Thursday, July 12, 2012

Gruaja është krijuar prej brinjës së burrit.♥

 
 
Ajo është shoqëruesja jote, jo robi yt, andaj trajtoje ashtu siç duhet dhe siç e meriton

Gruaja është krijuar prej brinjës së burrit.
Ajo nuk është krijuar prej kokës së tij, që të jetë në krye të tij.

... As nuk është krijuar nga këmbët e tij që të shkelet mbi të.
Ajo është bërë nga ana e tij për të qenë pranë tij.

Prej nën krahut të tij, që të jetë e mbrojtur nga ai.
Afër zemrës së tij, që të duhet nga ai.

Ajo është shoqëruesja jote, jo robi yt, andaj trajtoje ashtu siç duhet dhe siç e meriton.

Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Pranoni rekomandimin që grave t'u bëni mirë. Vërtetë gruaja është krijuar prej brinjës, kurse pjesa më e lakuar e brinjës është më lartë. Nëse provon ta drejtosh, do ta thyesh, e nëse e le çfarë është, ajo mbetet e shtrembër. Andaj, pranoni rekomandimin ndaj grave.'' (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

No comments:

Post a Comment

Jezakumullahu khayr