Thursday, April 19, 2012

MOTRA IME FISNIKE


MOTRA IME FISNIKE Motra ime, vajza e nënës fisnike, ruaje nderin, e bëhu besnike.

Mbroje moralin si vajzë fetare, se femra pa to nuk vlen fare.

Ajo është caktuar për burrin e vet, duhet të mbrohet si letër sekret.

Në qoftë se do të jetosh rehat e qetë,... asnjëherë natën mos shko diku vetë. Fatkeqësisht të tjerët ua ka...në ekspozuar, ke marrë pa zgjedhur dhe i ke huazuar.

Veshu e mbathu si vajzë besimtare, dhe nëpër rrugë bëhu këshilltare.

Gjendja shprehjet i argumenton, se vetëm fjala kudo nuk ndikon.

Kujtoje mirë punën që po bën, duhet ta mendosh se ku ajo të çon.

Duhet të adhurosh Krijuesin tënd, se nuk je e krijuar nga tjetërkënd.

O motra ime bëhu shembullore, mos u përul si disa shërbëtore.

Femrat All-llahu nuk i ka burgosur, por me mbulesën e tyre i ka përsosur.

Ai shumë më mirë i di nevojat e saj, vajza të mos mbesë asnjëherë ndër faj. Mosmbulesa e femrave për kohën e tashme, është një armë e mirë forcave të jashtme.

Ata ta hoqën formën që ke pasur, ke marrë pa zgjedhur atë që ke hasur.

Nën maskën e kulturës femrën e abuzojnë, me femrat tona ne fort po na lëndojnë. Për stërgjyshërit tuaj lexo historinë, çfarë ka qenë namusi për shqiptarinë.

Duke patur shansin ta fitosh xhennetin, mos të të bëjnë tradhtarët dru për xhehennemin.

Mëshira e Allahut të dhuroi çdo gjë, sepse ti përpara nuk ke qenë asgjë.

Motra fisnike ke shans sa je gjallë, të ikën nga dora kur të mblojnë me zallë.

O vajza besimtare dhe nëna fisnike, mbroje fenë tënde dhe bëhu besnike

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr