Gjërat që e kundërshtojnë Ramazanin
1. Mos njohja e shumë grave rregullat e agjërimit.
2. Bërja e muajit të Ramazanit muaj ngrënie, pirje, gjumë dhe dembelizëm.
3. Angazhimi i shumë grave me konkurse, telenovela dhe të tjera gjëra.
4. Dalja e grave për namaz teravie të zbukuruara dhe të parfumosura.
5. Dalja e tepërt nëpër tregje në Ramazan.
6. Humbja e netëve të fundit të Ramazanit me përgatitjen për festë.
7. Pengimi i vajzave të vogla nga agjërimi.
8. Vonimi i namazeve nga koha e tyre pa shkak.
9. Nxitimi në faljen e teravive.
10. Disa gra pastrohen nga menstruacioni ose lehonia pak përpara agimit dhe nuk mund të lahen për shkak të kohës së ngjeshur dhe atë ditë nuk e agjërojnë si shkak se e zuri agimi të pa pastër dhe kjo është gabim, ajo duhet të agjërojë edhe nëse nuk është larë, kështu që lahet dhe falet më pas.
Këshilla për gruan
E para: Frikësimi ndaj Allahut të Madhëruar dhe besimi se Ai me të vërtetë është i Dituri ndaj robërve të Tij dhe do t’i llogarisë të gjitha punët, fjalët dhe nijetet (qëllimet) e tyre. Nëse muslimani ndjenë këtë ndjenjë, atëherë angazhohet me adhurime dhe lënien e kundërshtimeve, si dhe shpejton për kërkimin e faljes.
E dyta: Shtimi i përmendjes së Allahut dhe leximi i Kuranit, sepse ajo e bënë zemrën të butë. Allahu i Madhëruar thotë: ‘Ata që besuan (në Njësinë e Allahut, në të Dërguarin e Tij, në Islam) dhe zemrat e të cilëve gjejnë prehje duke përkujtuar Allahun; nuk ka dyshim se me përkujtimin e Allahut vërtet që zemrat gjejnë prehje.’ Er Rad, 28.
Ndërsa në suren Enfal ajeti 2 Allahu thotë: ‘E besimtarë janë vetëm ata të cilët, kur përmendet Allahu, ndjejnë frikë në zemrat e tyre.’
E treta: Largimi i shkaqeve të cilat e ngurtësojnë zemrën dhe e largojnë nga Allahu dhe ajo është çdo e keqe dhe përzierja me të këqijtë, ngrënia e të ndaluarës dhe shkujdesja ndaj përmendjes së Allahut, si dhe shikimi i filmave të pisët dhe prishës të moralit.
E katërta: Qëndrimi i gruas në shtëpi dhe mos dalja e saj nga ajo, vetëm se me shkak dhe të kthehet shpejt në të, pasi ta kryej atë që i nevojitet.
E pesta: Gjumi natën, sepse ai të ndihmon në ngritjen herët në fund të natës, dhe e lehtëson gjumin e ditës dhe kryerjen e namazeve në kohët e tyre, si dhe e kalon kohën në adhurime.
E gjashta: Ruajtja e gjuhës nga thashethemet, përgojimi, dëshmia e rremë, fjalët e ndaluara dhe angazhimi i saj në punë me përmendjen e Allahut.”
No comments:
Post a Comment
Jezakumullahu khayr