Shejh Muhammed ibn Salih el Uthejmin
Teuhidin ua mëson ashtu siç ua mëson edhe çështjet e tjera të fèsë, dhe prej librave më të mirë në këtë temë është el usul eth-theletheh "Tri Parimet" i dijetarit Muhammed ibn Abduluehhab.
Nëse ua mëson atyre pëmendësh dhe ua shpjegon atyre në një mënyrë të përshtatshme për mendjet e tyre, është një hajër i madh, sepse libri është i ndërtuar mbi pyetjen dhe përgjigjen, është i ndërtuar mbi thjeshtësinë dhe nuk ka ndërlikime. Më pas i tregon për argumentet (shenjat) e Allahut në mënyrë që të zbatojë atë që është përmendur në librin e vogël. I thua: kush e ka krijuar Diellin? Kush e ka krijuar Hënën, yjet, ditën, natën? I thua: Ai i Cili e ka krijuar Diellin është Allahu. I thotë se Ai i Cili e ka krijuar Hënën, yjet, ditën, natën dhe gjithçka, është Allahu (azze ue xhel-le). Kjo, në mënyrë që fëmija të rritet në natyrshmërinë e tij, sepse njeriu është i lindur në teuhidin (njësimin) e Allahut (azze ue xhel-le), siç ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):
“Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e tij, por janë prindërit ata që e kthejnë në çifut, të krishter apo mexhusi.”
Poashtu u mëson atyre sesi të marrin abdes, duke ua thënë dhe vepruar abdesin përpara tyre, e kështu dhe namazi.
Kjo, gjithnjë duke i kërkuar ndihmë Allahut (azze ue xhel-le), duke kërkuar prej Allahut që t’i udhëzojë dhe duke iu shmangur çdo fjale të gabuar apo vepre të ndaluar. Nuk i mëson ata me gënjeshtër, tradhti, apo morale të tjera të ulëta, edhe nëse ai vetë i ka këto vese siç është pirja e duhanit psh, nuk duhet që duhanin ta pijë në sytë e tyre, sepse kështu i mëson me këtë veprim dhe ua thjeshtëson atë. Çdo familjar është përgjegjës për pjestarët e shtëpisë sepse Allahu (tebareke ue teala) thotë:
“O ju të cilët keni besuar! Ruani vetet dhe familjet tuaja nga Zjarri.” [Et Tahrim:6]
Mbrojtja jonë për ta, është duke i mësuar me vepra të mira dhe duke i mësuar që t’i largohen veprave të këqija. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Burri është përgjegjës për familjen e tij, dhe do të japë llogari për të.”
Le ta dijë çdo baba se të qënit fëmijët e mirë, është në interes të tij për si për në Dunja ashtu dhe për në Ahiret. Kjo, sepse njerëzit më të afërm për babain dhe nënën janë fëmijët e mirë, djem apo vajza qofshin.
“Nëse njeriu vdes, veprat e tija ndërpriten përveçse tre: sadaka e vazhdueshme, dije e dobishme ose një fëmijë i mirë i cili lutet pët të.”
Lusim Allahun (subhanehu ue teala) që të na ndihmojë të gjithëve në bartjen e amanetit dhe përgjegjësisë që na ka dhënë.
No comments:
Post a Comment
Jezakumullahu khayr