Saturday, May 26, 2012

Dhoma ime ☺


Në dhomën time, në krevetin tim e pyeta veten:

cilat janë shkaqet e suksesit në jetë?

e gjeta përgjigjen brenda dhomës....

 

Tavani më tha: mbaji ambiciet lartë

Dritarja më tha: shikoje botën

Pasqyra më tha: mendo para se të veprosh

Dera më tha: shtyj fortë për të arritur synimin e caktuar

Poashtu nuk haroj se toka më tha: bën sexhde, falu dhe lutu atë që të ka krijuar.

Mosha e përshtatshme për martesë - Shejh Ibën Baz


Pyetje: Cila është mosha e përshtatshme për burrat dhe gratë që të martohen? Disa nga të rejat e sotme nuk pranojnë martohen me burra më të vjetër se ato dhe gjithashtu disa nga burrat nuk martohen nga dikush më i vjetër sesa ata . Ne shpresojmë për një përgjigje, Allahu ju shpërbleftë.



Përgjigje: Unë i këshilloj rejat të mos refuzojnë një burrë për shkak të moshës së tij të vjetër. Edhe në qoftë se ai është dhjetë, njëzet apo tridhjetë vjet më i vjetër, kjo nuk është një arsyetim i vlefshëm.


Pejgamberi (sallallahu alejhi ue sellem) u martua me 'Aishen radiAllahu anha kur ai ishte pesëdhjetë e tre vjeç dhe ajo ishte nëntë vjeç. Mosha e vjetër nuk është e dëmshme. Nuk ka asnjë problem nëse gruaja është vjetër se burri dhe nuk ka asnjë problem nëse burri është më i vjetër se gruaja.

Pejgamberi (sallallahu alejhi ue sellem) u martua me Hadixhen radiAllahu anha kur ajo ishte në moshën dyzet vjeçare dhe ai salAllahu alejhi ue sellem ishte njëzet e pesë vjeç, përpara se ai mori shpalljen e tij të parë. Kjo do të thotë ajo ishte pesëmbëdhjetë vjet më e vjetër se ai SalAllahu alejhi ue sellem . Dhe 'Aishja radiAllahu anha u martua, kur ajo ishte një grua e re e gjashtë apo shtatë viteve dhe i Dërguari (-SalAllahu alejhi ue sellem përmbushi martesën kur ajo radiAllahu anha ishte nëntë vjeç dhe ai salAllahu alejhi ue sellem ishte pesëdhjetë e tre vjeç.

 Shumë prej atyre që flasin në radio ose në televizion dhe flasin kundër të paturit e moshave degraduese mes burrit dhe gruas janë të gabuara. Nuk është e lejuar që ata të thonë gjëra të tilla. Në vend të kësaj, ajo që duhet bërë, është gruaja duhet të shikojë burrin e ardhshëm, dhe nëse ai është i devotshëm dhe i përshtatshëm, ajo duhet të pajtohet me të edhe nëse ai është më i vjetër se ajo. Po ashtu, burri duhet të përpiqet të martohet me një grua që është e devotshme dhe e virtytshme, edhe në qoftë se ajo është më e vjetër se ai, sidomos nëse ajo është akoma më pak se në mes të jetës. Në asnjë rast, mosha nuk duhet të merret si një justifikim. Ajo nuk duhet të konsiderohet gjithashtu një e metë, përderisa burri është i devotshëm apo gruaja është e devotshme.

Allahu jua lehtësoftë çështjet të gjithëve.
Shejh Ibën Baz (rahimehullah)
Fetaaua el -Mar.ah el-Mar.ah


Përktheu: EneMuslimah

•Marriage comes first


Question: A common custom among the people nowadays is for a woman or her father to refuse a man's proposal so that she may finish high school, college or some specific amount of studying. What is the ruling concerning that? What is your advice for those who fall into that trap? Sometimes, the woman reaches the age of thirty or more and she has yet to get married!
Response: My advice to all young men and young women is to get married quickly if the means to it are made possible for you. This is because the Prophet (sal-Allaahu `alayhe wa sallam) has said:
((O youthful people, if any of you have the means to, he should get married, as it lowers the eyesight and protects the private parts. Those who have not the ability to do so should fast, as it will be a shield for him)). This was recorded by al-Bukhaaree and Muslim.

The Prophet (sal-Allaahu `alayhe wa sallam) also said:
((If one whose religion and character pleases you proposes to you, you should marry him. If you do not do so, them will be tribulations in the land and great evil)). This was recorded by at-Tirmidhee with a hasan chain.
The Prophet (sal-Allaahu `alayhe wa sallam) also said:
((Marry the child-bearing, loving woman for I shall outnumber the peoples by you on the Day of Resurrection)). This was recorded by Ahmad and graded Saheeh by ibn Hibban.
Therefore, there are many benefits to marriage which the Prophet (sal-Allaahu `alayhe wa sallam) alluded to, including lowering the gaze, protecting the private parts, increasing the numbers of the Muslim Nation and being saved from great evil and misfortune.

May Allaah grant to all what is best for their religion and worldly lives. He is All-Hearing, Close.
Shaykh Ibn Baaz
Fataawa al-Mar.ah

•Ruling concerning a young lady who refuses marriage in order to finish her studies



Question: A common practice today is for a young lady or her father to refuse one who proposes in order for the woman to finish her high school, college or study of certain years. What is the ruling concerning that? What is your advice to those who do such, given that many times the woman reaches the age of thirty or more without getting married?
 
Response: This practice goes against what the Prophet (sal-Allaahu `alayhe wa sallam) commanded. The Prophet (sal-Allaahu `alayhe wa sallam) said:
((If one whose religion and character pleases you comes to you [for proposal], then marry him)).
The Messenger of Allaah (sal-Allaahu `alayhe wa sallam) also said:
((O youth, whoever of you has the means to get married should get married for it lowers the gaze and protects the chastity)).
By preventing marriage, one loses out on the benefits of marriage. I advise my brother Muslims who are the guardians of women and my sister Muslims not to keep from marriage due to finishing school or teaching. In fact, the woman may put a condition upon her husband that she may remain studying until she finishes her studies or she remain teaching for a year or two, given that she does not become busy with her children. There is no harm in such an act.
 
However, a matter which needs further consideration is where the woman is continuing her studies in an area that is not truly needed. In my view, when a woman finishes the elementary stages and has the ability to read and write, thereby being able to benefit from her knowledge through reading the Book of Allaah, its tafseer, the hadeeth of the Prophet (sal-Allaahu `alayhe wa sallam) and their explanation, that is all she really needs. Unless, of course, she is continuing her studies in an area that the people need, such as medicine and similar fields. This is also conditional that the study not involve aspects which are forbidden, such as mixing with men and so forth.
 
Shaykh Ibn 'Uthaymeen
Fataawa al-Mar.ah

The appropriate age for marriage


 

 


  • Question: What is the appropriate age for men and women to marry? Some of the young ladies of today do not accept to be married to men older than them and also some of the men do not get married from anyone older than them either. We hope for a response, may Allaah reward you.
  • Response: I advise the young ladies not to refuse a man because of his older age. Even if he be ten, twenty or thirty years older, this is not a valid excuse.
  • The Prophet (sal-Allaahu `alayhe wa sallam) married ‘Aa.ishah when he was fifty-three years old and she was nine years old. Older age is not harmful. There is no problem if the woman is older than the man and there is no problem if the man is older than the woman.
  • The Prophet (sal-Allaahu `alayhe wa sallam) married Khadijah when she was forty years old and he was twenty-five years old, before he received his first revelation. That is, she was fifteen years older than him (may Allaah be pleased with her). And ‘Aa.ishah was married when she was a young lady of six or seven years and the Prophet (sal-Allaahu `alayhe wa sallam) consummated the marriage when she was nine years old and he was fifty-three years old.
  • Many of those who talk on the radio or television and speak against having disparaging ages between husband and wife are wrong. It is not permissible for them to say such things. Instead, what must be done, is the woman must look at the prospective husband and, if he be pious and appropriate, she must agree to him even if he is older than her. Similarly, the man must try to marry a woman who is pious and virtuous, even if she is older than him, especially if she is still less than mid life. In any case, age should not be taken as an excuse. It should also not be considered a shortcoming, as long as the man is pious or the woman is pious.
  • May Allaah make the affairs good for everyone.
  • Shaykh Ibn Baaz
    Fataawa al-Mar.ah
  • A bën të falet shtatzëna edhe ulur?


    E kam një pyetje për kunatën time. Ajo është shtatzënë, posa ka hyrë në
    muajin e nëntë.Ajo i falë të gjitha kohët e namazit, mirëpo tani po e ka shumë të vështirë të përkulet për ruku dhe të bijë në sexhde dhe të ngrihet prapë.
    Unë i tregova se kam dëgjuar që mund të falet edhe ulur, mirëpo disa i kanë thënë që të mos falet ashtu përderisa nuk ka fakte që një gjë e tillë është e lejuar. Ju lutem, më tregoni nëse ka ndonjë hadith që e argumenton një gjë të tillë.Ju lutem, që të më ktheni një përgjigje! Allahu ua shtoftë dijen dhe ju shpërbleftë!

    Përgjigje:

    Alejkum Selam!
    Gruaja shtatzënë e cila nuk mund të kryejë namazin në format e veta të kërkuara,siç është:qëndrimi në këmbë,rukuja,sexhdeja etj.,mund të falet ulur pasi ajo ka arsye për një gjë të tillë.
    Nuk bën të falen namazet farze ulur pa arsye,përderisa lejohen nafilet.
    Namazet farze mund të falen ulur kur namazfalësi:
    -nuk mundet të qëndrojë në këmbë fare,
    -i shtohet sëmundja të cilën e ka,
    -i vonohet shërimi ose
    -gjen vështirësi të madhe gjatë të falurit në këmbë sa e humb koncentrimin në namaz.

    Kështu që në rastin tuaj lejohet që ajo grua të falet ulur.
    Allahu e di më së miri!


    Muhamed Dërmaku

    Nëna është më shumë se dielli, uji e ajri ♥




    Tregon Ebu Hamza, që shoqëronte Ebu Hurejren, kur ky erdhi në shtëpinë e tij, foli me zë të lartë dhe me një ton që nuk shprehte përpos se dashuri, mirënjohje, mallëngjim dhe kënaqësi. Me këtë ton hareje i dha selam nënës së tij, duke thënë: “O nëna ime, të mëshiroftë All-llahu, që më edukove dhe u kujdese për mua kur isha i vogël.” Ndërsa ajo, nëna, ia ktheu: O biri im, All-llahu të shpërbleftë me mirësitë, dhe qoftë i kënaqur me ty, ashtu siç jam e kënaqur unë që më respektove në pleqëri.” (Buhariu & Muslimi).

    Nga kjo histori dhe nga kjo përshëndetje, kuptojmë qartë se me të vërtetë vetëm diçka është më e bukura dhe më e mira në botë: e ajo është nëna. Nëna bën çdo gjë për fëmijët e saj, ndërkohë që, sado të përpiqet një fëmijë, nuk arrin të bëjë atë çka bën një nënë për të.
    S’ka dyshim që edukimi i fëmijëve bëhet në mënyrë graduale, kalon nëpër disa etapa, ashtu siç është shfaqja e hënës, vlera dhe shkëlqimi më i epërm i të cilës bëhen të dukshme në kohën dhe momentin e duhur; duke qenë edukuesja e fëmijëve, nëna është një shkollë e përkryer, ajo përgatit brezat e ardhmërisë. Nisur nga kjo, mund të pohojmë me të drejtë dhe me gojën plot se nëna është më shumë se dielli, uji e ajri, më shumë se tri këto komponentë bazë për të jetuar, pasi, po nuk pate edukatë, nuk ke as ndriçim në sy, zemër dhe mendje. Po nuk pate moral të mirë, nuk ke ajër të pastër dhe, oksigjeni është i pamjaftueshëm për ty. Po nuk pate dije të dobishme, je i etur dhe vuan për një pikë ujë, e uji është burimi i jetës. E, nëna e mirë i jep të gjitha këto.
    Andaj, edhe sikur të kemi mundësi t’i sillemi rreth e rrotull botës, me dëshirën për ta takuar njeriun që sakrifikon më shumë dhe me kënaqësi e ndërgjegje për ne, s’do të mund të gjejmë njeriun më ideal pos nënës, sepse ajo është i vetmi njeri që na fal dashuri pa pasur kurrfarë interesi përpos së jetës sonë të lumtur dhe me mbroth.
    Një përqafim, një përkëdhelje, madje, edhe një puthje e saj, jep forcë dhe kënaqësi. Jep energji dhe bën që të harrosh brengat, mërzitë, vuajtjet po edhe dhembjet që ke.

    Do ta kuptosh prindin kur të bëhesh vet prind

    Edhe pse shumë prindër i dëgjon duke thënë këtë fjali që tashmë ka përftuar ngjyresa thuajse sa proverbiale, po aq edhe retorike, sipas të cilave vetëm ata që janë prindër e kuptojnë më së shumti ndjenjën e prindërve dhe se ata janë syresh që përkujdesen më së shumti për prindërit, është vështirë të gjesh ose, nëse gjen, janë shumë shumë të pakët ata që e dëshmojnë këtë që thonë e që kërkon prindi. Arsyeja pse? Sepse kanë zënë vendin e nënës ose të prindërve grua / burri dhe fëmijët.
    Lidhur me këtë realitet, kemi një sërë shembujsh dëshmues, duke u nisur nga azilet e pleqve, që janë të stërmbushur, pastaj shtëpitë e mbetura vetëm me pleq fillikat, ngase fëmijët jetojnë jashtë vendit, apo të ndarë prej tyre, për arsye e shkaqe të ndryshme, që kanë të bëjnë me kënaqësitë e kësaj bote dhe janë ferr për botën tjetër, nëse mbesin të tilla.
    Nuk është plotësim i kërkesave dhe obligimeve prindërore vetëm një lutje drejtuar All-llahut, nëse e bëjnë këtë me sinqeritet dhe bindje të plotë, ose një përshëndetje në mëngjes dhe në mbrëmje, apo një vizitë njëherë në javë, muaj ose vit, sepse nëna kërkon më shumë dhe ka nevojë t’i ketë fëmijët pranë, edhe nëse i janë bërë ata gjyshër. Nëse duam të shfletojmë dhe të dimë rreth përgjegjësive ndaj prindërve, do të hasim në një urti që thotë; “Babai i dhuron fëmijës një vresht, por ai s’i dhuron atij as një eshkë”.

    Kjo na lë të kuptojmë se prindi për fëmijën jep çdo gjë, e fëmija për prindin asgjë ose shumë pak, madje fare pak. Kjo sepse në trurin e tij ka të koduara vetëm sinjalet grua-burrë dhe fëmijë e këto nuk e lejojnë të mendojë rreth prindërve të tij.
    Për ta kaluar temën më shumë rreth klimës së sotme që po mbizotëron tek ne, si dhe për të thënë se përgjegjësia ndaj prindërve më shumë u takon djemve sesa vajzave, deri me rastin e martesës së tyre, porse kjo s’do të thotë assesi se vajzat duhet të mendojnë se janë liruara plotësisht prej lutjeve, vizitave, respektit, butësisë, madje, edhe kujdesit, aq sa kanë mundësi. Në lidhje me këtë, po cekim një urti tjetër që thotë:

    “Sado e mirë te jetë gruaja, ajo kurrë nuk do të arrijë ndikimin që pati nëna në jetën tënde, në formimin e personalitetit tënd, dhe në orientimin e sjelljes tënde.”

    -Sot kupton pa vështirësi, mëson, dëgjon, sheh që nënat janë harruar, dhe shpesh dëgjon fjalët me të cilat shprehin dhembjet dhe mërzitë për shkak se nuk gëzojnë respekt, dashuri e afri nga fëmijët e tyre.
    - Sot shu
    më shpesh takon çifte me fëmijët e tyre në parqe, ekskursione apo në ndonjë vend tjetër ku ata zgjedhin për ta kaluar ditën ose fundjavën për të pushuar dhe për t’u qetësuar nga ditët e lodhshme të punës, ndërsa rrallë ose fare e takon një familje të tillë që shoqërohet edhe nga gjyshërit.
    - Jo rrallë dëgjon për zgjedhje të dhuratave speciale për gruan, asnjëherë ose shumë rrallë dëgjon për zgjedhjen e një dhurate speciale për nënën.

    - Nëse nëna rënkon nga ndonjë sëmundje, mundohet që ta fshehë sa më shumë atë, sepse i dhimbet i biri, nuk do që ta shqetësojë, kurse ky bir e viziton një herë dhe vetëm gjatë ditës, e asnjëherë nuk del që ta shohë natën, aq më pak që t’i rrijë tërë natën mbi kokë.
    - Nëse nëna ushqehet edhe me një kafshatë buke të thatë dhe, nëse ka shije, ajo këtë më me dëshirë ia jep fëmijës së saj, fëmijët jo vetëm që nuk e bëjnë këtë, po as nuk mendojnë të paktën që ta kishin këtë dëshirë që e ka nëna.

    - Nëse djali i saj del në ndonjë udhëtim ose vonohet pak, nëna kurrë nuk rehatohet, as gjumin nuk e bën të rehatshëm, nga frika dhe mërzia për të, se mos po e gjen ndonjë gjë e ligë, kurse djali i saj nuk e çel telefonin të flasë me të dhe t’i tregojë sesi është, por e lë të mjaftohet me telefonatën që i përcjell nusja p.sh.

    - Nëna, edhe nëse hidhërohet nga i biri, edhe nëse këtë hidhërim e shpreh në fqinjësinë e saj, prapë pendohet për këtë që ka thënë dhe përsëri të njëjtat mirësi i dëshiron të birit. Përveç kësaj, ajo i flet e para dhe njëkohësisht i ofron dashuri amnore. A thua vallë, gruaja e bën këtë, apo burri duhet të përpiqet që ta marrë me të mirë gruan?!

    - Kur nëna të duhet aq shumë, siç e thotë ajo pjesë e njerëzve që cituam më lart, të tingëllon e pabesueshme kur dëgjon për çdo ditë ankesat e grave: “…nëna jote kështu po bën, kështu po thotë, s’po mundem ta duroj etj.”, ku të gjitha këto ankesa në të shumtën e rasteve janë cinike, urrejtje, si shkak i asaj pse nëna është pjesë në atë familje.

    - Nëna, edhe nëse ndahet nga fëmijët për shkaqe të ndryshme, qoftë divorci, ose vdekje e burrit apo diçka tjetër, ajo kurrë si harron fëmijët e saj, përkundrazi, bën përpjekje vazhdimisht që t’i takojë, sepse zemrën e ka të lidhur ngushtë me ta. E nëse ka fëmijë të tjerë, ajo me të gjitha format dhe përpjekjet fut dashuri mes tyre si dhe largon urrejtje për njëri-tjetrin. Kurse gruaja, nëse ndahet, ajo harron dashurinë dhe e urren me tërë qenien e saj, e nëse ka fëmijë dhe i ka me vete, mbjell gjithnjë urrejtje për babanë e tyre, ndoshta edhe me pa të drejtë, vetëm dhe vetëm që fëmijët ta urrejnë.
    Duke mos sjellë shembuj të tjerë, dhe duke mos dashur që të jetë i gjatë ky diskutim, gruaja ka vend meritor tek burri, ne e pranojmë se nuk jemi aspak kundër idesë dhe të drejtës së gruas për të zënë vendin që meriton te burri, për aq sa ia ka dhënë All-llahu, por, assesi nuk themi se gruaja duhet të ketë vend më meritor sesa nëna, sepse, nëse e themi këtë, na sfidon Kur’ani dhe hadithi i Muhammedit, alejhis-selam. Andaj, lidhur me këtë, kemi citatet kur’anore që flasin qartë dhe bindshëm:

    “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.(el-Israë, 23 dhe 24).

    “Zoti ynë! më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur të jepet llogaria.” (Ibrahim, 41)

    “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar.” (Lukman, 14 dhe 15)

    Ndërsa nga kopshti i haditheve të Muhammedit, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të, do të shkoqisim vetëm disa prej tyre që flasin për temën në fjalë.
    Abdullahu thotë: E pyeta të Dërguarin, alejhis-salatu ves-selam, se cila është puna më e dashur tek All-llahu, ai më tha: “Namazi në kohën e tij, pastaj respekti ndaj prindërve, pastaj xhihadi në rrugën e All-llahut”.(Buhariu).

    Asimi transmeton nga gjyshi i tij që thotë: Thashë “O i dërguar i All-llahut, kush meriton më së shumti respektin? Tha: “Nëna jote”, e pastaj? Tha: “Nëna jote”, e pastaj? Tha: “Nëna jote”, i thashë: po pastaj? Tha: “babai yt, pastaj të afërmit e tjerë sipas radhës.” (Buhariu)

    Ibën Abasi thotë: Erdh një burrë te i Dërguari alejhis-selam, dhe i tha: Unë shkova të fejohem me një grua, dhe ajo refuzoi, dhe kur shkoi një tjetër ajo pranoi, dhe nga xhelozia shkova e vrava atë. A ka për mua tevbe? I Dërguari alejhis-selam i tha: “A e ke nënën gjallë?” I tha: Jo. Pastaj i tha: “Atëherë pendohu tek All-llahu, dhe përpiqu që të bësh sa më shumë vepra të mira.

    Dhe Ibën Abbasi e pyet: Përse e pyete nëse e kishte nënën gjallë? Përgjigjet: “Unë nuk di ndonjë punë tjetër që të afron më shumë tek All-llahu sesa respekti ndaj nënës.” (Buhariu)

    Urtësia e ajeteve kur’anore dhe haditheve të Muhammedit, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të, flasin mjaft dhe shumë më tepër sesa ne, të fundit, andaj po themi një lutje që All-llahu të na e bëj pranverë të zemrës Kur’anin famëmadh dhe Sunnetin e Muhammedit, alejhis-selam, sepse vetëm atëherë do të dimë të dallojmë gjërat ashtu siç duhet dhe siç jemi urdhëruar nga All-llahu dhe i Dërguari i Tij.

    www.sinqeriteti.com

    Thursday, May 24, 2012

    Seriali: Bukuria e Hyrive të Xhennetit / 8


    8. )Me çka janë të zënë banorët e Xhennetit ?




     Një ditë njëri ka thënë : se a ka me na shku mendja mi kshyr banorët e zjarrit ...psh. dikush Xhennetli dikush Xhennemli.

    E ke pas një kojshi , se ka dashur Allahun , e ka shajt, ki me pas merak mi pa a thua vallë,  vallahi ska met shku mendja mi kshyrën ski me pas vakt se ki mu kan i zant.

     Allahu azze ue xhel thotë në Kur’an: ”Banorët e Xhennetit janë të zënë, veprat e tyre janë të zënë”.

    Ibn Abassi ka thënë : Në Xhennet ka çka syni stka pa , veshi stka ni.. Edhe cfarëdo bën ..
    Allahu azze ue xhel në Kur’an thotë:
    55:74.  Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.



    Një ditë prej ditëve Ajshja radiAllahu anha i ka thënë Muhammedit salAllahu alejhi ue sellem : ” O i Dërguar i Allahut , nëse e ki një deve , dhe i ke dy kopshte, te njëra kanë ngrënë gjitha devet, te tjetra askush , te kush e kishe dërgu deven ? Muhammedi salAllahu alejhi ue sellem ka thënë : Normal , te ajo që ska prek kërkush ..!

    Kështu jonë edhe hyrijet , Besimtari i pari i prek .


    Pastaj Allahu azze ue xhel në Kur’an thotë”
    “….Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë”.[El-Bekare]


    Do me thënë në Xhennet gratë janë të pastërta , si prej menstruacioneve , janë të pastërta prej djersitjes, janë gjithashtu të pastërta prej gjuhës së tyre.
    Pastaj , janë pastërta në trup , gjithashtu nuk i ka prek askush .

    Sa vjet kanë Hyrijet e Xhennetit?

    Hyritë e Xhennetit janë në moshën 33 vjeçare.
    Allahu azze ue xhel thotë në Kur’an:

     38:52.  Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.” [Sure’Sad]
    Do me thënë krejt janë të njëmoshe.

    Dhe në vazhdim hyritë janë shiqim ulur, nuk shiqojnë lart, ato nuk shiqojnë haram , veq burrin e tyre. Kanë sy vetëm për burrin e tyre .

    Gjithashtu ka thënë Allahu azze ue xhel :
    55:72.  Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
    Do me thënë nuk dalin me hec, dhe qëndrojnë në shtëpitë e tyre presin burrat e tyre.



    Transmetohet nga Muadh ibn Xhebeli se Muhammedi salAllahu alejhi ue sellem ka thënë :” Se çdo gruje e cila e maltreton burrin e vet, vetëm se Hyrija e Xhennetit I thotë: Allahu të vraftë, mos ma nguc burrin . Sepse thamë se ajo e don vetëm se burrin e vet , dhe vazhdon duke thënë se ai është amanet te ti për 60 vjet dhe pastaj vjen tek  unë.”
    Mirëpo nga e gjithë kjo , duhet të cekim se gratë e kësaj Dynjaje janë më të mira se Hyrijet , mbretëreshat e tynve.


    Një ditë prej ditëve Ummu Seleme e pyet  Pejgamberin salAllahu alejhi ue sellem dhe e pyet se  : O I Dërguar I Allahut , çka është puna me gratë e Dynjasë ? Muhammedi salAllahu alehji ue sellem i përgjigjet duke thënë se: Kur do të thojnë se ne jemi të hajrit, t’mira, t’bukura , cilësitë e mira , etj , derisa gratë e Xhennetilive do të thojnë se ne jemi që jemi falur, ne jemi që kemi dhënë zekatin , që kemi bërë haxhin etj , dhe Ajshja radiaAllahu anhu thotë : Vallahi gratë e kësaj dynjaje I kanë mundur hyrijët .

    Sa kanë forcë vallë një njeri në Xhennet, ka thënë Muhammedi s.a.v.s., një njeri e ka forcën e 100 burrave, nuk lodhet.
    Pastaj me ndodh që hyrija me hec nëpër tokë, shkretëtirë, e bën gjelbërim….



    Pra, motra të dashura, vlen që të mësojm diçka rreth hyrijeve, që ndoshta pak të kujdeseni për veten tuaj, që të çmoheni edhe më shumë nga të tjerët dhe njëkohësisht të dukeni mirë për burrin tuaj.

    Fund.

    Marrë nga dersi : Abdyl Fugës
    Punuar nga : EneMuslimah

    Thursday, May 17, 2012

    ○○○ Si t’u flasim fëmijëve tanë për Islamin? ○○○




    Fëmijët tanë janë pasuria më e madhe që na ka dhënë All-llahu xh.sh. Njashtu ato janë sprovë për ne në këtë botë dhe përgjegjësi për ditën e Llogarisë. Ata janë sytë tanë me të cilët shohim, mundi jonë për të cilin shpenzojmë kohë, energji dhe vullnet, shpresa jonë për një pleqëri të lumtur!

    Hammad ibn Seleme transmeton prej Ebu Hurejres r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Me të vërtetë robit do t`i shtohen gradat dhe do të thotë: O Zoti im, prej nga kjo. Kjo është për shkak të kërkimit të faljes së fëmijës tënd pas vdekjes tënde.” (hadithi gjendet në librin: Një Buqetë lulesh për fëmijët tuaj, Ibën Kajjim El Xhevzi , Shkup 2007 fq.19).

    All-llahu xh.sh. përveç që na ka sprovuar me fëmijët tanë, Ai na ka mundësuar që përmes tyre të na shtohen edhe gradat tona pas vdekjes sonë. Por, a thua vallë a do na shtoheshin gradat tona pas vdekjes nëse fëmijët tanë nuk i edukojmë me Islam?
    Shpesh herë pyetemi se ku qëndrojnë problemet e shumta në shoqërinë tonë ballkanase, pse kemi gjenerata të paedukuara me Islam, pse u shuajt nderi familjar, respekti i ndërsjellë etj… Ka shumë faktor që kanë ndikuar në këtë gjë, por kryesori normalisht është ai i edukimit të fëmijëve tanë me Islam. Por, ai edukim duhet të realizohet fillimisht nga vet ne pasi që Muhammedi a.s. na sqaron se fëmija edukohet 20 vite para lindjes së tij. Si edukohet 20 vite para lindjes? Për të edukuar një fëmijë të shëndosh me Islam së pari duhet që vet të edukohemi, të zgjedhim një grua besimtare e cila edhe ajo është e edukuar me Islam dhe pastaj ta edukojmë edhe fëmijën tonë në frymën Islame. Pra, procesi i edukimit është i vështirë, i rëndësishëm, i thjeshtë por njëkohësisht edhe mjaft kompleks.

    Imam Shafiu r.a. pjesën më të madhe të jetës së tij në mësimin dhe ligjërimin e Islamit e ka kaluar në sqarime dhe mësime rreth edukatës dhe moralit islam, ndërsa shumë pak vite i kushtoi fikhut islam! Paramendoni këtë fakih të madh, njëri prej themeluesve të katër shkollave juridike, bazamente të mësimit të fesë, i kushtoi aq shumë rëndësi edukatës… Për edukatën dhe moralin është shkruar shumë në këto troje, por shumë pak është punuar në praktik. Duhet të ekzistojë në çdo pore të jetës sonë edukata islame si njëra prej shtyllave kryesore të depërtimit të mesazhit islam në zemrat e miliona njerëzve.

    Si ummet ne nuk guxojmë që mesazhin islam të mos e përçojmë, hallka e parë e zinxhirit të përçimit të këtij mesazhi islam është familja jonë gjegjësisht fëmijët tanë. Po arritëm që të gjithë ne të ndërtojmë sheriatin në shtëpitë tona nuk do kemi nevojë ta kërkojmë sheriatin në nivel kolektiv, por ajo do bëhet ajri pa të cilin nuk mundemi të frymojmë.

    Fëmijët tanë janë dhuratë e All-llahut xh.sh. për të cilën dhuratë duhet të falënderohemi.
    Thotë All-llahu xh.sh. në Kur`an: “Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.” ( Esh-Shura:49-50)
    Ky ajet kur`anor na qartëson bukur se All-llahu xh.sh. vendos me fatin tonë dhe të fëmijëve tanë dhe nuk guxojmë që për hir të komplekseve tona dhe traditave të mykta e jo të mira të mos bindemi me përcaktimin e All-llahut xh.sh. e kjo të reflektojë edhe në edukimin dhe mësimin që duhet t’i ja japim fëmijëve tanë. Fëmijët duhet t’i mësojmë me Islamin, të jetojnë me Islamin, të përballen me sprovat në jetë që do i prijnë dhe të bëhen edhe ato bartës ose përçues të mesazhit islam në rruzullin tokësor. Në vazhdim të tekstit do paraqes disa rregulla të pakualifikuara të cilat rregulla shpresoj që do të ndikojnë pozitivisht gjatë përvojave tona me fëmijët tanë.

    a) Vendosi emër të bukur

    Ebu Derda thotë se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Me të vërtetë në Ditën e Gjykimit do të thirreni me emrat tuaj dhe me emrat e baballarëve tuaj, kështu vendosni emra të bukur.” (libri i cituar: fq.102). Ky hadithë i Pejgamberit a.s. na qartëson se emrat e fëmijëve tanë duhet të vendosen të bukur dhe me kuptim të mirë. Në shumë hadithe tjera Pejgamberi a.s. preferon që të vendosen emra Pejgamberësh dhe cilësishë të përkulshmërisë së robërve të All-llahut ndaj All-llahut xh.sh. Emrat e bukur përveç që ndikojnë në identitetin e fëmijëve tanë na japin një stimuls, dëshirë dhe vullnet plus që fëmijët tanë t’i mësojmë dhe orientojmë drejtë atyre personaliteteve, ose personave të bekuar mbi baza të të cilëve i kemi emërtuar.

    b) Respekto mendimin e tij

    Realiteti jonë është shumë i hidhur sa i përket këtij segmenti. Ne jo që nuk respektojmë mendimet e fëmijëve tanë, por as që i përgatisim fëmijët tanë të mendojnë dhe të logjikojnë me kokën e tyre. Kjo gjë bie ndesh me traditat e Muhammedit a.s. dhe me Kur`ani Kerimin. Nga dashuria e madhe që kemi për to ne shpesh herë i neglizhojmë fëmijët tanë dhe nuk i nxisim për mendime kreative dhe të dobishme. Në rrethet ku po jetojmë do të dukej shumë qesharake që fëmija të jap mendim të vetin për një çështje të caktuar, kjo gjë mjerisht ka sjellë deri tek gjeneratat e ardhshme ” tepricë teknologjike” studentësh të cilët janë edhe viti i katërt në fakultet ndërsa nuk dinë të bëjnë një analizë të thjeshtë të programimit linear. Të respektuarit e mendimit të fëmijëve tanë na hap dyert e thellimit dhe penetrimit të përbashkët me to në dijet fetare dhe në këtë mënyrë na lehtësohet barra e përçimit të mesazhit islam tek fëmijët tanë.

    c) Angazhoje me punë të dobishme

    Thotë All-llahu xh.sh. në Kur`an: “O ju që besuat , ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Tahrim,6).
    Fëmijët tanë duhet t’i angazhojmë me mësimin e Kur’anit, mësimin e gjuhëve të ndryshme, të matematikës, jetës së Pejgamberit a.s., kushteve të fesë, të haditheve të Pejgamberit a.s. Duhet të përpilojmë program ditor për fëmijët tanë edhe jashtë shkollave ose edukatorëve. Nëse fëmijët i angazhojmë kjo nuk d.t.th. që nuk i duam dhe që po i privojmë prej të drejtave të tyre për jetesë të mirë.

    Kam lexuar në një vend që një mbret djalin e tij kishte dashur ta bëjë dijetar. Por, ky djali ishte rritur në pasuri dhe bollëk në oborrin mbretëror dhe nuk ishte mësuar me jetën e thjeshtë e modeste të një muslimani. E dërgon te një dijetar që ai dijetar të përkujdeset për të. Detyrën e parë që i cakton dijetari i nderuar djalit të këtij mbreti është që të dalë në rrugë dhe për një periudhë të caktuar të kërkojë lëmoshë e më pastaj të kthehet dhe të fillojë procesi i kërkimit të diturisë.
    Ky shembull na mëson shumë gjëra të cilat duhet t’i jetësojmë edhe ne si prindër. Angazhimi i fëmijëve tanë me kërkimin e diturisë dhe punë të dobishme, jetësimi praktik i Islamit i fëmijëve tanë duhet të jetë prioriteti ynë. Për fëmijët tanë ne jemi shembulli më i mirë që e udhëheqë atë gjatë jetës, por mund të bëhemi edhe shembulli më i keq që e humbë në humnerat e kësaj dhe botës tjetër.

    d) Ledhato fëmijën tënd

    Bejhekiu përmend një hadith prej Ez-Zuhriut në të cilin thuhet se një njeri ishte ulur me Pejgamberin a.s., i erdhi djali i tij ndërsa ky e puthi dhe e mori në prehër. Pastaj erdhi vajza e tij dhe e uli afër vetes. Pejgamberi a.s. i tha: “Nuk je i drejtë ndaj tyre.” (vepra e njëjtë: fq.195)
    Fëmijët kanë nevojë për ledhatimin tonë ashtu siç kemi nevojë ne për to, por nuk duhet që të bëjmë dallim ndaj tyre dhe të bëhemi të padrejtë…

    e) Përgaditë misionar musliman

    Secila familje duhet ta ketë primare këtë kusht dhe t’i orientojë të gjitha forcat materiale, mentale dhe fizike drejtë realizimit të këtij qëllimi. Prindërit duhet t’i përgatisin fëmijët e tyre për sprovat që do i kaplojnë në të ardhmen. Ato, pra prindërit, fëmijët duhet t’i mësojnë që jetën e tyre ta jetojnë me qëllim dhe me mision të caktuar. Fëmijët tanë duhet të ushqehen dhe të frymojnë në këtë rrugë.

    Dhe për fund të këtij teksti përmendim një thënie të Abdullah ibn Omerit r.a.: “Edukoje fëmijën tënd sepse je përgjegjës për të, për atë se si e ke edukuar dhe çka e ke mësuar, ndërsa fëmija është përgjegjës për nënshtrim ndaj Zotit dhe nënshtrim ndaj teje.” (vepra e njëjtë: fq.192).


    Hamdi NUHIJU

    ◘◘ Roli i Nënës në ngritjen e Fëmijëve ◘◘



    Prandaj “nënë” nxite fëmijën duke i thënë se ti duhet të jesh “më i miri”, nxit konkurrencë të mirëfilltë për të garuar në punët e mira.
    Roli i nënës në shoqëri është i madh. Njëri prej roleve që ka gruaja është të merret me edukimin e fëmijëve. Zoti e nderoi atë me detyrën më të shenjtë, ia besoi rritjen dhe edukimin e fëmijëve prandaj ajo do duhej që këtë detyrë ta kryejë me nder. Këtë detyrë duhet ta kryejë nëna, sepse ajo është më afër fëmijës dhe mu ajo ndikon që nëna ta “dojë” më shumë dhe të kujdeset më shumë për edukimin e fëmijëve.Fëmijët janë sikur toka pjellore, nëse mbjell në të fara të dobishme ajo nxjerr po ashtu fryte të dobishme. Por, nëse ajo lihet e papunuar, atëherë në atë tokë dalin thera dhe gjemba të ndryshme.


    Andaj, më lehtë mund t’i lakojmë pemët në çdo drejtim kur janë ende të vogla. Por kur pemët bëhen të mëdha dhe të gjata, atëherë edhe dhjetë njerëz po të bëhen së bashku nuk do mundin t’i lakojnë ato.
    Fëmija është sikur sfungjeri, i cili thithë çdo gjë që bie në të, pa dalluar të keqen prej të mirës, të dëmshmen prej të dobishmes.
    Fëmija shikon se çka sillet rreth tij, edhe nëse duket se ai është i angazhuar me lojërat dhe me punët e tij si fëmijë. Për këtë, gjënë më të rëndësishme me të cilën duhet të angazhohemi për ta mbjellë tek fëmija është dashuria ndaj Allahut dhe vetëdijesimi i tij se Allahu e mbikëqyr atë vazhdimisht, haptas dhe në fshehtësi.
    Edukata e mirëfilltë fillon tek fëmija qysh prej momentit kur ai del në këtë botë, ngase nëse fëmija prej fëmijërisë thith ambicie, vullnet së bashku me qumështin e nënës, për të qenë më i madhi, i pari ashtu do të bëhet.
    Pra, nëse ti e bën që të ndjehet se ai është „fëmijë i mirë, se do të jetë “I pari” dhe ndjen dashurinë tënde, edhe ai do të mendojë për veten e tij se është njeri i mirë e i nderuar.

    Prandaj “nënë” nxite fëmijën duke i thënë se ti duhet të jesh “më i miri”, nxit konkurrencë të mirëfilltë për të garuar në punët e mira tek fëmija, bëje fëmijën të ndjehet i lumtur kur kryen vepra të mira, ashtu sikur e bën të ndjehet fajtor kur bën gabime, sepse të gjitha këto shpijnë që fëmija të krijojë besim në vetvete, të jetë më i përqendrueshëm dhe të anojë kah përzemërsia, me çka do të bëhet i aftë të krijojë raporte të mira shoqërore, të bëhet dashamirës për vëllezërit e tij dhe i mëshirshëm ndaj tyre.

    Roli i nënës nuk është vetëm ta stimulojë fëmijën për të qenë më i miri, por roli i saj është edhe të qëndrojë praktikisht për të arritur që fëmija të bëhet më i miri. Prandaj, nëse duam të kemi sukses, duhet t’i rrisim ata me të dyja: me fjalë dhe vepra. Të punojmë me fëmijët që t’iu formojmë atyre identitet dhe personalitet sipas normave të drejta morale.
    Kurrë mos përdor thënie të këqija për fëmijën tënd, si: ”Largohu nga unë, ti akoma je i vogël për mua, mos fol shumë pa nevojë, ti nuk di asgjë, ti kurrë nuk ke ditur”, sepse këto fjalë duken të thjeshta por fëmijën e bëjnë të ndjehet se ai është „fëmijë jo i mirë”. Gjithmonë duke e akuzuar e kritikuar, fëmija do të ketë mendim negativ për vetveten.

    Ka shkuar njëherë vajza tek babai i saj Malik Ibën Nebi, i cili ka qenë mendimtar dhe i ka thënë: “Më jep disa këshilla për ta edukuar fëmijën”. Babai i tha vajzës: “Sa i ka bërë fëmija.” Ajo iu përgjigj: “Tre muaj” Ai ia ktheu: “Je vonuar për marrjen e këshillave për ta edukuar fëmijën tënd, ngase ti e ke mësuar birin tënd që sa herë ai do të arrijë diçka ta arrijë duke qarë, andaj kështu rritet dhe mësohet që sa herë do diçka nuk e kërkon në mënyrë burrërore, mirëpo ia fillon të qajë që me lot dhe me mëshirë ta merr të drejtën që i takon.


    Roli i nënës është, pra, që fëmijët t’i orientojë drejt fesë së Allahut, drejt Islamit e kjo për disa arsye, si:

    1. Do t’i kthej ata tek Ai (Allahu) që i ka krijuar dhe ia do të mirën atyre më shumë sesa prindërit e tyre dhe është më i mëshirshëm për ta! Siç shënohet edhe në një thënie profetike se një nënës i kishte humbur foshnja e saj dhe pasi që e gjeti, e kapi dhe e shtrëngoi fort atë! Muhamedi, lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi të, i pyeti shokët e tij se çfarë mendoni se a ka mundësi kjo nënë ta hedhë fëmijën e saj në zjarr? Ata iu përgjigjën: “Assesi.” Atëherë i Dërguari, lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi të, iu tha atyre: Allahu është më i mëshirshëm për robin e tij sesa kjo nënë për birin e saj”. Më thuaj, o prind i dashur, pashë Zotin, pse ngurron ta drejtosh fëmijën tek mësimet islame?

    2. Feja islame është fe e natyrshmërisë, është shumëdimensionale, ofron zgjidhje për të gjitha problemet, ka bërë zgjidhje të përkryer në mes shpirtërores dhe materiales, është larg të shndërruarit e njerëzve në murgë (të izoluar në faltore) dhe njerëzve “robot” pa ndjenja siç i ka bërë njerëzit kapitalizmi ku interesi material është lidhja e vetme mes tyre!


    3. Është e përshtatshme për të gjitha kohët, si për fëmijën, të rriturin ashtu edhe për plakun. Secili njeri e ka pozitën e vet dhe obligimet e Islamit ndaj pasuesve janë konform këtyre dallimeve.


    4. Islami është fe që si simbol të saj ka dijen dhe për këtë na mjafton ta kujtojmë lexuesin se ajeti i parë i zbritur profetit Muhamed, lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi të, ishte “Ikre”- Lexo, mëso, studio. Po ashtu njëra prej thënieve të shumta në këtë pikë është hadithi ku thotë: “Me të vërtetë për nxënësin e dijes, melekët i shtrijnë krahët dhe kërkojnë falje për të banorët e Qiellit dhe Tokës, edhe milingona në vrimën e saj, edhe peshku në fundin e detit për atë që u mëson njerëzve të dobishmen”.Duke e kuptuar këtë vlerë mirë, kemi parë shumë djem dhe vajza që iu forcuan ambiciet e tyre për dije dhe mjafton t’iu hedhësh një sy shkollave dhe universiteteve e ta shohësh frekuentimin e madh që ka në këto institucione nga besimtarët myslimanë.


    5. Islami nuk e sheh moshën problem në vendime por dallimin kryesor e sheh në aftësitë e tyre. Këtë mund ta ilustrojmë me disa shembuj nga jeta e shokëve të Pejgamberit alejhi selam. Njërin prej haditheve bazë të fesë sonë Ruaje Allahun (respektoji ligjet e Allahut), të ruan Ai ty! Ruaji detyrat ndaj Allahut, e gjen Atë para vetes me ndihmën e Tij! Kur do të lutesh, lute Allahun, si dhe kur të kërkosh ndihmë, kërko prej Allahut! Dije se nëse i tërë umeti mblidhen për të ndihmuar diç, nuk kanë mundësi të dalin në ndihmë më shumë se atë që Allahu e ka caktuar për ty! E nëse janë tubuar për të dëmtuar diç, nuk kanë mundësi të dëmtojnë më shumë se atë që Allahu e ka caktuar për ty! Janë ngreh lapsat dhe janë terur fletët (nga vendimi i marrë më heret)” Pejgamberi ia tregoj Ibën Abasit edhe pse ai ishte në moshën e vogël.

    Për fund, ju mbetet prindërve të zgjedhin t’i edukojnë fëmijët e mos t’i lënë pas dore, por t’ua kushtojnë vëmendjen sa më shumë, t´ua dhurojnë dashurinë për Allahun, për Pejgamberin dhe për Islamin.
    Shkruar nga Blerta Shaqiri

    ~ Hidhërimi i nënës u bë shkak për ta penguar thënien e shahadetit ~





    Nëna dhe babai janë shkaktarët e ardhjes sonë në këtë botë andaj atyre u takon mirëbërësia ideale: babait për shkak të përkujdesjes materiale e nënës për shkak të lindjes dhe vështirësive të shumta. Nëna është ajo e cila bart fëmijën në barkun e saj nëntë muaj, pastaj e lind me shumë dhimbje duke iu ekspozuar edhe vdekjes. Ajo të gjitha shpresat i ka varur në këtë fëmijë, e si mundet ai fëmijë pas tërë kësaj të tregojë mosrespektim ndaj saj? Në vazhdim, do ta përmendim rastin e një sahabiu i cili nuk mundi që ta shqiptojë shehadetin për shkak të hidhërimit të nënës ndaj tij. Ai rast ndodhi në Medinën e ndritshme.



    Alkame, i cili ishte plot shëndet e fuqi sëmuret aq rëndë saqë nuk ishte në gjendje të thoshte ndonjë fjalë e as të shprehte shehadetin. Familja e tij dhe njerëzit që vinin për ta vizituar ia përkujtonin shehadetin duke shpresuar se edhe ai do ta thotë pas tyre, mirëpo gjuha e tij nuk punonte dhe nuk ishte në gjendje të thoshte “La ilahe il-lallah”. Familja dhe të afërmit u dëshpëruan shumë për atë gjendje të tij. Duke mos gjetur rrugëdalje tjetër nga ai pikëllim i madh për Alkamen, njëri prej të afërmve të tij shkon te Pejgamberi, alejhi selam dhe e lajmëron për gjendjen e atij të riu. Muhamedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e pyet personin që e lajmëroi për gjendjen e Alkames: “A ka Alkamja prindër? Personi me fjalë nuk e kuptoi njëherë fshehtësinë e një pyetjeje të tillë e cila nuk kishte të bëjë me sëmundjen e Alkames, por megjithatë iu përgjegj Pejgamberit: “I ati i ka vdekur, e nënën e ka të moshuar…”

    Pejgamberi, alejhi selam, e dërgoi atë që ta thirrë nënën e tij. Erdhi nëna e mirë dhe Pejgamberi, alejhi selam, e pyeti për sjelljet e birit të saj dhe për gjendjen momentale. Ajo tha: “Rregullisht e falte namazin, jepte sadakë e zekat, e agjëronte Ramazanin… Nëna ishte e sinqertë dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm e dinin se ajo ishte duke e thënë të vërtetën për birin e saj. Pastaj, Pejgamberi, alejhi selam, e pyeti nënën e Alkames se si ishte gjendja mes asaj dhe birit të saj? Me këtë Pejgamberi, alejhi selam, dëshironte të dijë diçka më shumë rreth marrëdhënieve të birit me nënën e tij.
    Nëna mendoi pak dhe tha: “Unë jam e hidhëruar ndaj tij!” Pejgamberi i tha: “Pse ashtu?!”Nëna e Alkames me një zë të ulët dhe të pikëlluar tha: “E çmon dhe i jep përparësi më tepër gruas së tij se mua…”


    Pejgamberi, alejhi selam, tha: “Hidhërimi i nënës ndaj tij është shkak që është penguar gjuha e tij nga thënia e shehadetit.


    Të gjithë të pranishmit ndjenë një tronditje të madhe për Alkamen, për atë të ri i cili falte namaz, jepte sadaka, agjëronte, por nuk i kishte dhënë hakun përgjegjësisë që kishte ndaj nënës së tij, përkundër kësaj i kishte dhënë përparësi gruas, e kishte çmuar dhe vlerësuar shumë më tepër atë që kishte dëgjuar nga gruaja sesa fjalët e nënës dhe me këtë kishte shkaktuar hidhërimin e nënës së tij.
    Atëherë, Pejgamberi, alejhi selam, e ktheu kokën prej Bilallit, radijall-llahu anhu, dhe tha: “Shko e sillmi disa dru ta djegi Alkamen në zjarr!”

    Kur e dëgjoi këtë, nëna shprehu një zë pikëllues dhe të dhimbshëm dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, don ta djegësh birin tim, lulen e zemrës sime në praninë time? Si do të mund ta bart këtë zemra ime? Pejgamberit, alejhi selam, i shkoi buza në gaz, sepse fjalët e tij rreth djegies së Alkames dhanë rezultatin e dëshiruar, pasi ai kishte dëshirë që nëna e Alkames t’ia falë gabimin birit të saj. Pastaj, Pejgamberi i tha nënës së Alkames: “Nëse dëshiron që Zoti të jetë i kënaqur dhe ta shpëtojë birin tënd, falja gabimin, pajtohu dhe bëhu e kënaqur ndaj tij.”

    Pejgamberi, alejhi selam, heshti për një moment e pastaj tha: “Pasha Atë në duart e të cilit është shpirti im, nuk do të përfitojë asgjë me namazin, sadakën dhe agjërimin e tij derisa ti je e hidhëruar ndaj tij.” Atëherë, nëna e dashur e ngriti zërin nga thellësia e shpirtit dhe tha: “Po dëshmoj para Zotit, po të dëshmoj ty o i Dërguar i Allahut, po dëshmoj para të gjithë këtyre që janë të pranishëm: “Unë ia fala gabimin dhe jam e kënaqur ndaj tij.”

    Kur nëna e shpalli pajtimin ndaj djalit të saj, ia fali gabimin dhe e largoi hidhërimin, Pejgamberi, alejhi selam, tha: “Bilall, shko dhe shiko a po e thotë shehadetin? Me këtë deshi të provojë se a e kishte thënë nëna pajtimin dhe fjalën me zemër, apo nuk e kishte thënë me zemër, por vetëm pse ishte turpëruar prej Pejgamberit.

    Kur shkoi Bilalli, radijall-llahu anhu, te dera e Alkames, radijall-llahu anhu, e dëgjoi atë duke thënë shehadetin. U kthye dhe e lajmëroi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se po e thoshte shehadetin.

    Andaj, le të ketë kujdes çdo i mençur që të mos bëjë lëshime ndaj prindërve se përfundimin do ta ketë të keq! Le të bëhet i zellshëm për bamirësinë ndaj tyre sepse ata shpejt e marrin rrugën për në botën tjetër e pastaj ty të kaplon pendimi!
    Lusim Allahun që të jemi të dëgjueshëm ndaj prindërve, salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

    Shkruar nga Blerta Shaqiri

    Fëmija




    I Dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem thotë: "Martojeni atë që lind, ngase unë do të krenohem me ju para profetëve në Ditën e Kiametit". Shënon Ahmedi.

    "Vërtet njeriut do t'i ngrihet pozita e tij në Ditën e Gjykimit, e do të thotë: O Zot, si ngjau kjo?' Do t'i thotë: "Me kërkimin e faljes së fëmijës tënd pas vdekjes tënde'". Shënon Ahmedi.

    Wednesday, May 16, 2012

    Seriali: Bukuria e Hyrive të Xhennetit / 7

    7. ) Sa i përket muzikës  në Ahiret dhe buzëqeshjes së Hyrijës së Xhennetit ?




    Në Xhennet gratë ju këndojnë burrave të vet.

    Do të këndojnë më një zë shumë të bukur , që asnjëherë nuk është ndëgjuar, dhe do të thonë : Na jena t’hajrit..... Dhe këtë e merr vetëm ai i miri. Dhe do të thonë: Ne jemi gratë e disa burrave që janë burra, me pasurinë e tyre, me mundin e tyre etj.


    Thotë Muhammedi salAllahu alejhi ue sellem : Se në Xhennet është një lumë , sa krejt Xhenneti, nëpër brigjet shkon me grujën e Xhennetit , dhe të këndon me zërin e bukur, dhe ta kishin ndëgjuar krejt banorët e tokës ju ksihte ra të lehtë aq zërin e bukur që e ka.



    Muhammedi salAllahu alejhi ue sellem thotë: ”Duke qenë banorët e Xhennetit ulur në Xhennet , duke biseduar , shëndrrit një dritë e madhe, si vetëtimë , krejt banorët e Xhennetit qojn krytë se çfarë është puna, dhe vazhdon thotë: se ajo ju ka qesh burrit të saj , dhe prej dritës së madhe të dhëmbit aq të bardhë dhe të mirë që e ka, është sikur vetëtima, derisa Ibn Kajjimi ka thënë se edhe vetëtima ia ka zili buzëqeshjes së Hyrisë.


    Vazhdon...

    Monday, May 14, 2012

    Seriali: Bukuria e Hyrive të Xhennetit / 6


    6. ) Sa i përket ligave , pështymës , dukjes, aromës së Hyrisë ?




    Thotë Muhammedi salAllahu alejhi ue sellem:” Vallahi me ndodhë që Hyrija të pështyn, shtatë dete i bën më të ëmbla se mjalta , dhe gjithashtu thuhet se në Xhennet një puthje zgjat 80 mijë vjet.”



    Pastaj , Ibn Kajjim el Xheuzi ka thënë:

    ”SubhanAllah Allahu i ka mbledh krejt sendet më të mira në trupin e hyrijes”.


    “ Faqet i ka të kuqe si trëndafil, ballin e ka si mollë, e gjoksin e ka si shega, etj. ”



    Pastaj motra të dashura, sa i përket kofsha e hyrijes, Allahu azze ue xhel ka thënë :

    “I pari je ti , edhe gjithmonë ki me qenë i pari, atë se ka prek as Insani as Xhini. “

    55:74.  Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.[Er-Rahman]



    Pastaj, sa i perket kofshes, thotë Ebu Hurejra radiallahu anhu , se Pejgamberi salAllahu alejhi ue sellem ka thënë:” Njerëzit e parë që do të hyjnë në Xhennet , do të ndriçojnë si hëna në ditën e 14, dhe vazhdon thotë se : për çdo njeri do të ketë nga 2 hyri të Xhennetit.”



    Një hyrije i ka 70000 shërbetore , kur të qohet një hyri me prit burrin e saj, qohen edhe 70 mijë shërbetore...
    Kocinjtë , eshtrat e hyrijës i ndriqojnë edhe pse është e mbështjellur me mish dhe me rroba, do me thënë edhe pse është e veshur prap i shihen kocinjtë, sikur për shembull, në gotë siq shihet lëngu që e pijmë .

     Hyrija i ka të veshura 70 fustana, dhe gjithmonë ndryshon .



    Ka thënë Muhammedi salAllahu alejhi ue sellem , :” Do ti shihet koci i ndritshëm i Hyrijës , ashtu siq shihet pija e kuqe në gotën prej qelqit”.

    Kur kthehen burrat në shtëpi , Hyrija i pret te dera, dhe i thotë : SubhanAllah qenke bë më i bukur, ky gjithashtu i thotë edhe ti subhanAllah qenke bo më e bukur.

    Për çdo ditë bëhet ma e bukur.

    Hadithi thotë që Muhammedi salAllahu alejhi ue sellem : ……. Dhe kur të dalë prej shtëpie , bëhët hyrija për 70 herë më e bukur se ka qenë më parë”..


    “ Sikur një gruje e Xhennetit me zbrit në tokë , Vallahi ka me ndriqu , dhe ka me mbush me aromë krejt tokën  prej lindjes deri në perëndim dhe prej tokës në qiell”.[Buhariu]


    Vazhdon...

    Tuesday, May 8, 2012

    Seriali: Bukuria e Hyrive të Xhennetit / 5




    5 .)Sa i përket për bukurinë e syve të Hyrive të  Xhennetit ?




    Muxhahidi ka thënë: Hyrija i ka 4 sifate(cilësi): E bardha e ftyrës është e bardhë , e zeza e syrit të saj është e zezë , të bardhën e syrit e ka shumë të bardhë dhe sytë i ka më të mëdhenjë .Pra, kjo është Hyrija.
    Sepse, p.sh , nëse një vazjë i ka sytë e bukur, është argument dhe fakt se themi se e gjithë ajo është e bukur.

     Gjithashtu , thotë Allahu azze ue xhel në Kur’an:

    Hyritë e Xhennetit janë sikur margaritarë , sikur rubin, dijamant...



    55:70.  Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura.

    55:74.  Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.

    55:76.  Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.


    Ditën e Xhuma burrat,  shkojnë edhe falen në xhami, edhe në Xhennet Ditën e Xhuma kena me dal, mirëpo kena me shku me pa Allahun azze ue xhel edhe hyrija në krahasim me lezetin , knaqësinë e shiqimit të Allahut azze ue xhel nuk krahasohet, aq sa krahasohet hyrija me grat e kësaj dynjaje , dmth ska gjasa mu krahasu.

    Mbasi të kthehemi prej te Allahu azze ue xhel kur tna pret hyrija, thotë SubhanAllah, vjen edhe të merr të hungj në kofshen e saj. Prenin e vet, edhe tjep me pi mjaltë prej gote prej argjendi.

    Dhe i thotë burrit të saj: se askënd nuk e du siq të dua ty, dhe ky ja kthen njejtë.

    Këtë na kanë tregu sahabët, Pejgamberët…Thotë Muhammedi salAllahu alejhi ue sellem : Sikur thonjtë e Hurijes të kishin dalë në Xhennet, e zbukuron dhe e ndriçon krejt qiellin e Dynjasë.

    Vazhdon...

    Seriali: Bukuria e Hyrive të Xhennetit / 4





    4. ) Cfarë fytyre ka , apo sa e ka të bukur fytyrën Hyrija e Xhennetit?



    Thotë Muhammedi alejhi selam, e transmeton hadithin Ebu Said el Kudrij , Një njeri pasi që hin në Xhennet, e dini që ka lodhje, tu e kalu urën e siratit, tu e dhënë hakkun, osht lodhje shum e madhe , rraskapitje, edhe para se me ja nis llogaritja njerëzit kan me thënë , kan mu bo ikal, kanë me thënë O Zot ma mir na shtin në Xhehennem edhe mos na len me prit.

    Sit hin në Xhennet edhe pushon, 70 vjet , mirëpo hyrija , gruja e tij e Xhennetit e prit me mall , e përmalluar që ta shohë, posa të hyn , vrapon hyrija dhe shkon e përqafon dhe ja mshon mbas supeve, dhe thotë : O Filan , une jam gruja jote! Dhe çfarë sheh, ja sheh ftyrën të pastërt si pasqyre, ftyrën e vet e sheh në ftyrën e sajna , aq e bukur që është hyrija.



    Andaj, një poet thotë: “ O ti njeri i cili dëshiron që ta kesh për grua Hyrinë e Xhennetit! O ti i cili ke dërgu msit(shkus), dhe dëshiron ta marrësh për nuse Hyrinë e Xhennetit! , Sikur ta dijsh se kënd je duke e kërkuar , çfarë bukurie dhe çfarë cilësi ka – ka thënë Krejt këtë Dynja e kishe dhënë .”



    Sot shumë njerëz japin sende të ndryshme , për një vajzë e jep veturën , gjitha sendet , vetëm se të arrijë deri te ajo.



    Pastaj , në një hadith tjetër Muhammedi alehji selam , ka thënë: “Sikur një Hyri e Xhennetit, me zbrit në tokë, veq me fytyrën e saj ja shkon Diellit.  Aq shumë ndriçon Dielli mirëpo,  fytyra saj ndriqon sa 10 herë më shumë. Dhe vazhdon : Edhe fytyra e asaj do ta mbulonte , do ta mbushte me aromë , misk ,të mirë, prej në lindje deri në perëndim , dhe se perqën të cilën e mban hyrija është më e mirë se Dynjaja dhe çfarë ka në të. “


    Vazhdon...