Vlerat e një gruaje të shkëlqyeshme
Personi
i parë që besoi, prej burrave dhe grave, ishte Hadixhja radiAllahu anha. Ajo
ishte e besimtarja e parë.
Ibn
Kethiri thotë:” Duke i kombinuar këto llogari shohim se Hadixheja ishte gruaja
e parë që pranoi Islamin udhëheqsja e grupit siç ishte.”
Dhe
gjithashtu ajo u parapriu burrave. Ajo ishte e para që besoi në Muhammedin
alejhi selam.
Tani,
çka e bëri Hadixhën të veçantë? Si u bë që ajo të ishte nga gratë më të mira që
ndonjëherë kanë jetuar. A ishte për shkak të karierës së saj, a ishte për shkak
të diturisë së saj, çka ishte pikërisht ajo që e bëri Hadixhen të jetë në mesin
e 4 grave që ndonjëherë kanë jetuar.
Mendoj
se duhet ti japim një rëndësi, veçanërisht motrat duhet të rikujtojmë storien e
Hadixhes radiAllahu anha dhe 3 grave tjera që janë të përmedura në Hadith,
Merjemi, Asija dhe Fatimja.
Në
qoftëse dëshiron të gjejsh diçka të përbashkët midis këtyre 4 grave do ta
gjejmë këtë në vazhdim:
1. Të gjitha
këto të 4-ta kishin zemra të forta shpirtërore. Kishin shpirta të fortë.
Imani i tyre ishte i fuqishëm, i fortë. Kjo
është diçka që qartë mund të shihet në rastin e të 4-ve. Ata kishin Iman të
fortë. Dhe besimi i tyre për Allahun azze ue xhel arriti nivelin e Jekinit.
Jekin është bindje e sigurtë që asgjë nuk mund të sjell dyshime në zemrë. Pra
zemra ka përvetsuar Imanin në nivelin që e bën zemrën të palëkundshme. Kjo
është jekin. Më gjërësisht është se kur njëri do të ketë më shumë besim në atë
çka beson sesa çka do të dëgjojë ose shikojë.
Është
sikurse sheh diçka para vetës mirëpo nuk e sheh. Kjo është niveli i Jekinit.
Është e qartë se këto 4 gra kishin këtë nivel të Imanit.
Tani
ta marrim për shembull Asijen. Asija gruaja e Firaunit. Asija ka pasur gjithçka
që një grua e kësaj bote do të dëshironte. Një gruaje që I intereson dunjaja do
të donte pasuri, jetë të rehatshme, do të dëshironte të ketë një burr të pasur
dhe të fortë, shërbetorë, fuqi. Ajo i kishte të gjitha.
Asija
donte të jep gjithë këtë vetëm për hir të Allahut azze ue xhel. Allahu
subhanehu ue teala e ka vendosur në një vend, në pallatë që ishte më i miri në
botë. Ajo tha: “O Allah unë dua një shtëpi në Xhennet”- “E atyre që besuan,
All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, më bën një
vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e veprave të
tij dhe më shpëto prej popullit mizor!” ( Sure; Tahrim- 11)
Allahu subhanehu ue teala I dha asaj burrin më
të fuqishëm dhe më të pasur. Ajo tha :”Nuk e dua këtë”, “Dhe Allahu të më
mbrojë prej Firaunit dhe veprave të tij”, nuk dua të kem asgjë me të.
Pra, kjo dëshirë që të heqë dorë nga të gjitha
këto aspekte të mira për hir të Allahut, është reflektim nga thellësia e
besimit. Pra, keni parasysh se Asija jetonte në një mjedis të keq dhe të korruptuar.
Ajo ishte e rrethuar me të keqen në çdo drejtim.
Megjithatë
ajo ishte në gjendje për ti kapërcyer gjitha rrethinat e saja dhe të lidh
zemrën e saj te Allahu. Kjo është një tjetër indikacion I fuqisë së Imanit, që
je I aftë të luftosh baticat që të rrethojnë në çdo anë dhe të mbash lidhje me
Allahun.
Dhe
mund të themi të njejtën për gjitha të tjerat. Pra, nën 1 kishin besim të
thellë në Allahun subhanehu ue teala që arrinin nivelin e Jekinit.
Sendi
i njejtë I dytë që e gjejmë mes tyre është se gjithë të 4-tat ose ishin gra të
mira ose nëna të mira. Kjo është diçka
që nuk mund të kaloj mirë me feministet ose ato motra që janë të prekura nga
feminizmi ose të ndikuara nga ajo linjë
e mendimit. Këto 4 gra nuk ishin të vlefshme për shkak të aktivizmit të tyre,
karrierës apo diturisë. Gjen diçka të njëjtë tek këto gra dhe ajo është ose gra
të mira ose nëna të mira. Asija dhe Merjemi, edukuan (rritën) dy prej të
dërguarve fisnik të Allahut. (Isau dhe Musa)
Hadixhja
radiAllahu anha ishte e shquar për shkak të përkrahjes së burrit të saj, dhe
nuk ishte për shkak se ishte biznismene kjo nuk ishte faktor i saj. Por ishte
sepse ishte një grua e shkëlqyeshme për Resulullahin alejhi ue sellem, dhe ajo
e përkrahu atë kur ai alejhi selam kishte nevojë për të. Resulullahi alejhi
selam gjithmonë e gjente Hadixhen në anën e tij.
Dhe
Fatimja radiAllahu anha ishte një grua e veçantë gjithashtu.
Për
tju treguar një shembull, Ali ibn Ebi Talibi radiAllahu anhu, dëgjoi se
Muhammedi alejhi selam ka pranuar disa shërbëtorë. Pra, ai dhe gruaja e tij
vendosën se duhet të shkojnë te Muhammedi alejhi selam dhe ti kërkojnë që tju
jep një shërbëtor, për shkak të punës së rëndë që Fatimja radiAllahu anha e
përjetonte në shtëpinë e saj.
Pra,
ata shkuan në shtëpinë e Resulullahit alejhi selam dhe ai alejhi selam nuk
ishte aty. Ata folën me Aishen radiAllahu anha, dhe I treguan asaj se
dëshirojnë ti kërkojnë Resulullahut alejhi selam tju jep një shërbëtore, për
shkak të vështirësisë që Fatimja radiAllahu anha po e përjetonte. Ajo vuante,
shërbente punë të vështira në shtëpinë e saj.
Muhammedit
alejhi selam I tregoi Aishja radiAllahu anha, dhe shkoi te shtëpia e Aliut dhe
Fatimes radiAllahu anhuma. Ali ibn ebi Talibi e transmeton këtë hadith dhe
thotë: “Muhammedi alejhi selam erdhi, dhe ne ishim gati të shtrihemi, dhe kur e
pamë Muhammedin alejhi selam u ngritëm” .Muhammedi alejhi selam tha: “Rini aty
ku jeni”, pra ato të shtrirë në krevatet e tyre. Ali ibn Ebi Talibi tha se
Muhammedi alejhi selam erdhi dhe u ul në mes neve, pra u afrua tek të dytë.
Tani,
Muhammedi alejhi selam ka treguar se e donte shumë vajzën e tij dhe kishte
thënë se “ Fatimeja është pjesë e imja., çka e lëndon atë më lëndon dhe mua,
dhe çka e kënaq atë më kënaq dhe mua” .
Ajo
ishte fëmija e vetme që jetoi, Dhe e donte atë shumë. Pra, Resulullahi alejhi
selam do të donte të bënte çka ishte më e mira për vajzën e tij. Ai donte që
vajza e tij të kishte jetën më të mirë.
Resulullahi alejhi selam kishte mundësinë ti jepte një shërbetore. Por a
e bëri atë?
Resulullahi
alejhi selam tha: “Kam diçka më të mirë për ty sesa një shërbetore, para se të
shkosh në krevat, thuaj SubhanAllah 33 herë, Elhamdulillah 33 herë, dhe Allahu
Ekber 33 herë, kjo është më e mirë për ty sesa një shërbëtore” .
Resulullahi
alejhi selam e dinte se vajza e tij ishte vajza më e mira prej më të mirave. Ai
alejhi selam, e dinte se ajo shërbente në shtëpinë e saj derisa duart e saja u
bënë të ashpra, lëkura në dorën e saj ishte trashur. “
Megjithatë
Resulullahi alejhi selam e këshilloi të vazhdojë ashtu, dhe I tha në vend të
shërbëtores do të jap këtë dhuratë: SubhanAllah, Elhamdulillah dhe Allahu Ekber
“. Dhe pastaj Ali ibn Ebi Talibi, tha se Fatimja po punonte shumë dhe tregoi se
e përdorte gurin e mullirit derisa duart e saja u bënë të ashpra dhe të vrazhda.
Ajo merrte uj prej pusit derisa I bëheshin shenja në qafën e saj, ajo e
pastronte shtëpinë derisa rrobat e saja ndyteshin, dhe gatuante derisa e
dëmtonte fytyrën e saj”.
Pra,
kjo ishte vajza e njeriut më të mirë që ka jetuar ndonjëherë Muhammedit alejhi
selam. Dhe ishte vajza e tij e vetme, dhe ai alejhi selam e dinte se çka ajo po
përjetonte. Dhe kjo ishte ajo që e bëri Fatimen radiAllahu anha në mesin e 4
grave më të mira që kanë jetuar
ndonjëherë. Për dituri, Aisheja ishte më e ditur se Hadixheja dhe Fatimja.
Gjithashtu ajo nuk e kishte nivelin e njëjtë që e kishin Hadixheja dhe
Fatimeja.
Pra,
motra mendoni për ardhmërinë dhe prioritetet tuaja, nuk duhet të themi se nuk
duhet të mësojmë apo të mos jemi islamikisht aktive.
Por
dëshirojmë të dijmë se ku është shpërblimi i madh.
Të
gjithë jemi të inkujaruar të përmbushim rolet tona, të jemi më të mirët, dhe të
mësojmë më së shumti, por ka gjëra që janë më shumë të
rëndësishmë(shpërblyeshme) se të tjerat, pra të zgjedhim ibadetin tonë.
Shejh Enver el Avlaki ( shehid inshaAllah)
Përkthyer nga EneMuslimah
Mashaallah
ReplyDelete