndër ta edhe Halid ibnVelidi- vështronin me një entuzjazëm të madh lëvizjet guximtare të Havles, duke besuar se bëhet fjalë për ndonjë luftëtarë mashkull, përderisa doli ajo nga vija e frontit dhe kur nga shtiza e saj pikonte gjak. Muslimanët vrapuan ta shikonin kush ishte ky burr muslimanë aq guximtar, dhe ja, vrejtën grua e cila quhej Havla bintu-l-Ezver. Në këtë rastë, ushtarët muslimanë fituan një elan të ri për luftë dhe filluan ti sulmojnë trimërishtë radhët e armikut, derisa e liruan vëlaun e saj nga robërija.

Lufta ndërmjet arabëve dhe bizantinëve zhvillohej me fitore dhe humbje variable, që do të thotë, herë korrnin fitore bizantinët, herë muslimanët. Në njëren nga betejat kundër bizantinëve, vëllau i Havlas, Dirari ra përsëri në robëri.Ajo u pikëlluar dhe vendosi që kësaj radhe t’iu hakmerret bizantinëve dhe ta lirojë vëllaun e saj Dirarin nga robërija.Havla bintu-l-Ezver u futë në rradhën e armikut duke kërkuar vëllaun e saj. Pasi që nuk mundi ta gjente atë, ajo filloji të bërtas me zë të lartë: “O vëlla! Motra jote sakrifikohet për ty”!

Pasi që ushtarët muslimanë e dëgjuan zërin e saj, vullneti i tyre u shtua dhe ata u futën në betejë kundër ushtarëve bizantinnë ku luftuan me ashpërsi. Aktivitetet luftarake të muslimanëve vazhduan deri në rrethimin dhe çlirimin e Antakisë, ku bizantinët i mbanin robë në një kështjellë. Në atë betejë muslimanët korrën fitore të dukshme, si dhe i liruan të gjithë të robëruarit e tyre.

Pas lirimit, Dirari shkoi tek motra e tij i gëzuar për fitoren të cilën ua dhuroi Allahu.

Havla bintu-l-Ezver ndërroi jetë në kohën kur kalif i muslimanëve ishte Othman ibn Affani (radijAllahu anhi), pasi që kishte marrë pjesë në shumë beteja dhe ndodhi të ndryshme historike. 1.




------------------------------
1. “Nisa’un lehunne mine-t-tahrihi-l-islam nesib” f. 53-54






Marrur nga: “Muslimanet Shembullore”

Autor: Mensur ibën Nasir el-‘Avaxhi



No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr