Shlyerja e marrëdhënieve gjatë agjërimit të Ramazanit është:
Lirimi i një robi, nëse nuk ka mundësi agjërimi i dy muajve njëri mbas tjetrit, nëse nuk mundet atëherë ushqimi i gjashtëdhjetë të varfërve. Përjashtohet nga ajo që përmendëm rasti kur bashkëshortët janë udhëtarë dhe kryejnë marrëdhënie duke qenë agjërueshëm, sepse agjërimi për udhëtarët nuk është i detyruar, për ata kërkohet që ta kompensojnë këtë ditë pas Ramazanit.
20. Gruaja e moshuar dhe ajo që është e sëmurë dhe s'ka shpresë për shërim, nuk agjëron, ato duhet të ushqejë çdo ditë nga një të varfër nëse nuk munden të agjërojnë, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve.
21. E sëmura nëse e dëmton atë agjërimi, nuk i lejohet asaj të agjërojë. Nëse ka pak vështirësi aq sa nuk e dëmton agjërimi pëlqehet që ajo të mos agjërojë. Por nëse nuk ka vështirësi duhet të agjërojë.
22. Lejohet për gruan që është udhëtare të mos agjërojë për shkak të udhëtimit edhe nëse nuk ka vështirësi. Nëse ka vështirësi, atëherë pëlqehet për të mos agjërimi.
23. Një grua që agjëron nëse bën nijet se do ta prishë agjërimin, në këtë rast agjërimi i saj prishet, sipas mendimit më të mirë të dijetarëve. Nëse është agjërim i detyrueshëm duhet ta vazhdojë agjërimin e asaj dite dhe ta zëvendësojë atë më pas.
24. Nëse dezerton gruaja nga Islami (Allahu na ruajt!) gjatë agjërimit prishet agjërimi i saj dhe kjo në mendimin unanim të dijetarëve dhe nëse ajo kthehet në Islam duhet ta zëvendësoj atë.
25. Një grua jobesimtare nëse pranon Islamin gjatë ditës, ajo duhet të vazhdojë të agjërojë pjesën tjetër të ditës, dhe nuk i detyrohet asaj të zëvendësojë atë që kaloi edhe ditën që pranoi Islamin.
No comments:
Post a Comment
Jezakumullahu khayr