Saturday, April 21, 2012

*** Çdo fëmijë lind si Musliman ***


 Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Çdo fëmijë lind në natyrshmëri (në fenë e pastër të Allahut), pastaj prindërit e bëjnë hebre, të krisht...erë apo zjarrputist, kjo është ngjashëm sikur shtaza kur lind shtatzënë, a vëren në të ndonjë cungim.'' (Transmeton Muslimi)

Thotë Allahu i Lartësuar: ''Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.'' (Err-Rrum 30)

Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë në një hadith kudsijj: ''Vërtet, Unë i kam krijuar robërit e Mi të pastër në besim, por djajtë (shejtanët) i largojnë nga feja e tyre.'' (Transmeton Muslimi, v.4, f.2197)

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në tefsirin e tij, ka thënë: ''Do të përmendim hadithe ku qëndron se Allahu i ka krijuar krijesat e Tij në Islam, pastaj disa prej tyre ranë në fe të tjera, si në: hebraizëm, krishterizëm dhe zjarrputizëm...''

12 metoda për ta lidhur fëmijën tënd me Kuranin



Ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ve selem: Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.
  • Bëre që fëmija yt ta donë Kuranin.
  • Mësoja suret të cilat janë më të lehta dhe më të shkurta
  • Atë që ia mëson shpjegoja komentin dhe kuptimin e sajë (kjo nuk të merr kohë më shumë se 5-10 minuta).
  • Lësho që të dëgjohet Kurani kur fëmija është foshnjë, është e vërtetuar se foshnja e vogël ndikohet nga ajo që e rrethon atë, kështu që foshnja i deponon këto njohuri edhe pse ai nuk mundet ti përdorë gjatë periudhës së vegjëlisë ai do të mundet pas viteve të ardhshme, për këtë arsye dëgjimi i Kuranit nga foshnja prej 5-10 minuta (5 minuta le të bëhen në mëngjes dhe 5 minuta në mbrëmje), kjo ia ndihmon foshnjës që kur të rritet ta mëson shumë lehtë Kuranin.
  • Dhuroja një Mus`haf (Kuran) të veçantë dhe të mëson vetëm prej tij.
  • Bëre ditën e hatmes (mbarimit të leximit) të Kuranit ditë gëzimi. Kjo e bën që fëmija të lidhet me Kuranin dhe ta dëshiron atë dhe është nxitëse për mësimin dhe leximin e Kuranit.
  • Fëmija i cili i ka 5 vite e më shumë bëri gara në leximin dhe mësimin e Kuranit. Kjo garë le të bëhet në mes tij dhe vëllezërve ose në mes fëmijës dhe babait. I bën pyetje aq sa ai ka mësuar dhe mundet ti kupton ai.
  • Bëje që fëmija të lidhet me mjetet e informimit në të cilat gjendet Kurani. P.sh: Blejë një kasetë, cd, radio që ai të mundet ta dëgjon Kuranin.
  • Nxite atë që të marr pjesë në gara si p.sh: Shtëpi, xhami, mektebe, në shkollë, fshatë, qytet etj.
  • Regjistroja zërin e tij duke lexuar Kuran: Kjo metodë e bën që ta nxitësh për imitimin e ndonjë lexuesi të mirë të Kuranit.
  • Jepi përparësi në daljen imam dhe faljen e ndonjë namazi me zë.
  • Zgjedhja shoqërinë e dijetarëve dhe njerëzve të dijes.
Allahu na beftë nga ata që e mësojnë Kuranin dhe ua mësojnë të tjerëve.

Këshillat e një Nëne...

Mbaroi mësimi, dhe vajza e vogël u kthye në shtëpinë e saj, kurse fytyrën e saj të bukur dhe të pastër si qielli, e kishte mbuluar dëshprimi. Dhe Nëna e dashur vetëm se e kishte hetuar se diçka po e brengoste dhe nuk po e lente të qetë shpirtin e vogëlushes së saj. Dhe nuk iu desht shumë kohë që vogëlushja ta shfaq atë që mbante në vete dhe tha:

"Oh Nëna ime, me të vërtetë mësuesja ime më është kërcënuar me përjashtim nga shkolla, për shkak të këtyre rrobave të gjata dhe mbulesës time që mbaj."

Nëna: "Mirëpo oj bija ime, këto rroba janë rroba që I don All-llahu."

Vajza: "Po, Nëna ime. Mirëpo mësuesja nuk e don këtë lloj të veshjes."

Nëna: "Në rregull bija ime, mësuesja nuk e don këtë lloj të veshjes, mirëpo All-llahu e don.E kënd do ta respektosh?A do ta respektosh All-llahun i Cili të ka krijuar, të ka zbukuruar dhe të ka begatuar?Apo krijesën e cila nuk posedon për vetëveten e saj, as të keqen e as të mirën?"

Dhe pa u hezituar vajza u përgjigj duke thënë:"Gjithsesi se do ta respektoj All-llahun, Krijuesin tim."

Dhe Nëna i tha: "Të lumtë bija ime e dashur, ja qëllove."

Të nesërmen vetëm sa nuk pëlciti mësuesja nga hidhërimi me pamjen e kësaj vajze të vogël e cila vazhdonte edhe më tej të mbante qëndrimin e saj, dhe nuk përgjigjej ndaj kërkesës që ia bënin ata, si dhe nuk frigohej aspak nga kërcënimet dhe presionet që i bëheshin asaj.

Dhe atëherë kur u tepruan presionet dhe kërcënimet, iu vështirësua gjendja vogëlushes, saqë nuk kishte mundësi të përballonte më këtë vërshim të madh të problemeve nga mësuesja e saj si dhe nga shikimet nënçmuese nga shoqet e saj.

Ku papritmas vogëlushja filloi të qaj me dënes. U mblodhën të gjthë arsimtaret rreth saj që ta ndalonin së qajturi.Pas pak u qetësua, dhe vajza e vogël i tha disa fjalë të vërteta që dolën nga thellësia e zemrës së saj sikur të ishin predha (granatë):"Pasha All-llahun nuk e di kënd ta respektoj? Ty apo Atë?"

Mësuesja tha: "Dhe kush është Ai?"

Vajza ia ktheu: "All-llahu!"Të të respektoj ty dhe të vishem ashtu siç don ti, e ta hidhëroj Atë ? Apo ta respektoj Atë dhe të të kundërshtoj ty ?"

Dhe më pas ajo tha: "Do ta respektoj të Lartëmadhëruarin, dhe le të ndodh çfarë të ndodhë."

Lumë për atë se çfarë fjalë kanë dal nga gjuha e saj e vogël. Fjalë të cilat shfaqin dashurin e vërtetë ndaj All-llahut të Lartmadhëruar dhe vetëm se e ka vërtetuar kjo vogëlushe lidhjen e fuqishme në respektimin e urdhërave Të Vetmit, Të Fuqishmit...

Mirëpo ...

A qëndroi mësuesja e heshtur ndaj vogëlushes ?

Vetëm se kërkoi mësuesja që të vjen në shpejtësi Nëna e vogëlushes ... E çfarë kërkonte nga ajo ?

Dhe ja erdhi Nëna ...

Dhe mësuesja përnjëher i tha:"Vetëm se më ke këshilluar me bijën tënde, me një këshillë më të madhe që kam ndëgjuar në jetën time."

Po, vetëm se mori kjo mësuese një këshillë të madhe nga nxënësja e saj e vogël.

Mësuese e cila ka studijuar dhe ka diplomuar për dituri.Mësuese të cilës nuk i pengoi dituria që kishte që të mirte mësim nga vogëlushja, e cila mund të ishte në moshën e bijave të saj.

I lumtë kësaj mësuese...

Dhe përshëndetje për këtë vajz të vogël e cila është edukuar me edukat islame dhe është kapur fort për të.

Dhe përshërshëndetje për Nënën e cila ka mbjellur në bijën e saj dashurin ndaj All-llahut dhe të Dërguarit të Tij. Nënë e cila e mësoi bijën e vet se si duhet dashur All-llahun dhe të Dërguarin e Tij.

Pra o ju Nëna muslimane: Pranë duarve tuaja janë fëmijët tuaj...Ata janë sikur brumi mundesh që ti formësosh ashtu siç don ti, pra shpejto që t'i formësosh ashti siç e bën të kënaqur All-llahun dhe të Dërguarin e Tij.

Mësojani atyre namazin...Mësojani atyre respektimin ndaj All-llahut...Mësojani atyre se si të jenë të paluhatëshme ndaj së vërtetës...

Mësojani atyre gjitha këto para se të arrin moshën madhore.

Nëse ju ik edukimi i tyre në fëmijëri, me të vërtetë do të pendoheni me një pendim shumë të madhë atëherë kur t'i humbni fëmijët tuaj në moshën e rritur.

Ja, kjo vajz nuk ishte në kohën e sahabëve... e as në kohën e tabiinëve... me të vërtetë ajo është në kohën bashkëkohore.

Dhe kjo argumenton në atë që ne kemi mundësi të edukojm fëmi si shembulli i kësaj vajze.

Oj motër besimtare...

Ja pra bija jote është para duarve tua...

Ushqeje atë me devotshmëri dhe bëmirësi, dhe bëre ambientin e saj të pastër që fëmijëria e saj të jet e mbrojtur nga insektet dëmtuese...

Dhe ja ditët janë para teje...

Kujdes se çfarë je duke bërë, me emanetin që ta ka dhënë në duart tua Zoti i qiejve dhe i tokës.

Sa shumë që është e nevojshme që ta din predikuesit e fesë, se synimi i tyre është që t'i sjellin njerëzit drejt Zotit të tyre, dhe që t'i vendosin para përgjegjësive të tyre, dhe t'i njoftojn me vetveten e tyre ashtu që të mos të zbrapsen dhe devijojn.

Sa shumë që është e nevojshme që predikuesit e fesë të din, se me të vërtetë haku arrin në zemra, atëherë kur del nga zemra e cila beson në Të, dhe vepron sipas urdhërave të Tij. Kurse fjalët e ftohta, të pakta janë që ndikojn tek ndëgjuesit.

Gjithsesi është e nevojshme që t'i edukojmë fëmijët tanë në Islam, me dituri, dhe vepra përplot urtësi që të ndërtohen mbi to.

Dhe më në fund : Sa madhështore dhe krenare që është kjo Nënë, shembulli i saj fatkeqësisht është i paktë në mesin e grave, kurse ndikimi në fëmijët e saj është shumë i madh. Njëkohësisht është shembëlltyr për muslimanet, ndërsa tek All-llahu shpërblim të pa fund...

Friday, April 20, 2012

Këshill për ty motër

Këshill për ty motër
Ec oj motra ime, ty të këshilloj
Për shkak s etë mirën ta dëshiroj,
Në Xhennet kush don të shkojë
Zoti n`Kur`an bukur na tregoi.
Ti oj motra ime, pas kësaj bote shumë vrapon
E kjo botë shpejt po kalon
Nga kjo botë kur do të kalosh
Gjithë të mirat do t`i harosh.
Ku është bukuria jote që kishe në rini
Dhe stolitë që tjerat t`i kishin lakmi?!
Mendjemadhësia jote s`njihte njeri
Dashuria për këtë botë s`kishte kufi.
E xhaminë kurrë se vizitove
Urdhërat e Zotit s`i respektove
Vetes i thua-jam muslimane
N`realitet sikur t`i je pishmane.
Kur të të pyetë Zoti n`dunja c`ke ba
Pendim e arsye n`atë moment s`ka
Të lypet përgjegjësi, ti do të hamendesh
Kur ta shohish zjarrin do të cmendesh.
Oj motër sa je gjallë, zgjohu për t`u pendu
Se kjo botë shpejtë ka për me kalu
Shijo ti Islamin që të gjesh knaqësi
Respektoje atë, të gjesh lumturi.

Orari i Besimtarit

Dialog me Lotin

Historia e një fëmije, solli dheun e Xhennetit

Historia e një fëmije, solli dheun e xhenetit

↓↓↓↓↓
↓↓↓↓
↓↓↓
... ↓↓
↓

Po, një fëmijë solli dheun e xhenetit

Ja si ndodhi ngjarja:

Në një shkollë dhe , derisa ishte mësuesi i gjuhës arabe në klasën e dytë filollore

Po shpërndante fletat e provimit nxënësve të tij, pasi i kishte korrigjuar ato.

Njëri prej nxënësve thotë: Ju lutem o mësues, rezultati im është 8 mbi 10 , e ju nuk keni referuar asnjë shenjë gabimi (x) para përgjigjjes.

I përgjigjet mësuesi: Rezultati juaj në shprehje ti ka pakësuar dy pikë

Nxënësi tha: Unë e dua rezultatin e plotë d.m.th 10 mbi 10 .

Ai këmbëngulë për të marrë rezultatin e plotë.

Nxënësi filloi të debatoj mësuesin, mësuesi nuk deshi ta turpëroj nxënësin, pasiqë e konsideronte njërin prej nxënësve të tij më të dalluar në klasë.

I tha: Nëse më sjell dheun e xhenetit do të jap notën e plotë (kjo për të nxitur nxënësin dhe për mos marrë notën e plotë)

Nxënësi u qetësua.. kthehet në shtëpi…

Në ditën e dytë kur vjen në shkollë, me vete kishte një kese dhe për mësuesin e tij

Mësuesi i thotë: Cfarë është kjo kese?

Nxënësi: Ky është dheu i xhenetit të cilin e ke kërkuar

Mësuesi: Nga e ke sjellur?

Nxënësi i përgjigjet: Lashë nënën time të ecë mbi dhe, pastaj e mblodha për ty në këtë kese, e ti sic na ke treguar se i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të), ka thënë: “Xheneti është poshtë këmbëve të nënës”

Me këtë e arriti rezultatin e plotë, kjo pasi mësuesit i pëlqeu zgjuarsia e nxënësit.


Bëni dua për nënat tuaja, Allahu i mëshiroft dhe ju bashkoft me ta në Xhennetul Firdaus !

Thursday, April 19, 2012

Ummu Ahmad

  Ummu Ahmad - the mother of our great Imam


When Imam Ahmad was still young, his father died. He would tell his students of the work his mother went through in raising him, and he would pray for her. In the cold Baghdad nights, she would wake long before him to warm the water so that her son Ahmad could make wudu for Fajr. Then she would wrap him in blankets, herself cloaked in her Jilbaab, and guide him through the dark, cold alleys to reach the main Masjid, long before Fajr so that her son could get a good seat in class. Her son Ahmad - at that age in grade 2 or 3 - would sit all day long studying Quran and Sunnah, and she would wait for him to finish so that she could drop him home safely. At the age of 16, she prepared money and food for him and told him, "Travel for your search of knowledge." He left for Makkah and Madinah and many other places and et many great scholars. She raised Ahmad to become one of the four greatest Imams in Islam.

Shembulli i Ummu Ahmedit


Shembulli i Ummu Ahmedit

Kur Ahmedi ishte ende i ri, babai i tij vdiq. Ai ju tregonte nxënësve të tij për nënën e tij, se si ajo e rriti atë, dhe bëri dua për të. Në netët e ftohta të Bagdadit, ajo do të zgjoheshte herët për të ngrohur ujë në mënyrë që Ahmedi djali i saj të merr abdes për ta falur sabahun. Pastaj ajo do të mbështjellte atë në batanije, veten në xhilbabin e saj, dhe duke e dërguar atë nëpër rrugicat e errëta dhe të ftohta për të arritur në Xhaminë kryesore, shumë kohë para Sabahut në mënyrë që djali i saj të arrin në saffin e parë. Ahmedi djali i saj - në atë moshë, në klasën e 2 ose 3 - do të rrinte gjithë ditën duke mësuar Kur'anin dhe Sunnetin, dhe do të priste që ai të përfundojë që ajo të mund ta dërgon atë në shtëpi të sigurtë. Në moshën 16 vjeçare, ajo kishte përgatitur të holla dhe ushqim për të dhe i tha: "Udhëto në kërkimin e diturisë tënde." Ai u nis për në Mekke dhe Medine dhe shumë vende tjera dhe tek shumë dijetarë të mëdhenj. Ajo rriti Ahmedin që të bëhet një prej katër Imamëve më të mëdha në Islam.

Vlerat e një gruaje të shkëlqyeshme

Vlerat e një gruaje të shkëlqyeshme






Personi i parë që besoi, prej burrave dhe grave, ishte Hadixhja radiAllahu anha. Ajo ishte e besimtarja e parë.

Ibn Kethiri thotë:” Duke i kombinuar këto llogari shohim se Hadixheja ishte gruaja e parë që pranoi Islamin udhëheqsja e grupit siç ishte.”

Dhe gjithashtu ajo u parapriu burrave. Ajo ishte e para që besoi në Muhammedin alejhi selam.

Tani, çka e bëri Hadixhën të veçantë? Si u bë që ajo të ishte nga gratë më të mira që ndonjëherë kanë jetuar. A ishte për shkak të karierës së saj, a ishte për shkak të diturisë së saj, çka ishte pikërisht ajo që e bëri Hadixhen të jetë në mesin e 4 grave që ndonjëherë kanë jetuar.

Mendoj se duhet ti japim një rëndësi, veçanërisht motrat duhet të rikujtojmë storien e Hadixhes radiAllahu anha dhe 3 grave tjera që janë të përmedura në Hadith, Merjemi, Asija dhe Fatimja.

Në qoftëse dëshiron të gjejsh diçka të përbashkët midis këtyre 4 grave do ta gjejmë këtë në vazhdim:

1.       Të gjitha këto të 4-ta kishin zemra të forta shpirtërore. Kishin shpirta të fortë.

 Imani i tyre ishte i fuqishëm, i fortë. Kjo është diçka që qartë mund të shihet në rastin e të 4-ve. Ata kishin Iman të fortë. Dhe besimi i tyre për Allahun azze ue xhel arriti nivelin e Jekinit. Jekin është bindje e sigurtë që asgjë nuk mund të sjell dyshime në zemrë. Pra zemra ka përvetsuar Imanin në nivelin që e bën zemrën të palëkundshme. Kjo është jekin. Më gjërësisht është se kur njëri do të ketë më shumë besim në atë çka beson sesa çka do të dëgjojë ose shikojë.

Është sikurse sheh diçka para vetës mirëpo nuk e sheh. Kjo është niveli i Jekinit. Është e qartë se këto 4 gra kishin këtë nivel të Imanit.

Tani ta marrim për shembull Asijen. Asija gruaja e Firaunit. Asija ka pasur gjithçka që një grua e kësaj bote do të dëshironte. Një gruaje që I intereson dunjaja do të donte pasuri, jetë të rehatshme, do të dëshironte të ketë një burr të pasur dhe të fortë, shërbetorë, fuqi. Ajo i kishte të gjitha.

Asija donte të jep gjithë këtë vetëm për hir të Allahut azze ue xhel. Allahu subhanehu ue teala e ka vendosur në një vend, në pallatë që ishte më i miri në botë. Ajo tha: “O Allah unë dua një shtëpi në Xhennet”- “E atyre që besuan, All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e veprave të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!” ( Sure; Tahrim- 11)

 Allahu subhanehu ue teala I dha asaj burrin më të fuqishëm dhe më të pasur. Ajo tha :”Nuk e dua këtë”, “Dhe Allahu të më mbrojë prej Firaunit dhe veprave të tij”, nuk dua të kem asgjë me të.

Pra,  kjo dëshirë që të heqë dorë nga të gjitha këto aspekte të mira për hir të Allahut, është reflektim nga thellësia e besimit. Pra, keni parasysh se Asija jetonte në një mjedis të keq dhe të korruptuar. Ajo ishte e rrethuar me të keqen në çdo drejtim.

Megjithatë ajo ishte në gjendje për ti kapërcyer gjitha rrethinat e saja dhe të lidh zemrën e saj te Allahu. Kjo është një tjetër indikacion I fuqisë së Imanit, që je I aftë të luftosh baticat që të rrethojnë në çdo anë dhe të mbash lidhje me Allahun.

Dhe mund të themi të njejtën për gjitha të tjerat. Pra, nën 1 kishin besim të thellë në Allahun subhanehu ue teala që arrinin nivelin e Jekinit.

Sendi i njejtë I dytë që e gjejmë mes tyre është se gjithë të 4-tat ose ishin gra të mira ose nëna të mira.  Kjo është diçka që nuk mund të kaloj mirë me feministet ose ato motra që janë të prekura nga feminizmi  ose të ndikuara nga ajo linjë e mendimit. Këto 4 gra nuk ishin të vlefshme për shkak të aktivizmit të tyre, karrierës apo diturisë. Gjen diçka të njëjtë tek këto gra dhe ajo është ose gra të mira ose nëna të mira. Asija dhe Merjemi, edukuan (rritën) dy prej të dërguarve fisnik të Allahut. (Isau dhe Musa)

Hadixhja radiAllahu anha ishte e shquar për shkak të përkrahjes së burrit të saj, dhe nuk ishte për shkak se ishte biznismene kjo nuk ishte faktor i saj. Por ishte sepse ishte një grua e shkëlqyeshme për Resulullahin alejhi ue sellem, dhe ajo e përkrahu atë kur ai alejhi selam kishte nevojë për të. Resulullahi alejhi selam gjithmonë e gjente Hadixhen në anën e tij.

Dhe Fatimja radiAllahu anha ishte një grua e veçantë gjithashtu.

Për tju treguar një shembull, Ali ibn Ebi Talibi radiAllahu anhu, dëgjoi se Muhammedi alejhi selam ka pranuar disa shërbëtorë. Pra, ai dhe gruaja e tij vendosën se duhet të shkojnë te Muhammedi alejhi selam dhe ti kërkojnë që tju jep një shërbëtor, për shkak të punës së rëndë që Fatimja radiAllahu anha e përjetonte në shtëpinë e saj.

Pra, ata shkuan në shtëpinë e Resulullahit alejhi selam dhe ai alejhi selam nuk ishte aty. Ata folën me Aishen radiAllahu anha, dhe I treguan asaj se dëshirojnë ti kërkojnë Resulullahut alejhi selam tju jep një shërbëtore, për shkak të vështirësisë që Fatimja radiAllahu anha po e përjetonte. Ajo vuante, shërbente punë të vështira në shtëpinë e saj.

Muhammedit alejhi selam I tregoi Aishja radiAllahu anha, dhe shkoi te shtëpia e Aliut dhe Fatimes radiAllahu anhuma. Ali ibn ebi Talibi e transmeton këtë hadith dhe thotë: “Muhammedi alejhi selam erdhi, dhe ne ishim gati të shtrihemi, dhe kur e pamë Muhammedin alejhi selam u ngritëm” .Muhammedi alejhi selam tha: “Rini aty ku jeni”, pra ato të shtrirë në krevatet e tyre. Ali ibn Ebi Talibi tha se Muhammedi alejhi selam erdhi dhe u ul në mes neve, pra u afrua tek të dytë.

Tani, Muhammedi alejhi selam ka treguar se e donte shumë vajzën e tij dhe kishte thënë se “ Fatimeja është pjesë e imja., çka e lëndon atë më lëndon dhe mua, dhe çka e kënaq atë më kënaq dhe mua” .

Ajo ishte fëmija e vetme që jetoi, Dhe e donte atë shumë. Pra, Resulullahi alejhi selam do të donte të bënte çka ishte më e mira për vajzën e tij. Ai donte që vajza e tij të kishte jetën më të mirë.  Resulullahi alejhi selam kishte mundësinë ti jepte një shërbetore. Por a e bëri atë?

Resulullahi alejhi selam tha: “Kam diçka më të mirë për ty sesa një shërbetore, para se të shkosh në krevat, thuaj SubhanAllah 33 herë, Elhamdulillah 33 herë, dhe Allahu Ekber 33 herë, kjo është më e mirë për ty sesa një shërbëtore” .

Resulullahi alejhi selam e dinte se vajza e tij ishte vajza më e mira prej më të mirave. Ai alejhi selam, e dinte se ajo shërbente në shtëpinë e saj derisa duart e saja u bënë të ashpra, lëkura në dorën e saj ishte trashur.  “

Megjithatë Resulullahi alejhi selam e këshilloi të vazhdojë ashtu, dhe I tha në vend të shërbëtores do të jap këtë dhuratë: SubhanAllah, Elhamdulillah dhe Allahu Ekber “. Dhe pastaj Ali ibn Ebi Talibi, tha se Fatimja po punonte shumë dhe tregoi se e përdorte gurin e mullirit derisa duart e saja u bënë të ashpra dhe të vrazhda. Ajo merrte uj prej pusit derisa I bëheshin shenja në qafën e saj, ajo e pastronte shtëpinë derisa rrobat e saja ndyteshin, dhe gatuante derisa e dëmtonte fytyrën e saj”.

Pra, kjo ishte vajza e njeriut më të mirë që ka jetuar ndonjëherë Muhammedit alejhi selam. Dhe ishte vajza e tij e vetme, dhe ai alejhi selam e dinte se çka ajo po përjetonte. Dhe kjo ishte ajo që e bëri Fatimen radiAllahu anha në mesin e 4 grave më  të mira që kanë jetuar ndonjëherë. Për dituri, Aisheja ishte më e ditur se Hadixheja dhe Fatimja. Gjithashtu ajo nuk e kishte nivelin e njëjtë që e kishin Hadixheja dhe Fatimeja.

Pra, motra mendoni për ardhmërinë dhe prioritetet tuaja, nuk duhet të themi se nuk duhet të mësojmë apo të mos jemi islamikisht aktive.

Por dëshirojmë të dijmë se ku është shpërblimi i madh.

Të gjithë jemi të inkujaruar të përmbushim rolet tona, të jemi më të mirët, dhe të mësojmë më së shumti, por ka gjëra që janë më shumë të rëndësishmë(shpërblyeshme) se të tjerat, pra të zgjedhim ibadetin tonë.
Shejh Enver el Avlaki ( shehid inshaAllah)
Përkthyer nga EneMuslimah

MOTRA IME FISNIKE


MOTRA IME FISNIKE Motra ime, vajza e nënës fisnike, ruaje nderin, e bëhu besnike.

Mbroje moralin si vajzë fetare, se femra pa to nuk vlen fare.

Ajo është caktuar për burrin e vet, duhet të mbrohet si letër sekret.

Në qoftë se do të jetosh rehat e qetë,... asnjëherë natën mos shko diku vetë. Fatkeqësisht të tjerët ua ka...në ekspozuar, ke marrë pa zgjedhur dhe i ke huazuar.

Veshu e mbathu si vajzë besimtare, dhe nëpër rrugë bëhu këshilltare.

Gjendja shprehjet i argumenton, se vetëm fjala kudo nuk ndikon.

Kujtoje mirë punën që po bën, duhet ta mendosh se ku ajo të çon.

Duhet të adhurosh Krijuesin tënd, se nuk je e krijuar nga tjetërkënd.

O motra ime bëhu shembullore, mos u përul si disa shërbëtore.

Femrat All-llahu nuk i ka burgosur, por me mbulesën e tyre i ka përsosur.

Ai shumë më mirë i di nevojat e saj, vajza të mos mbesë asnjëherë ndër faj. Mosmbulesa e femrave për kohën e tashme, është një armë e mirë forcave të jashtme.

Ata ta hoqën formën që ke pasur, ke marrë pa zgjedhur atë që ke hasur.

Nën maskën e kulturës femrën e abuzojnë, me femrat tona ne fort po na lëndojnë. Për stërgjyshërit tuaj lexo historinë, çfarë ka qenë namusi për shqiptarinë.

Duke patur shansin ta fitosh xhennetin, mos të të bëjnë tradhtarët dru për xhehennemin.

Mëshira e Allahut të dhuroi çdo gjë, sepse ti përpara nuk ke qenë asgjë.

Motra fisnike ke shans sa je gjallë, të ikën nga dora kur të mblojnë me zallë.

O vajza besimtare dhe nëna fisnike, mbroje fenë tënde dhe bëhu besnike

The Ballad of Umm Muslimah



The Ballad of Umm Muslimah


by F. Abdul Qadir C.

Old Umm Muslimah lived in a hut
It had a thatched roof and walls made of mud.
She woke up before dawn
And read the Qur'an,
Offered her salah,
The mother of Muslimah.

She milked the cows and made some tea,
Gave some bread to Abu Muslimah leaving for the field.
She scrubbed the floor,
And mended the door,
Fed the chickens and made the pancakes,
Then she left with the laundry to wash at the lake.

Umm Muslimah was worried lest
Her Muslim sisters would fail The Test.
So while washing the clothes, she spoke to all present
Reminding them of the Message that Allah had sent.
She spoke about the Prophet, she called them to Islam.
She called them to the Truth, away from haraam.

There were a few who laughed and mocked.
But greater was the number of women who flocked
To understand the Qur'an, to learn to read the salah
At the house of Umm Muslimah
Which now turned into a place of learning
For the women and children, who for knowledge were yearning.

Years rolled by, time flew past
Poor Abu Muslimah did not last.
And our old Umm Muslimah sat alone
Watching young girls passing by her home,
Laughing and talking, no trace of modesty
Hijab was missing, so was their chastity.

Sad and tired, she closed her eyes
Thinking of young Muslimaat, she deeply sighed.
Nothing was important, not even family
All that mattered was I and me.
They wanted to look good, be tall and slim
Allah was forgotten, so was the Book sent by Him.

No one came to the lake anymore for washing
They'd bought home that clothes cleaning machine.
The hut where once people came to learn
Now belonged to a woman, old and stern.
She preached about Allah and Judgement Day,
Gawd, so old fashioned! I'll stay away.

Umm Muslimah's eyes filled with tears
Her heart was gripped by a sudden fear.
Will these be the women to build the next generation?
Will these be the mothers of the Muslim nation?
She wiped the tears rolling down her wrinkled cheek
Prayed for the Ummah and went to sleep..

Ngjarja e Ummu Muslimes

Ngjarja e Ummu Muslimes

Ummu Muslime e vjetër jetonte në një kasolle
që kishte një kulm prej kashte dhe mure të bëra nga balta.
Ajo u zgjua para agimit
Dhe lexoi Kur'anin,
Kreu namazin e saj,
Nëna e Muslimes.
Ajo mjeli lopët dhe e bëri një çaj,
Dha disa bukë Ebu Muslimes tniset për në fushë.
Ajo fërkoi dyshemenë,
Dhe rregulloj derën,
Ushqeu pulat dhe bëri petullat,
Pastaj u largua me lavanderi për ti larë rrobat në liqen.
Ummu Muslime ishte e shqetësuar se mos ndoshta
Motrat e saja muslimane do të dështojnë në Test.
Kështu, derisa lau rrobat, ajo u foli të pranishmëve.
Duke ua përkujtuar atyre porosinë që Allahu ua kishte dërguar.
Ajo foli në lidhje me Profetin {alejhi selam}, ajo i thirri ata në Islam.
Ajo u bëri thirrje atyre tek e Vërteta, dhe larg nga harami.
Kishte disa prej tyre që qeshnin dhe talleshin.
Por më i madh ishte numri i grave që u mahnitën.
Për të kuptuar Kur'anin, për të mësuar dhe lexuar Namazin
Në shtëpinë e Ummu Muslimes
E cila tani u shëndrrua në një vend i të mësuarit
Për gratë dhe fëmijët, të cilët për dituri ishin të etur.
Vite kalonin, koha fluturoi
I gjori Ebu Muslime nuk kaloi.
Dhe Nëna e vjetër e Muslimes mbeti vetëm
Duke shikuar vajzat e reja që kalonin nga shtëpia e saj,
Duke qeshur dhe duke folur, pa asnjë gjurmë modestie
Hixhabi ju mungonte, aq ishte nderi tyre.
E mërzitur dhe e lodhur, ajo mbylli sytë
Duke menduar Muslimanet e reja, psherëtiu thellë.
Asgjë nuk ishte e rëndësishme, madje as familja
Ajo që ishte me rëndësi tek ato ishte Unë dhe Mua.
Ata donin që të duken të mira, të jenë të gjata dhe të holla
All-llahu u harrua, kështu që ishte harruar edhe libri i dërguar prej Tij.

Askush nuk erdhi në liqenin më për larje
Ata blenë në shtëpi maqinën për pastrimin e rrobave.
Kasolla ku njerëzit njëherë shkonin për të mësuar
Tani i përkiste një gruaje, të vjetër dhe të rreptë.
Ajo predikonte për All-llahun dhe Ditën e Gjykimit,

Oh, sa e dalë mode! Unë do të qëndroj larg.
Sytë e Umm Muslimes u mbushën me lot
Zemra e saj ishte kapluar nga një frikë e papritur.
A kështu do të jenë gratë që do ta ndërtojnë gjeneratën e ardhshme?
A kështu do të jenë nënat e Ummetit Musliman?
Ajo fshiu lotët duke rrëshqitur nëpër fytyrën e saj të rrudhur
U lut për Ummetin dhe ra në gjum ..

Përkthyer nga: EneMuslimah