Friday, June 29, 2012

Për gratë në Ramazan /3

Të pëlqyerat e Ramazanit

Nga të pëlqyerat e Ramazanit:

1. Kujdesja ndaj ngrënies së suhurit dhe vonimi i tij.
2. Shpejtimi i hapjes (iftari) pasi të sigurohesh që ka perënduar dielli.
3. Hapja e agjërimit me hurmë ose ujë.
4. Lutjet në hapjen e agjërimit se lutjet e agjëruesit nuk kthehen.
5. Kujdesja për namazin e teravive.
6. Kujdesja për leximin e Kuranit dhe mësimi i tij.
7. Organizimi iftareve për agjëruesit.
8. Shtimi i dhënies dhe bamirësisë.
9. Shkuarja për umre në Ranazan.
10. Shtimi i përpjekjes në dhjetë ditët e fundit.
11. Kërkimi i natës së kadrit dhe shfrytëzimi i saj me adhurim, lutje, dhe përkujtim.
12. Hyrja në dhjetë ditët e fundit në itikaf.

Të papëlqyerat e agjërimit


1. Teprimi i futjes së ujit në hundë dhe gojë në marrjen e abdesit.
2. Mbledhja e pështymës dhe gëlltitja e saj, ndërsa gëlltitja e saj pa e mbledhur nuk përbën problem. Gëlltitja e gëlbazës nuk lejohet. Por a prishet agjërimi? Ka dy mendime të dijetarëve dhe më e sakta është se nuk prishet.
3. Ka përmendur Shejh Uthejmini -Allahu e mëshiroftë!- se është më mirë që ajo që është me menstruacione dhe lehona të hanë dhe të pinë fshehurazi. Kështu që kjo tregon se ngrënia e tyre në sy të njerëzve në Ramazan s'është mirë.
4. Agjërimi në udhëtim duke patur vështirësi.
5. Agjërimi i gruas që ka foshnje në gji ose shtatzënës nëse kanë vështirësi.
6. Agjërimi i të sëmurës nëse ai i jep vështirësi.
7. Lënia e ushqimeve të mbetura midis dhëmbëve.
8. Përdorimi i pastës së dhëmbëve sepse ajo depërton dhe është e vështirë ruajtja prej saj.
Gjërat që s’e prishin agjërimin
1. Përdorimi i supostove qofshin nga vagina apo anusi.
2. Të përdorë agjëruesja krem për zbutjen e buzëve.
3. Analizat e gjakut kur nevojiten.
4. Dalja e gjakut për shkak të istihadës, emoragjisë apo plagëve.
5. Përdorimi i parfumit.
6. Përdorimi i misvakut.
7. Përdorimi i kënasë dhe makijazhit.
8. Bërja e gjilpërave joushqyese qofshin në damarë apo në muskuj.
9. Të puthësh gruan ose përkëdhelja e saj, me kusht nëse e përmban veten, nëse u del sekrecioni i orgazmës prishet agjërimi i tyre.
10. Përdorimi i pompës në gojë për atë që është me sëmundjen e azmës.
11. Bërja e klizmës në rast nevoje (klizma është futja e lëngjeve në zorrën e trashë nga poshtë për t’u pastruar ose për t’u liruar nga shtrëngimet e barkut).
12. Vonimi i larjes nga xhunubllëku ose menstruacionet apo lehonia deri në lindjen e agimit.
13. Freskimi me ujë gjatë ditës së agjërimit për të larguar vapën.
14. Përdorimi i pikave ne vesh dhe sy. Ndërsa pikat e hundës nuk lejohet gjatë agjërimit sepse hunda është depërtuese.
15. Hemorragjia e shtatzënës nuk e dëmton agjërimin.
16. Shikimi i ëndrrave eksituese nuk e prish agjërimin.
17. Nëse harron dhe ha e pi s’është problem dhe agjërimi i saj është i saktë, por nëse kujtohet duhet ta ndërpresë menjëherë dhe nëse ka ushqim në gojë ta hedhë e të mos e kapërdijë.
18. Të provuarit e ushqimit në rast nevoje me kusht që të mos e shkojë atë poshtë.

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr