Jetonte një vajzë në Arabinë Saudite dhe ishte e përkushtuar për fenë e Zotit, ajo praktikonte Islamin në vepër. Adhuronte Allahun dhe bënte thirrje për në rrugën e Tij, çdo mëngjes I telefononte shoqes së saj për t’u zgjuar për namazin e sabahut dhe pastaj për të shkuar në shkollë. Rrugës për në shkollë vazhdimisht lexonte Kuran. Ishte shembull ...me mbulesën e saj. Ajo nën mantelin (hixhabin) e saj veshte rroba (pizhama) që I mbulonin trupin, kur e pa nëna e saj e habitur I tha se pse po e bën një gjë të tillë, pasi manteli është I mjaftueshëm, kurse ajo ia ktheu kam frik që të më kapet manteli diku dhe të më zbulohet ndonjë pjesë e trupit. Dhe kështu një ditë derisa po udhëtonin me shoqe për në shkollë, makina në të cilën ishin hipur u përplas dhe ndodhi ma e keqja, vajza kishte vdekur dhe ishte problem për ta nxjerrë kufomën. Erdhën ekipet e zjarrfikësve bënë prerjen e hekurave derisa e nxorën vajzën, pastaj treguan se gjatë gjithë procesit të nxjerrjes së kufomës asnjëherë nuk ndodhi që t’iu zbulohej ndonjë pjesë e trupit. Po pra e kishte ruajtur Allahun dhe Allahu e ruajti atë.
Kurse sot bëjnë gara se cila po zbulohet më tepër, a thua vallë si do të jetë përfundimi I tyre?!
No comments:
Post a Comment
Jezakumullahu khayr