Si t'jua mësojmë
fëmijëve tanë Teuhidin?
Kur ne duam t’ia mësojmë fëmijëve tanë Teuhidin (monoteizmin në Islam), a duhet të lexojmë tekste klasike dhe libra që janë në këtë drejtim?
Jo, kjo nuk është e nevojshme në fazët e hershme të jetës së tyre, sepse kjo kërkon orë të gjata të vëmendjes dhe punë të mundshme, e cila është e vështirë per fëmijët.
Më vonë në jetë, mund ta bëjmë këtë, kur niveli i tyre i të kuptuarit lejon që ata të kuptojnë se çfarë është duke iu lexuar dhe thënë atyre. Fillimisht, mund t’ua percjellim atë që dëshirojmë në atë formë duke ua lidhur me tregimet e shokëve të Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem, të cilët i dhanë përparsi besimit të tyre dhe adhurimit ndaj Allahut mbi jetës në vendbanimet e tyre dhe mesit të familjeve dhe fiseve të tyre, dhe t’ua theksojmë se kjo ishte për shkak se shokët e Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem kuptuan se arsyeja pse Allahu na krijoi neve ishte qe vetem ta adhurojmë Atë.
Njëashtu, mund të përdorim edhe mjete të tjera për mësimin e tyre, si p.sh:
Të përdorim raste studimi të Kur’anit:
Në këtë rast, prindi mund të ndalet në ajetet e caktuara të cilat adresojnë aspekt të veçantë të Teuhidit dhe që shpjegojnë atë. Shembull për këtë është ajeti që trajtojnë historinë e Isës alejhi ve selem, dhe që ai nuk është kryqëzuar si pretendojnë të krishterët, por prindi duhet të zgjedhë shprehje të thjeshta që janë në nivelin e të kuptuarit të fëmijës.
Tregimet rreth Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem,dhe shokëve të tij dhe herojve të tjerë në Islam:
Fëmijët dëshirojnë të dëgjojnë tregime, dhe kështu prindërit duhet të përfitojnë nga ky interes në to. Nuk duhet thjesht të tregohet tregimi pa i theksuar çështjet e caktuara dhe pa theksimin e mësimeve që mund të nxirren nga këto ngjarje.
Komentimi mbi disa ngjarje:
Dikush mund ta kujtojë fëmijën për masakrën që u zhvillua tek muslimanët në Bosnje dhe krimet që aktualisht janë duke u zhvilluar te muslimanët në Palestinë, Irak dhe vende të tjera dhe t’ua bëjnë të qartë se vuajtja e tyre është për shkak të besimit të tyre dhe për shkak se ata janë Muslimanë. Kjo do ta bëjë fëmijën t’i vijë keq për vllezërit e tij Muslimanë.
Shfrytezimi i disa situatave të caktuara:
Kur fëmija është i sëmurë, prindi mund të rrenjos në të parimin se vetëm Allahu është Ai që mund ta shërojë dhe se mjekësia nuk është veçse një mjet dhe se Allahu e bëri atë shkak për shërim. Duhet sqaruar se Allahu është i vetmi që mund të sjell dobi apo të shkaktojë dëm, dhe se Ai është i vetmi ku duhet kërkuar strehim për të hequr ndonjë dëm. Prindërit duhet ti shfrytëzojnë të gjitha situatat e tjera qe të rrenjosin parimet e ndryshme të Teuhidit.
Vendosja e një shembulli të mirë:
Prindi mund të jetë një mjet për të futur vlera të caktuara dhe baza të Teuhidit me sjelljet dhe veprimet e tij apo saj. Për shembull, prindi mund ta lavdërojë një person para fëmijës së tij vetëm se ai është i drejtë ose një që lufton në Xhihad. Poashtu, prindi mund ta nënçmon{apo ç’vlerësojë} një person tjetër sepse ai është një jobesimtar.
Kjo ua sqaron fëmijëve një nga parimet e besimit, dhe kjo është se dashuria dhe urrejtja-qe të dyjat behen për hir të Allahut dhe jo sepse disa e disa persona na privuan nga formimi i një pune ose të holla që kemi dëshiruar. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm para fëmijëve të tyre që te mos miratojnë fëmijët zakon të keq, sepse prindi është ai cili ka ndikim më të efektshëm tek fëmijët.
Korrigjimi i koncepteve apo fjalëve të gabuara:
Gjatë aktiviteteve të përditshme të fëmijës, ata mund të shprehin ose të bëjnë diçka Islamikisht të gabuar ose në kundërshtim të Teuhidit dhe është roli i prindërve për ti korrigjuar ato. Fëmija mund të betohet në tjetër përveç Allahut, dhe i bëhet e detyrueshme prindit të sqarojë se kjo është një formë e mosbesimit dhe shoqërimit me Allahun, e kështu me radhë.
Fëmija mund të dëgjojë në shkollë se Babadimri është njeri i mirë i cili sjell dhurata dhe gjëra të këndshme, atëherë prindi patjetër duhet të sqarojë që ky Babadimër është simbol për jo-muslimanët (domethënë të krishterëve) dhe se ai nuk është asgjë tjetër vetëm se mit i përbërë nga ata, dhe se i vetmi që ka fuqinë të sjell dobi apo shkaktojë dëm është vetëm Allahu.
Poashtu, në qoftë se fëmija sheh në TV që një karakter i caktuar kontrollon erën apo shiun, prindërit duhet patjetër t’ua sqarojnë së kjo është shoqërim me Allahun dhe se këto janë cilësi që janë vetëm të Allahut.
Këto ishin disa sugjerime të mjeteve të thjeshta dhe të rëndësishme dhe metoda përmes të cilave prindërit mund t’ua sqarojnë aspektet dhe parimet e Teuhidit fëmijëve të tyre.
Mashaallah shume teme e qelluar. Allahu ju shperblefte per blogun ♥
ReplyDelete