Saturday, April 21, 2012

◘ Mrekullia dhe sinqeriteti i një gruaje në mbështetjen në Allahun ◘

Nuk kam parë durimtare të tillë si bashkëshortja jote, çfarë vepron ajo?
 


Për çdo njeri të cilin e ka sprovuar Allahu me sëmundje, për çdo njeri të cilin e ka sprovuar Allahu me sprova të ndryshme, për çdo njeri i cili vrapon pas mjekëve duke kërkuar shërimin dhe mendon se shërimi është vetëm në dorën e tyre, për çdo njeri i cili ka trokitur në dyert e njerëzve e nuk ka gjetur përgjigje, për çdo njeri që ka harruar të trokasë në derën e Allahut, për çdo njeri i cili i ka humbur shpresat, për çdo njeri që nuk i është mbështetur Allahut sinqerisht, për çdo njeri që e ka zemrën e copëtuar, për çdo njeri…

Doktor (kardiolog) Halid El Xhubejr ka treguar:
Erdhi një grua duke tërhequr hapat e saj, ndërsa në krah mbante fëmijën e saj të cilin e kishte lodhur sëmundja. Nëna, e cila ishte afër moshës dyzet vjeçare, e shtrëngonte të voglin në gjoksin e saj sikur të ishte një pjesë prej trupit të saj. Gjendja e tij ishte kritike dhe zhurma e frymëmarrjes në gjoksin e tij dëgjohej prej larg.E pyeta nënën e tij: Sa vjeç është fëmija? Tha: dy vjeç e gjysmë.

Ia bëmë kontrollin e duhur dhe pasi vuante nga damarët në zemër, e operuam. Pas dy ditësh gjendja e fëmijës u përmirësua. Nëna u gëzua shumë dhe sa herë që më shikonte më thoshte: kur do të dalë nga spitali, o doktor?
Kur desha t’i japë leje për dalje nga spitali, papritmas fëmija pësoi gjakderdhje në fyt, gjë që shkaktoi ndaljen e zemrës.

Fëmija i vogël e humbi vetëdijen. Mjekët u mblodhën në dhomën e tij dhe edhe pasi kaluan disa orë ata nuk mundën ta sillnin në vete. Njëri prej kolegëve shpejtoi dhe i tha nënës së fëmijës: ka mundësi që fëmija yt ka pësuar paralizë në tru dhe mendoj se nuk ka shpresë për jetë.

Doktori thotë, u ktheva nga ai duke e qortuar pse ia tha asaj këtë. E shikova nënën e fëmijës, e pasha Allahun nuk tha asgjë tjetër përveçse: Shëruesi është Allahu, pastaj në vetvete tha: E lus Allahun nëse është hair për të shërimi, ta shërojë.
Më pas heshti, shkoi dhe u ul në një karrige, nxori musafin e saj të vogël dhe filloi ta lexonte.

Dolën mjekët, dola edhe unë me ta. Unë kaloja shpeshherë nga fëmija i vogël por gjendja e tij nuk ndryshonte. Ishte si kufomë mbi shtrat të bardhë.Shikoja nga nëna e tij gjithashtu dhe edhe gjendja e saj nuk kishte ndryshuar. Herë e shihja duke lexuar Kur’an e herë duke u lutur për djalin e saj.

Pas disa ditësh më lajmëroi njëra prej infermiereve se fëmija i vogël kishte filluar të lëvizte. E falënderova Allahun dhe i thashë nënës së tij: për hair nëna e Jasirit, të përgëzoj, Jasiri ka filluar të përmirësohet ndërsa ajo tha vetëm një fjalë të vetme: elhamdulilah, elhamdulilah. (Falënderimi i takon Allahut, falënderimi i takon Allahut).

Pasi kaluan njëzet e katër orë ne u befasuam me fëmijën, të cilin e kaploi gjakderdhje e njëjtë si më parë dhe iu ndal zemra përsëri. Trupi i tij i vogël u lodh saqë humbi lëvizjen dhe ndjenjat. Hyri njëri prej mjekëve që ta përcaktojë gjendjen e tij e nëna e dëgjoi mjekun duke thënë se ka pësuar paralizë në tru. Ajo tha: Elhamdulilah ala kul li hal, (Falënderimi i takon Allahut për çdo gjendje), shëruesi është Zoti im.

Pas disa ditësh u shërua i vogli por nuk kaluan vetëm se disa orë dhe përsëri pësoi gjakderdhje në zemër, e humbi përsëri lëvizjen dhe ndjenjat. Pas disa ditësh erdhi në vete por prapë pësoi gjakderdhje tjetër. Ky lloj i gjendjes ishte i çuditshëm, nuk kisha parë diçka të ngjashme ndonjëherë në jetën time. Kjo gjakderdhja u përsërit gjashtë herë radhazi dhe nuk dëgjoje prej nënës së tij gjë tjetër vetëm se Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut), shëruesi është Zoti im.

Pas kontrolleve dhe mjekimeve të shumta mjekët e ndalën gjakderdhjen në rrugët e frymëmarrjes dhe pas gjashtë javësh Jasiri filloi të lëvizte. E pashë personalisht gjendjen e tij dhe i thashë nënës së tij: gjendja e djalit tënd është shumë në rrezik.Ajo tha: Shëruesi është Allahu dhe shkoi e u ul për t’i lexuar djalit Kur’an. Pas dy javësh ai u shërua nga tumori, e ne e falënderuam Allahun e Lartësuar për këtë.

Nëna filloi të përgatitej për të dalë nga spitali me fëmijën e saj por pas tri
ditësh ai pësoi infeksion të rëndë në veshka dhe gati sa nuk vdiq, ndërsa nëna e tij akoma ishte e përmbajtur, e mbështetur në Allahun dhe përsëriste fjalët: Shëruesi është Allahu, e më pas shkonte dhe lexonte Kur’an.

Kaluan ditë dhe ne vazhdonim me mjekime pandërprerë. Kjo gjendje zgjati më shumë se tre muaj. Pas tre muajsh veshkat e tij u përmirësuan dhe për këtë falënderimi i takon Allahut. Por pas disa javësh i vogli u sëmur nga një sëmundje e çuditshme të cilën nuk e kisha parë ndonjëherë më parë në jetën time. Kishte infeksion në cipën e kristaltë që rrethon zemrën, gjë që detyroi hapjen e gjoksit dhe lënien hapur për të dalë qelbi. Nëna e tij e shikonte atë në këtë gjendje dhe përsëriste fjalët: Lus Allahun e Lartësuar që ta shërojë, Ai është shëruesi, më pas largohej prej tij, shkonte ulej në karrigen e saj, hapte Kur’anin dhe fillonte të lexonte prej tij.

Nganjëherë shikoja nënën e tij por gjithmonë ajo ishte me Kur’anin në dorë, duke lexuar dhe nuk kthehej të shikonte përreth saj. Ndërkohë, kur hyja në‘shok-dhomë’ shihja të sëmurë të ndryshëm dhe shoqëruesit e tyre. I shihja të sëmurët duke bërtitur ndërsa disa të tjerë duke gjëmuar ndërsa shoqëruesit e tyre duke qarë, të tjerë duke vrapuar pas mjekëve përderisa nëna e Jasirit qëndronte ulur në karrige duke lexuar Kur’an. Ajo nuk kthehej të shikonte ata të cilët bërtisnin, nuk vraponte pas mjekëve dhe nuk fliste me askënd. Ndjeja sikur ajo të ishte kodër.

Edhe pas gjashtë muajsh në ‘shok-dhomë’, Jasiri i vogël nuk shikonte, nuk fliste dhe nuk lëvizte. Gjoksin e kishte të hapur e ne menduam se ky ishte përfundimi i tij, përderisa nëna e tij lexonte njëjtë Kur’anin, ishte e durueshme, nuk ankohej dhe nuk shqetësohej. Pasha Allahun nuk më ka folur asnjë fjalë dhe nuk më ka pyetur për gjendjen e djalit të saj përveç nëse unë i tregoja për të. Burri i saj i cili ishte mbi dyzet vjeç më takonte nganjëherë te djali i tij dhe nëse ai kthehej nga unë për të më pyetur për djalin, gruaja ia bënte me shenjë, me dorë, e qetësonte dhe ia përkujtonte se shëruesi është Allahu.

Pas dy muajsh u përmirësua gjendja e Jasirit dhe e kaluam në repartin e
fëmijëve. Pas përdorimit edhe të disa llojeve të ilaçeve dhe ushtrimeve, Jasiri u shërua dhe doli nga spitali duke ecur, duke shikuar dhe duke folur sikur mos t’i kishte ndodhur asgjë më parë.

E çuditshmja ndodhi pas një viti e gjysmë kur në klinikën time hyri babai i Jasirit e pas tij hyri edhe gruaja e tij e cila mbante në dorë fëmijën e saj të vogël. Kishin për t’i bërë një kontroll tek njëri nga kolegët e mi por ata erdhën tek unë për të më përshëndetur. I thashë atij: Mashallah (çka dëshiroi Allahu), ky fëmijë a është i gjashti a i shtati në familje? Ai m’u përgjigj: Ky është fëmija ynë i dytë. Djali i parë është ai të cilin e ke mjekuar ti vitin e kaluar, ai është fëmija ynë i parë. Na ka begatuar Allahu me të pas shtatëmbëdhjetë vitesh martese.

Ula kokën duke kujtuar paraqitjen e nënës tek djali i saj, nuk ia kisha dëgjuar zërin dhe nuk kisha dëgjuar prej saj asnjë ankim.

Thashë në vetvete: Subhanall llah, pas shtatëmbëdhjetë vitesh prej durimit dhe llojeve të mjekimit nga steriliteti, u furnizua me fëmijë, e shikonte duke i vdekur para syve të saj disa herë e ajo nuk dinte gjë tjetër përveçse LAILAHE IL LALL LLAH, Shëruesi është Allahu. Çfarë gruaje është kjo?!
E mora bashkëshortin e saj në dhomën tjetër dhe i thashë: Nuk parë durimtare të tillë si bashkëshortja jote, çfarë vepron? Ai më tha: doktor unë jam e martuar me të qe njëzet vjet dhe nuk kam parë ndonjëherë që ajo ta lë namazin e natës vetëm për ndonjë arsye të fesë, qe njëzet vjet nuk e kam dëgjuar ta përgojojë dikë, qe njëzet vjet kur unë nisem për punë, më përqafon dhe lutet për mua dhe kur kthehem vepron të njëjtën gjë dhe pasha Allahun, doktor, mua më vjen turp prej saj.

Prej fryteve kësaj ngjarje

  1. - Dorëzimi i plotë në kadanë dhe kaderin e Allahut duke u bazuar në shkaqet.
  2. - Besimi dhe mendimi i mirë për Allahun e Lartësuar.
  3. - Përkujdesja ndaj leximit të Kur’anit për të sëmurin sepse ai është shërim edhe për sëmundjet e organizmit.
  4. -Mjekët dhe ilaçet e të ngjashme ngelin shkak për shërimin. Duhet t’i drejtohemi dhe të lidhemi plotësisht me Shëruesin, i cili është Allahu.
  5. -Mjeku duhet të jetë i mençur, të posedojë mjeshtëri në sjelljen me të sëmurin dhe shoqëruesit e tij duke ua ngritur moralin dhe duke ua lehtësuar atyre çështjen sepse ky është një aspekt i rëndësishëm në shërim.
  6. - Namazi i natës len gjurmë të mëdha te njeriu në përballimin e
  7. vështirësive dhe krizave.
  8. - Bindja e gruas ndaj burrit të saj. Edukata dhe butësia me të është ndër afrimet më të mëdha te Allahu i Lartësuar.

Mos na ndani nga lutjet!

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr