Saturday, June 30, 2012

...ta mësojnë Kur'anin...



Muhammedi (sal-Allahu alejhi ve selem), ua ka lënë prindërve këtë këshillë:

''Edukoni fëmijët për t'i dashur dhe për t'i bërë tri gjëra: ta duan Pejgamberin (sal-Allahu alejhi ve selem), familjen e tij dhe ta mësojnë Kur'anin.''

Friday, June 29, 2012

BISEDË ME TË ZBULUARËN


 1- E zbuluara thotë: “Unë e dua Allahun dhe kjo më mjafton!”
Ne i themi: Allahu ka thënë: ‘Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’iu dojë, t’iu falë mëkatet tuaja, se Allahu është që falë shumë, mëshiron shumë.” (Ali Imran, 31)

...
2- E zbuluara thotë: “Vërtetë feja është lehtësim!”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju…” (Bekare, 185), dhe Allahu të ka urdhëruar me mbulesë për lehtësim.

3- E zbuluara thotë: “Zbulimi është çështje e lehtë.”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “…e keni konsideruar imtësi, por ajo tek Allahu është e madhe.” (Nur, 15)

4- E zbuluara thotë: “Ende jam e re, e kur të plakem do mbulohem.”
Ne i themi: “Vdekja nuk njeh të rinj dhe pleq.”

5- E zbuluara thotë: “Do të mbulohem pasi të martohem!”
Ne i themi: “Robi sprovohet nga furnizimi për shkak të mëkatit që vepron. Atëherë ke kujdes se ka mundësi që Allahu të të sprovoj nga martesa për shkak të mos mbulesës.”

6- E zbuluara thotë: “Burri nuk e do mbulesën.”
Ne i themi: “Nuk respektohet krijesa për t’i bërë mëkat Krijuesit!”

7- E zbuluara thotë: “Mbulohem kur të bindem për mbulesën.”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “Kur Allahu dhe i dërguari i Tij vendosin për diçka, atëherë as besimtari as besimtarja nuk kanë të drejtë të sillen sipas mënyrës së vet. Dhe kush nuk e dëgjon Allahun dhe të dërguarin e Tij ai me siguri ka humbur keq.” (Ahzabë, 36)

8- E zbuluara thotë: “Mbulesa më pengon nga puna dhe shkollimi.”
Ne i themi: “Kënaqësia e Allahut dhe Xheneti i Tij është më i shtrenjtë se çdo gjë.”

9- E zbuluara thotë: “Frikësohem se mos njerëzit tallen me mua.”
Ne i themi: “Ti ke shpërblim dhe grada tek Allahu, njerëzit janë tallur me Muhamedin, alejhi selam, dhe kjo është rruga e pejgamberëve dhe të devotshmëve.”

10- E zbuluara thotë: “Nuk mund ta mbajë mbulesën në nxehtin e verës.”
Ne i themi: Allahu thotë: Thuaju: “Zjarri i xhehenemit ka vapën edhe më të fortë, nese janë që kuptojnë!” (Teube, 81)

11- E zbuluara thotë: “E gjithë shoqëria është e tillë.”
Ne i themi: Kjo pasha Allahun është thënia më e keqe, banorët e zjarrit thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre.” (Zuhruf, 22)
Allahu ka thënë: “Në qoftëse u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut.” (En’amë, 116)

12- E zbuluara thotë: “Zemra e pastër më mjafton nga mbulesa.”
Ne i themi: Nëse zemra është e pastër, gjymtyrët do të drejtoheshin drejt rrugës së Allahut. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Në trup gjendet një copë mishi e cila kur është në rregull, i gjithë trupi është në rregull dhe me prishjen e saj, prishet i gjithë trupi. Ajo është zemra!" (Muslimi)
V.K.

•• Tregimi për dy gratë ••



 Ky eshte nje krahasim midis dy bashkeshorteve;te dyja te martuara dhe ne shtepi te ndryshme.

Gruja e pare:

... Ajo fal namazin e sabahut dhe pastaj pergadit mengjesin per burrin dhe femijet e saj.

Gruja e dyte:
Ajo fal namazin e sabahut pak para kalimit te kohes se caktuar dhe vazhdon te fleje perseri.

Gruja e pare:

 Pasi kan ngrene mengjesin,i pergadit femijet per ne shkolle dhe percjell burrin e saj ne pune,ne menyre te qete dhe te rehatshme.

Gruja e dyte:
Zgjohet vone dhe e godet vajzen e saj,ngaqe ajo nuk i ka krehur floket. I bertet djalit,sepse ai qendron ende ne shtrat duke fjetur. Keshtu,te gjithe qe jan ne shtepi fillojne te bertasin dhe te ulurijne.Pastaj,zgjohet edhe burri del nga shtepija perplot brenga dhe pa ngrene mengjes.Gjate rruges,ndalon ne ndonje kafene per te ngrene dicka ne shpejtesi;si rezultar,ne pune arrin me vonese dhe keshtu punet e muslimaneve gjithnje ngecin prapa.

Gruja e pare:

 Sapo femijet ikin per ne shkolle dhe burri i saj per ne pune,ajo pushon afersisht nje ore dhe pastaj i perserit kaptinat e Kur'anit te cilat i meson permendesh dhe degjon ligjerata islame.Me vone,fillon me pune e shtepise dhe pergatit dicka per femijet perpara se te kthehen nga shkolla.Pataj,pergadit darken.

Gruja e dyte:
Sapo femijet ikin per ne shkolle dhe burri i saj per ne pune,ajo i kthehet shtratit dhe fle deri ne mesdite.Pasi zgjohet,i viziton fqinjet.Kur kthehen femijet nga shkolla nuk mund ta gjejne ne shtepi,sepse ajo akoma eshte duke biseduar me fqinjet.Me t'u kthyer ne shtepi fillon zhurma.Pastaj me shpejtesi pergatit dicka per femijet.

Gruja e pare:

 Qendron ne pragun e deres per ta mirepritur burrin e saj me buzeqeshje te kendshme ne fytyren e saj,me rroba te bukura dhe parfum terheqes.Pastaj shtron dreken,me pas i rregullon dhomen qe te marre nje sy gjume dhe te pushoj pak.I merr femijet ne dhomen tjeter dhe iu ndihmon ne kryerjen e detyrave te shtepise.

Gruja e dyte:

 Burri kthehet ne shtepi ne kerkim te qetesis dhe rehatise;per fat te keq,i sheh kepucet dhe rrobat e femijve te hedhura kudo neper dhome.Gruaja e tij e pret me fytyre te ngrysur,.e rrobat e kuzhines dhe ende i vjen era qepe.Dreka eshte gati por pas nje pritje te gjate.Burri mundohet te pushoje,por nuk mundet te gjeje vend te qete.
Gruja e pare:
Pas namazit te ikindise,ajo pastron shtepine dhe i nderron rrobat e femijeve.Pastaj e pergatit edhe veten ne rast se burri deshiron te shkojne ne vizite tek ndonje i aferm.Femijet luajne me te atin e tyre,i cili eshte i kenaqur kur i sheh femijet te paster dhe te veshur me rroba te bukura.

Gruja e dyte:
Pas drekes,fle perseri.Fqinjet e saj e zgjojne nga gjumi per te vazhduar biseden.Nuk kujdeset fare per rregullsine ne shtepi dhe papastertine e femijve te saj.

Gruja e pare:
Pas namazit te akshamit dhe jacise,ulet me femijet per t'ua mesuar disa sure te shkurta nga Kur'ani dhe adhkare(lutje)te Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem. Me vone,i urdheron qe t'i perserisin mesimet dhe fillon ta pergatite darken. Pas darkes femijet luajne nje ore dhe pastaj shkojne ne shtreterit e tyre per te fjetur.Ajo pastaj vishet me rroba te bukura,stoliset dhe hyn ne dhomen e fjetjes per te biseduar me burrin e saj.Flene te kenaqur dhe te lumtur.

Gruja e dyte:
Pas namazit te akshamit dhe te jacise,para se te flene,femijet nuk ndalen me lojerat dhe zhurmen e tyre,deri ne oren nje te mengjesit. Burri nuk mund t'i mbylle syte per shkak te zhurmes se madhe.Gruaja shkon ne shtrat e lodhur dhe nuk kujdeset per burrin e saj.

Cfare mendoni per keto dy gra?!

♥ Të kesh shumë fëmijë ♥



Në Emër të Allahut, Të GjithëMëshirshmit, Mëshiruesit.

...
Imam Muslim Ibn Haxh-xhaxh (All-llahu e mëshiroftë) thotë në librin e tij Sahihul Muslim:

Kutejbe Ibn Seid na transmetoi ne, Lejthi na trasnmetoi ne nga Sad Ibn Ebi Seid nga babai i tij nga Ebu Hurajra (radiAll-llahu anhu) se i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) tha:
“Nuk ka patur asnjë prej Profetëve vetëm se i është dhënë ndonjë (shenjë) mrekulli që njerëzit të besonin në të. E me të vërtetë, unë e kam shpalljen që më është shpallur mua, kështuqë unë shpresoj që të kem më shumë pasues sesa ata (Profetët e tjerë) në Ditën e Gjykimit.“
Duke e komentuar fjalinë e fundit:
“...kështuqë unë shpresoj që të kem më shumë pasues sesa ata (Profetët e tjerë) ne Ditën e Gjykimit.“

Shejkh Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“Dhe në këtë ka një shenjë se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) ka dashtur që ne (Ummeti musliman) të bëhemi të shumtë dhe që të behemi populli më i madh në ditën e gjykimit.
Kjo gjithashtu e mbështet thënien e Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem):
“Martojini ato që janë të dashura dhe që lindin, se me të vërtetë unë (krenohem) dua t`ia kaloj me numrin tuaj të madh (popujve të tjerë) në ditën e gjykimit.“
Dhe në këtë hadith ka një gjë shumë të rëndësishme që duhet ta themi me zë të lartë në veshët e atyre që thonë “vejini një limit nr të fëmijëve“ apo “planifikoni numrin e fëmijëve“ ose të ngjashme me këto e ajo që ne themi është:
“Shtojeni numrin e fëmijëve“

Përsa i përket justifikimit se rritja e tyre do të vështirësohej atëherë ne themi:
“Po, me të vërtetë rritja e tyre do të veshtirësohej nëse All-llahu ta lë ty në dorë këtë punë, e nëse mbështetesh vetëm në gjërat që janë të dukshme. Por ama nëse mbështetesh bën teuek-kul tek All-llahu dhe i`a dorëzon çështjet e tua All-llahut, atëherë All-llahu do të jetë i mjaftueshëm për ty në furnizimin e tyre.

Thënia “Rrizku të zvogëlohet nëse ke shumë fëmijë“ është një thënie e periudhës së injorancës, sepse gjatë periudhës së injorancës, ata i vrisnin fëmijët e tyre për shkak të frikës së varfërisë.
Kështu nëse dikush thotë “Rrizku të zvogëlohet nëse ke shumë fëmijë“ atëherë thuaji atij, si është e mundur që zvogëlohet rrizku kur All-llahu ka thënë:
“Nuk ka krijesë në tokë vetëm se All-llahu ja ka llogaritur, përshkruar rrizkun e saj. E Ai e di vëndin, qëndrimin dhe mbledhjen se saj...Hud-6
Një burrë që ka qenë i varfër më ka treguar që ka qenë prej atyre që e kishte një rrobe prej leshi dhe një copë dhe shkonte në pazar por e përzenin nga pazari. Pastaj u martua e pas një jave që u martua tha:
“Mu hap një derë e rrizkut që kurrë nuk e kisha parashikuar.“

Pastaj i lindi një fëmijë dhe tha:
“Pasha All-llahun, që në momentin që nëna e tij e lindi një derë tjetër e rrizkut u hap për mua.“
SubhanAllah, i Pastër është All-llahu nga çdo e metë.

E kjo është se kur njeriu beson në All-llahun e Madhëruar e të Lartësuar ajo që ai ka menduar do të ndodhë. Por ama, problemi ynë është se shejtani na përshpërit e ne mbështetemi në rrethanat e dukshme e sipërfaqësore. E nëse ne mbështetemi tek premtimi i All-llahut, të Madhëruarit e të Lartësuarit, atëherë ajo që është shkruar dhe patur qëllim do të ndodhë.

Nëse marrim situatën që ka dëme për nënën dhe se ajo nuk mund të linde vetëm duke bërë operacion, e këto operacione ndodhin shpesh e kështu mund të dëmtohet nëna ose ajo është e sëmurë dhe nuk mund ta përballojë dot këtë shtatëzani, atëherë kjo është situatë tjetër. Dhe në çdo situatë ka thënie të ndryshme e në këtë situatë duhet të shikohet gruaja dhe shëndeti i saj.

Kurse nëse çështjet janë të lehta e në mënyrë natyrale (dmth nuk ka probleme gjatë lindjes e nuk ka nevojë për operacion sh.p) atëherë nuk duhet të lejohet që gratë të përdorin ilaçe kundra shtatëzanisë, por themi:
“Le të kërkojnë ndihmën dhe mbrojtjen e All-llahut të Madhëruar e të Lartësuar.

Disa gra thonë:
“Kur mbetem shtatëzënë, ndihem shumë e lodhur dhe dua të rri vetëm në shtrat dhe më humb oreksi dhe i vjen nepsi (për ushqime të ndryshme) e fillon duke numëruar e duke numëruar.....
Ne i themi:
“Nëna jote të lindi ty, a thua asaj nuk i erdhën këto vështirësi që të kanë ardhur ty ? E All-llahu i Lartësuar thotë:
“ Ndërsa nëna e tij e mbarti atë me vështirësi dhe e lindi atë me vështirësi.“ El Ahkaf-15
E thënia e Tij:
“E nëna e tij e mbarti atë me dobësi (lodhje, vështirësi) pas dobësie (lodhje, vështirësie).“Lukman-14
Është e pashmangshme që ka për të patur lodhje e këputje e vështirësi dhe se këto nuk janë gjera të kënaqshme. Sidoqoftë, gruaja bën durim dhe pret shpërblimin prej All-llahut.

E përsa i perket Alzit (derdhja e spermës jashtë), atëherë ka hadithe të vërteta që nuk është harram, por, ama është në kundërshtim me atë që është gjëja më e mirë për tu bërë, se kur Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) është pyetur ka thënë:
“Është varrosja e fëmijëve përsëgjalli fshehtazi.“ Por ama nuk e bëri të ndaluar.

Sidoqoftë, më afër të vërtetës është se (Azli) është mekruh (i papëlqyer). Ama, është e ndaluar nëse e bën pa lejen e gruas. Kështu, nëse burri don që të praktikojë Azlin, që gruaja të mbetet e re (siç pretendojnë) dhe ajo do që të ketë fëmijë, atëherë është e ndaluar që të veprojë këtë gjë. E nëse ajo kërkon që të mos ta beje azlin, është detyrim mbi burrin që të mos ta bëjë azlin. E nëse ai vazhdon ta veprojë këtë, ajo ka të drejtë ta anullojë martesën (të ankohet tek gjykatësi).



Shejkh Muhammed Ibn Salih El Uthejmin
(All-llahu e mëshiroftë)

Shkëputur nga:
Et-Ta’liku ala Sahihil Muslim.
Vëllimi 1 faqe 483-489.

Përshtati:
Udhëzimi dhe Drita

Gruaja në Islam dhe kultura e saj



1:-AJO NUK VECOHET ME TE HUAJT.
Bindja ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij pasqyrohet duke zbatuar ato qe Ai te ka urdheruar dhe duke ju larguar atyre qe Zoti yt te ka ndaluar ti veprosh.ne Ne nenshtrimin e gruas se ndershme muslimane ndaj Allahut eshte edhe te mos vecuarit e asaj me njerez te huaj,sepse ajo e di se te vecuarit me ta eshte haram.(i huaj eshte a...i me et cilin ty te lejohet martesa).Per kete te vecuar i Derguari i Allahut ka thene :”Ruajuni nga perzierja e panevojshme dhe nga te vetmuarit me grate.”Nje Ensar kishte pyetur :”O i Derguar i Allahut cfare mendon per kunatin?” Ai (alejhi selam) i qe pergjigjur :”Ai eshte vdekja”.(Muteffikun alejhi)
2:-AJO ESHTE KORREKTE NE TE VESHURIT E XHILBABIT (HIXHABI)
Gruaja e ndershme muslimane kur del nga shtepija e saj del e mbuluar me hixhabin e saj i cili eshte sipas rregullave te sheriatit,nuk del e parfumosur,nuk del e zbukuruar me stoli,sepse ajo e di fjalen e Allahut ne kuran i Cili thote:”Thuaju edhe besimtareve te ulin shikimin dhe t’i mbrojne vendet e trupit te tyre si dhe te mos i nxjerrin hapur zbukurimet e tyre pervec asaj qe eshte e dukshme dhe te vejne shamite e tyre mbi kraharorin e tyre,e te mos i shfaqin zbukurimet e tyre pervec ndaj bashkeshorteve te tyre…” (En-Nur:31) Gruaja e ndershme muslimane nuk vishet me rroba te tejdukshme,ose te ngushta qe tregojne format e saj trupore sepse ajo e di me se muri fjalen e Resulit (alejhi selam) i cili thote :”Ekzistojne dy lloje njerezish te zjarrit te cilet nuk i kam pare…gra te cilat veshin rroba te tejdukshme sikur te ishin te zhveshura….grate e tilla nuk kane per te hyre ne xhenet dhe as nuk kan per ta shijuar aromen e tij.Ndersa aroma e tij perhapet ne kete-dhe-kete distance.” (Muslimi).Muslimanja ideale e vendos shanin mbi koken e saj pa ju frikesuar nxehtesise se madhe ne ditet e veres sepse ajo e di se :”…Zjarri i xhehenemit eshte me i forte ne nxehtesi (sesa vapa e diellit)…”( Teube:81), ajo gjithashtu e din se gjerat me vlere mbulohen e paketohen ne menyre qe ti rritet vlera dhe kurioziteti per to,sikur dhuratat qe ajo mer jane te ambalazhuara duke ruajtur dhe treguar vleren e lart te tyre.
3- AJO NUK I PERSHENDET ME DUAR ATA TE CILET NUK JAN MAHREMET E SAJ.
Ajo nuk vepron keshtu sepse e di cka thene gruaja me e lart e umetit qe njekohesisht eshte edhe shembulli i saj,Aishja (radijallahu anhu)ka thene:…”Pasha Allahun dora e te Derguarit te Allahut kurr nuk ka prekur dore te gruas (se huaj)…
4-AJO UDHETON VETEM ME MAHREM.”
Ajo nuk udheton kurr e vetme apo pa shoqerimin e nje mahremi sepse e di se rruga ka te papriturat dhe veshtiresit e saj nese ajo do te ishte e vetme nuk do te kishte kush te kujdesesh per te nese do ti ndodhte dicka gjate rruges se saj,ajo gjithashtu e di ate cka thene i Derguari i Allahut:”Gruaja e cila beson ne Allahun dhe ne Diten e Gjykimit nuk e ka te lejuar te udhetoje pa mahrem as sa eshte largesia duke ecur prej 3 ditesh.”(Muslimi)

Për gratë në Ramazan /4

Gjërat që e kundërshtojnë Ramazanin

1. Mos njohja e shumë grave rregullat e agjërimit.
2. Bërja e muajit të Ramazanit muaj ngrënie, pirje, gjumë dhe dembelizëm.
3. Angazhimi i shumë grave me konkurse, telenovela dhe të tjera gjëra.
4. Dalja e grave për namaz teravie të zbukuruara dhe të parfumosura.
5. Dalja e tepërt nëpër tregje në Ramazan.
6. Humbja e netëve të fundit të Ramazanit me përgatitjen për festë.
7. Pengimi i vajzave të vogla nga agjërimi.
8. Vonimi i namazeve nga koha e tyre pa shkak.
9. Nxitimi në faljen e teravive.
10. Disa gra pastrohen nga menstruacioni ose lehonia pak përpara agimit dhe nuk mund të lahen për shkak të kohës së ngjeshur dhe atë ditë nuk e agjërojnë si shkak se e zuri agimi të pa pastër dhe kjo është gabim, ajo duhet të agjërojë edhe nëse nuk është larë, kështu që lahet dhe falet më pas.


Këshilla për gruan



E para: Frikësimi ndaj Allahut të Madhëruar dhe besimi se Ai me të vërtetë është i Dituri ndaj robërve të Tij dhe do t’i llogarisë të gjitha punët, fjalët dhe nijetet (qëllimet) e tyre. Nëse muslimani ndjenë këtë ndjenjë, atëherë angazhohet me adhurime dhe lënien e kundërshtimeve, si dhe shpejton për kërkimin e faljes.
E dyta: Shtimi i përmendjes së Allahut dhe leximi i Kuranit, sepse ajo e bënë zemrën të butë. Allahu i Madhëruar thotë: ‘Ata që besuan (në Njësinë e Allahut, në të Dërguarin e Tij, në Islam) dhe zemrat e të cilëve gjejnë prehje duke përkujtuar Allahun; nuk ka dyshim se me përkujtimin e Allahut vërtet që zemrat gjejnë prehje.’ Er Rad, 28.
Ndërsa në suren Enfal ajeti 2 Allahu thotë: ‘E besimtarë janë vetëm ata të cilët, kur përmendet Allahu, ndjejnë frikë në zemrat e tyre.’
E treta: Largimi i shkaqeve të cilat e ngurtësojnë zemrën dhe e largojnë nga Allahu dhe ajo është çdo e keqe dhe përzierja me të këqijtë, ngrënia e të ndaluarës dhe shkujdesja ndaj përmendjes së Allahut, si dhe shikimi i filmave të pisët dhe prishës të moralit.
E katërta: Qëndrimi i gruas në shtëpi dhe mos dalja e saj nga ajo, vetëm se me shkak dhe të kthehet shpejt në të, pasi ta kryej atë që i nevojitet.
E pesta: Gjumi natën, sepse ai të ndihmon në ngritjen herët në fund të natës, dhe e lehtëson gjumin e ditës dhe kryerjen e namazeve në kohët e tyre, si dhe e kalon kohën në adhurime.
E gjashta: Ruajtja e gjuhës nga thashethemet, përgojimi, dëshmia e rremë, fjalët e ndaluara dhe angazhimi i saj në punë me përmendjen e Allahut.”

Për gratë në Ramazan /3

Të pëlqyerat e Ramazanit

Nga të pëlqyerat e Ramazanit:

1. Kujdesja ndaj ngrënies së suhurit dhe vonimi i tij.
2. Shpejtimi i hapjes (iftari) pasi të sigurohesh që ka perënduar dielli.
3. Hapja e agjërimit me hurmë ose ujë.
4. Lutjet në hapjen e agjërimit se lutjet e agjëruesit nuk kthehen.
5. Kujdesja për namazin e teravive.
6. Kujdesja për leximin e Kuranit dhe mësimi i tij.
7. Organizimi iftareve për agjëruesit.
8. Shtimi i dhënies dhe bamirësisë.
9. Shkuarja për umre në Ranazan.
10. Shtimi i përpjekjes në dhjetë ditët e fundit.
11. Kërkimi i natës së kadrit dhe shfrytëzimi i saj me adhurim, lutje, dhe përkujtim.
12. Hyrja në dhjetë ditët e fundit në itikaf.

Të papëlqyerat e agjërimit


1. Teprimi i futjes së ujit në hundë dhe gojë në marrjen e abdesit.
2. Mbledhja e pështymës dhe gëlltitja e saj, ndërsa gëlltitja e saj pa e mbledhur nuk përbën problem. Gëlltitja e gëlbazës nuk lejohet. Por a prishet agjërimi? Ka dy mendime të dijetarëve dhe më e sakta është se nuk prishet.
3. Ka përmendur Shejh Uthejmini -Allahu e mëshiroftë!- se është më mirë që ajo që është me menstruacione dhe lehona të hanë dhe të pinë fshehurazi. Kështu që kjo tregon se ngrënia e tyre në sy të njerëzve në Ramazan s'është mirë.
4. Agjërimi në udhëtim duke patur vështirësi.
5. Agjërimi i gruas që ka foshnje në gji ose shtatzënës nëse kanë vështirësi.
6. Agjërimi i të sëmurës nëse ai i jep vështirësi.
7. Lënia e ushqimeve të mbetura midis dhëmbëve.
8. Përdorimi i pastës së dhëmbëve sepse ajo depërton dhe është e vështirë ruajtja prej saj.
Gjërat që s’e prishin agjërimin
1. Përdorimi i supostove qofshin nga vagina apo anusi.
2. Të përdorë agjëruesja krem për zbutjen e buzëve.
3. Analizat e gjakut kur nevojiten.
4. Dalja e gjakut për shkak të istihadës, emoragjisë apo plagëve.
5. Përdorimi i parfumit.
6. Përdorimi i misvakut.
7. Përdorimi i kënasë dhe makijazhit.
8. Bërja e gjilpërave joushqyese qofshin në damarë apo në muskuj.
9. Të puthësh gruan ose përkëdhelja e saj, me kusht nëse e përmban veten, nëse u del sekrecioni i orgazmës prishet agjërimi i tyre.
10. Përdorimi i pompës në gojë për atë që është me sëmundjen e azmës.
11. Bërja e klizmës në rast nevoje (klizma është futja e lëngjeve në zorrën e trashë nga poshtë për t’u pastruar ose për t’u liruar nga shtrëngimet e barkut).
12. Vonimi i larjes nga xhunubllëku ose menstruacionet apo lehonia deri në lindjen e agimit.
13. Freskimi me ujë gjatë ditës së agjërimit për të larguar vapën.
14. Përdorimi i pikave ne vesh dhe sy. Ndërsa pikat e hundës nuk lejohet gjatë agjërimit sepse hunda është depërtuese.
15. Hemorragjia e shtatzënës nuk e dëmton agjërimin.
16. Shikimi i ëndrrave eksituese nuk e prish agjërimin.
17. Nëse harron dhe ha e pi s’është problem dhe agjërimi i saj është i saktë, por nëse kujtohet duhet ta ndërpresë menjëherë dhe nëse ka ushqim në gojë ta hedhë e të mos e kapërdijë.
18. Të provuarit e ushqimit në rast nevoje me kusht që të mos e shkojë atë poshtë.

Për gratë në Ramazan /2

Shlyerja e marrëdhënieve gjatë agjërimit të Ramazanit është:

Lirimi i një robi, nëse nuk ka mundësi agjërimi i dy muajve njëri mbas tjetrit, nëse nuk mundet atëherë ushqimi i gjashtëdhjetë të varfërve. Përjashtohet nga ajo që përmendëm rasti kur bashkëshortët janë udhëtarë dhe kryejnë marrëdhënie duke qenë agjërueshëm, sepse agjërimi për udhëtarët nuk është i detyruar, për ata kërkohet që ta kompensojnë këtë ditë pas Ramazanit.

20. Gruaja e moshuar dhe ajo që është e sëmurë dhe s'ka shpresë për shërim, nuk agjëron, ato duhet të ushqejë çdo ditë nga një të varfër nëse nuk munden të agjërojnë, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve.

21. E sëmura nëse e dëmton atë agjërimi, nuk i lejohet asaj të agjërojë. Nëse ka pak vështirësi aq sa nuk e dëmton agjërimi pëlqehet që ajo të mos agjërojë. Por nëse nuk ka vështirësi duhet të agjërojë.

22. Lejohet për gruan që është udhëtare të mos agjërojë për shkak të udhëtimit edhe nëse nuk ka vështirësi. Nëse ka vështirësi, atëherë pëlqehet për të mos agjërimi.

23. Një grua që agjëron nëse bën nijet se do ta prishë agjërimin, në këtë rast agjërimi i saj prishet, sipas mendimit më të mirë të dijetarëve. Nëse është agjërim i detyrueshëm duhet ta vazhdojë agjërimin e asaj dite dhe ta zëvendësojë atë më pas.

24. Nëse dezerton gruaja nga Islami (Allahu na ruajt!) gjatë agjërimit prishet agjërimi i saj dhe kjo në mendimin unanim të dijetarëve dhe nëse ajo kthehet në Islam duhet ta zëvendësoj atë.

25. Një grua jobesimtare nëse pranon Islamin gjatë ditës, ajo duhet të vazhdojë të agjërojë pjesën tjetër të ditës, dhe nuk i detyrohet asaj të zëvendësojë atë që kaloi edhe ditën që pranoi Islamin.

Për gratë në Ramazan /1

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut të vetëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi profetin pas të cilit s’ka më profet, mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Kjo është një buqetë nga kopshti i dijes, do të përmbledhim në të çfarë kanë përmendur dijetarët në gjykimet, edukatën dhe të pëlqyerat për agjërimin e muajit të Ramazanit. Ia kemi drejtuar këtë gruas muslimane, e cila kujdeset për fenë dhe adhurimet e saj edhe pse ajo është e njëjtë me burrat në shumë prej gjykimeve dhe rregullave. E lusim Allahun për ne dhe për motrat tona besimtare sinqeritet dhe pasim të sunetit dhe sukses që ta shfrytëzojmë këtë muaj me atë që kënaqet Allahu, me të vërtete Ai është Ndihmuesi dhe i Cili dhuron sukses.


Gjykime për agjërimin e gruas

1. Agjërimi është adhurimi i Allahut me lënien e ushqimit nga lindja e agimit deri në perëndimin e diellit.

2. Agjërimi i muajit të Ramazanit është shtyllë nga shtyllat e Islamit, kush e mohon atë ai ka mohuar dhe ka dalë nga Islami.

3. Detyrohet agjërimi për çdo muslimane që ka arritur pjekurinë, që është e logjikshme, vendase (që s'është në udhëtim), e shëndetshme (jo e sëmurë), e pastër (nga menstruacioni dhe lehonia).

4. Arrin gruaja pjekurinë me ardhjen e një prej këtyre shenjave:

a) T’i plotësojë pesëmbëdhjetë vjeçe;
b) Shfaqja e qimeve në sqetulla dhe organ;
c) Dalja e sekrecionit të orgazmës;
d) Ardhja e menstruacionit dhe shtatzënia.

Kur të shfaqet një prej këtyre katër shenjave asaj i bëhet detyrë agjërimi.

5. Nëse i vjen një vajze një prej këtyre shenjave gjatë ditës e ka detyrë agjërimin e pjesës së mbetur nga dita, sepse ajo u bë prej atyre që e kanë obligim agjërimin dhe nuk i kërkohet shlyerja e asaj që i ka kaluar nga muaji.

6. Ajo që është me menstruacione apo me lehoni e ndalon agjërimin dhe e shlyen atë dhe nuk lejohet që ajo të agjërojë.

7. Ajo që është me menstruacione dhe lehona kanë të njëjtin gjykim, sepse gjaku i lehonisë është i njëjtë si gjaku i menstruacionit, gjykimi i tyre është i njëjtë, gruaja që është agjërueshëm nëse e sheh këtë gjak (të menstruacionit ose të lehonisë) në një pjesë të ditës i prishet agjërimi i kësaj dite, sidoqoftë e gjeti në fillim të saj apo në fund, edhe sikur të jetë afër me perëndimin e diellit. I detyrohet asaj kompensimi i kësaj dite.

8. Nëse pastrohet gruaja nga menstruacioni ose lehonia gjatë ditës, nuk i detyrohet asaj agjërimi i pjesës së mbetur nga dita sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

9. Gruaja me menstruacione nëse shikon shenjën e bardhë (shenja e bardhë është lëng që e nxjerr mitra pasi mbaron menstruacioni) mëson se ajo është pastruar, kështu që bën nijet që në darkë se do të agjërojë, por nëse nuk ka shenjë pastrimi merr një copë pambuku ose diçka të ngjashme me të dhe e vendos në brendësi të organit nëse del i pastër agjëron, por nëse i kthehet gjaku i mestruacionit e ndalon atë.

10. Më mirë për gruan është që të qëndrojë në natyrshmërinë e saj dhe të mos përdorë ç’ka e pengon menstruacionin edhe për shkak të adhurimit.

11. Nëse pastrohet lehona përpara dyzet ditëve vazhdon agjërimin dhe lahet për namaz, por nëse i kalon dyzet ditët, bënë nijet agjërim dhe lahet dhe e konsideron atë (gjakun) istihada (gjak që del si shkak i plagëve dhe që nuk e pengon gruan nga adhurimet) vetëm nëse koha i korrespondon me kohën e menstruacionit të saj të zakonshëm. Atëherë ai është menstruacion dhe kështu ajo nuk agjëron.

12. Dalja e gjakut të istihadës nga gruaja nuk e prish agjërimin, agjërimi i saj është i saktë me daljen e tij, sikurse nuk ndalon nga namazi, tavafi, burrin ndaj saj, sepse s’ka përcaktim për të dhe ai është i vazhdueshëm. Ai është gjak që del për shkak të plagëve dhe hemorragjive.
13. Nëse gruaja e pastër ndjen se po i vjen menstruacioni ose ndjen dhimbjet e tij dhe ajo është agjërueshëm por nuk i del gjë (gjak) vetëm se mbas perëndimit të diellit atëherë agjërimi i saj është i saktë.

14. Nëse një grua është shtatzënë dhe del prej saj gjak dhe ajo është zgjerueshëm, atëherë agjërimi i saj është i saktë sepse ai s'është gjak menstruacioni, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

15. Nëse lind (ose agon) agimi dhe ajo është me menstruacion nuk i quhet asaj agjërimi i kësaj dite edhe nëse pastrohet mbas agimit të sabahut për një moment.

16. Shtatzëna dhe ajo që ka foshnje në gji nëse e prishin agjërimin në Ramazan sidoqoftë frikë për veten e tyre apo për fëmijën nga agjërimi i Ramazanit për to është vetëm zëvendësimi (pra vetëm agjërimi i ditëve të lëna).

17. Ato çka e prishin agjërimin janë tetë:

a) marrëdhëniet seksuale;
b) dalja e sekrecionit të orgazmës për shkak të ledhatimit apo puthjes;
c) çdo gjë që konsiderohet ushqyese. si p.sh: gjilpërat ushqyese ose marrja e gjakut, sorumet;
d) nxjerrja e gjakut me hixhame ose pastrim gjaku;ka mendime se nuk prishet.
e) e vjella me provokim (me dashje);
f) ardhja e menstruacionit ose lehonisë;
g) braktisja e fesë (dalja prej saj).

18.Kush dëshiron të kryej marrëdhënie me gruan e tij dhe ata janë agjërueshëm, ajo duhet ta ndalojë atë, nëse e detyron atë me forcë agjërimi i saj është i saktë dhe nuk i detyrohet asaj zëvendësimi me ditë tjetër apo shlyerja.
19. Por nëse ajo vepron si shkak i bindjes së bashkëshortit për të detyrohet agjërimi dhe shlyerja.

QAU NË VARRIMIN E NËNËS SË TIJ...


 I thanë: “Pse po qan?”
U përgjigj: “Si të mos qaj, kur më është mbyllur një derë prej dyerve të Xhenetit!”

...
O Allah, nëse e gjen nënën time mëkatare, fale atë!

O Allah, nëse e gjen nënën time të mërzitur, gëzoje atë!

O Allah, nëse e gjen nënën time të lumtur, lumturoje edhe më shumë!

O Allah, nëse e gjen nënën time të pikëlluar, largoje nga ajo pikëllimin!

Amin! Amin!

Koha



Muhammedi [s.a.v.s] ka tërhequr vërejtjen se fëmijët tanë nuk do të jenë të mirë nëse i lëshojmë që t'i edukojë ''koha'', pa mbikëqyrjen dhe kujdesin tonë. Ai thotë:

''Atë që nuk e edukojnë drejt prindërit, do ta edukojë koha''.

Cfarë është sot ''koha'' ose më mirë të themi ambienti në të cilën sillen fëmijët tanë, këtë cdokush, nëse nuk është i verbër, mund ta shohë.

Wednesday, June 27, 2012

Rendesia e lojës ne zhvillimin e femijes


 Loja ju sjell me afer me femijet tuaj. Ajo i ndihmon ata qe te zhvillojne perqendrimin dhe imagjinaten e tyre. Po ashtu loja eshte nje nga menyrat qe themelon tek femijet aftesite kryesore qe i nevojiten per te mesuar ne shkolle si dhe per te perballuar sfidat e jetes.
Tashme te gjithe e dime qe femija eshte nje krijese komplekse. Informacionet me natyre ...
psikologjike dhe sociale na ndihmojne shume per te kuptuar dhe per te eksploruar natyren e femijes. Duhet te kuptojme qe nje femije do te arrije potencialet e veta vetem nese ai eshte nje femije i pakufizuar ne permbushjen e nevojave baze te jetes.
Shume prinder dhe kujdestare nuk dine se ku ta nisin dhe cfare duhet te bejne. Psikologet kane argumentuar se per te qene i lumtur dhe i permbushur nje njeri duhet te permbushe nje hierarki nevojash.

 Nje eksperience e pakendshme e perjetuar nga prinderit eshte kur ata nuk jane ne gjendje te kuptojne se cila nevoje duhet permbushur sepse ajo qe di te beje nje bebe eshte vetem te qaje kur nuk i plotesohen nevojat qe ka. Dhe natyrshem, nuk mund te jete ne gjendje nje femije te luaje me prindin kur nuk i jane plotesuar nevojat baze. Prandaj per te ulur ne maksimum zemerimin e ketyre situatave, prindi duhet te kontrolloje secilen nevoje ne nivelet e dhena.
Nevojat e para qe duhet t’i permbushen femijes jane ato fizike si ushqimi, uji, ajrosja, streha, e te tjera si keto. Kur femija ndjen se i jane permbushur nevojat jetesore te nivelit te pare atehere ai eshte i gatshem te kaloje ne nivelin e dyte qe ka te beje me nevojat e sigurise. Sa me i sigurte te jete mjedisi qe e rrethon femijen aq me mire ndihet femija. Per ta arritur kete prindi duhet te menjanoje ne maksimum ndryshimet e papritura dhe traumatike te ambientit. 

 Kur nevojat e ketij niveli permbushen atehere femija eshte i lire te kaloje ne nivelin e trete, ate te nevojave sociale. Shumica e energjise qe ne posedojme shpenzohet ne permbushjen e ketij nevojave te ketij niveli. Perkedheljet, ledhatimet, perqafimet, etj., jane thelbesore per mireqenien e femijes. Studimet shkencore tregojne se femijet te cileve u kushtohet vemendje, miratim, dhe afeksion, zhvillohen me shpejt dhe jane me te shendetshem sesa femijet te cileve u jane mohuar keto burime. Eshte e natyrshrme qe femijet jane te gatshem te luajne me prinderit e tyre atehere kur i jane plotesuar nevojat qe u permenden me siper.
Femijet kane nevoje te ndihen te vecante dhe ti respektohet varesia dhe pavaresia individuale. Per kete arsye ata e ndjejne te nevojshme te kalojne ne nivelin tjeter, ate te permbushjes se nevojave vetjake, “egoiste”. Kur ata e kane perjetuar me sukses kete nivel, ata ndihen me te plotesuar, kane me shume besim tek vetja dhe jane te gatshem te kalojne ne nivelin e fundit te plotesimit te nevojave te tyre. 

 Niveli i fundit ka te beje me vetepermbushjen e potencialit qe femijet posedojne brenda tyre. Me fjale te tjera, femijet jane te afte te ndihmojne te tjeret, te shprehin keativitetin e tyre, dhe te funksionojne ne nje nivesh te thjeshte shpirteror. Por keto mund te arrihen vetem nese nevojat e kater niveleve te lartpermendura do te plotesohen minimalisht.
Ne fakt, eshte nje eksperience e mrekullueshme qe te shikosh femijet te permbushur dhe te plotesuar, ne kontakt me bukurite e natyres te krijuara prej Allahut te Madheruar, ne gjendje qe te bashkepunojne me te tjeret, dhe te eksplorojne boten qe i rrethon. 

 Edhe pse ky nivel duket i veshtire per tu arritur, pa dyshim ai eshte qellim per te cilin ia vlen te perpiqesh. Natyrisht, eshte e pamundur ti japesh femijes ate qe ne nuk e zoterojme, prandaj si prindfer dhe kujdestare ne duhet te perpiqemi te permbushim nevojat tona ne nivelet me te ulta ne menure qe te jemi tye lire te operojme ne niveline permbushjes se potencialit intelektual.
Eksperiencat ditore kane treguar se prinderit nuk jane ne gjendje ti kushtohen lojes se femijes sepse vete ata nuk kane permbushur nevojat e tyre fizike, emocionale, dhe sociale. Ne keto raste eshte e rendesishme qe prinderit dhe kujdestaret ta planifikojne kohen ne nje menyre te atille qe ajo te jete ne sherbim te tyre dhe te femijeve te tyre per te edukuar nje brez sa me te lumtur femijesh qe te jene ne sherbim te vetes dhe te shoqerise ku ata do te bejne pjese ne te ardhmen.

○○○ Prinder mbi-mbrojtes ○○○



Kur femija lind, ai duket kaq I brishte, I vockel dhe I pafuqishem, sasqe eshte plotesisht normale dhe natyrale qe prinderit te ndihen detyrimisht mbrojtes te kesaj krijese. Per me teper, Allahu na ka urdheruar qe te kujdesemi dhe ti ruajme femijet tane duke I konsideruar ata nje amanet. Pa dyshim prinderit do te pergjigjen para Allahut te Lartesuar se si e kane mbajtur kete amanet dhe cfare cilesish apo karakteristikash kane promovuar tek femija. Duke marre parasysh keto gjera, prinderit ndihen pergjegjes te kesaj krijese kaq te vogel qe kane sjelle ne jete ne nje bote kaq mizore, dhe tentojne apo pretendojne qe te behen engjejt e tyre mbrojtes pergjate gjithe jetes se tyre. Prinderit duan ta mbrojne femijen e tyre nga cdo e keqe e mundshme, por pyetja eshte: “Per sa kohe dhe deri kur mund te shkoje kjo mbrojtje?”

Femijet nuk ecin ne maje te gishtave gjate gjithe jetes; ata luajne marrezisht, rrezohen, kercejne dhe eksplorojne. Duke ditur kete skenar, prinderit duhet te pranojne se gervishtjet, carjet, mavijosjet, dhe gjymtyret e thyera jane te gjitha pjese e femijerise. Prinderit qe gjithmone sherbejne si ndermjetes midis femijes dhe botes reale jane ne fakt duke bere me shume keq sesa mire. Kjo nuk do te thote se femijet jane gjyqtaret me te mire te rrezikut qe parashtrohet ne ndonje aktivitet, apo se prinderit nuk duhet te jene te kujdesshem.

Frikat e prinderve ne lidhje me sigurine e femijeve te tyre nese, ne ekstreme, mund te kete efekt te kundert ne lidhje me konfidencen dhe vetebesimin e femijes. Duke e llastuar femijen, prindi nuk ben gje tjeter vetem se e ben femijen me te varur dhe nuk I jep mundesine qe ti beje gjerat vete.

Pa dashje, prinddi mbi-mbrojtes I percon femijes mesazhin se ai nuk eshte I afte ti beje gjerat vete. Eshte vene re se femijet qe lihen te luajne te lire vriten apo rrezohen me pak sesa po te kene prinderit mbi koke duke I keshilluar vazhdimisht.

Kur femija arrin te beje dicka vete per here te pare, kjo experience I tregon asaj se ka arritur dicka shume te madhe edhe kur flitet per dicka te parendesishme si ngarja e bicikletes. Prinderit qe I mbeshtjellin femijet me pambuk I mohojne femijes kenaqesine e arritjeve personale.

Prinderit mbi-mbrojtes duhet te ndryshojne sjelljen e tyre nese duan qe te kene femije te pavarur dhe konfidente. Nese nje prind dyshon se eshte tmerresisht mbrojtes, I frikesuar, apo pengues, atehere, si fillim, ai duhet te konfirmoje dyshimin qe ka duke pyetur prindin tjeter per nje opinion. Opinione mund te kerkohen edhe nga prinder te tjere. Kjo do te sherbeje si nje kontroll real. Nderkohe qe prindi nuk ka nevoje qe e adaptoje opinionin e te tjereve si te verteten e vetme, keshillat dhe informacionet do ta ndihmojne ate te marre nje vendim ne te miren e femijes se tij/saj.

Hapi I dyte qe duhet te nderrmarre eshte qe te degjoje femijen. Prindi duhet ti percoje mesazhin se shqetesimi I tij vjen nga deshira qe femija te ndihet I sigurte dhe jo nga mungesa e besimit ne aftesite e femijes. Prindi duhet te diskutoje me femijen rreziqet e aktivitetit dhe ta keshilloje ate se c’duhet te beje ne rast rreziku. Prindi duhet te marre nje vendim bazuar ne nje vleresim te pergjithshem te aftesive dhe gjykimeve te femijes.

Pavaresisht marrjes se ketyre masave, perseri do te gjendeni perballe situatave ku ju do ti mohoni femiojes te marre pjese ne ndonje aktivitet. Por kjo eshte e drejta e prindit qe ka peshen e experiences dhe gjykimit superior prapa tij. Femijet duhet te kuptojne se nese nuk marrin pjese ne ndonje aktivitet, ka aktivitete te tjera ne te cilat mund te aktivizohet. Ajo qe do te beje lidhjen midis femijeve dhe prinderve eshte siguria dhe pranueshmeria. Por me e rendesishmja per prinderit eshte qe ndonjehere ata duhet te kuptojne se me mire eshte qe te leshojne pe.
Allahu na dhente durim dhe mencuri ne rritjen dhe edukimin e femijeve tane ne menyre qe ata te behen khalife te Allahut ne Toke.

Eshte me mire ta ruash femijen qe te mos rrezohet, sesa te vendosesh fasha mbi plaget dhe gervishtjet pasi eshte rrezuar.






Keto jane disa nga hapat qe prindi duhet te ndjeke per te edukuar femijen ne menyre qe ai te mos rrezohet para sfidave te jetes por ti perballoje ato me sukses.


1. Krijoni lidhje sa me heret

2. Njihni femijen tuaj

3. Ndihmoni femijen te respektoje autoritetin

4. Vendosni limite, krijoni strukture

5. Prisni bindje

6. Modeloni disipline

7. Ushqeni vetebesim tek femija

8. Jepini forme sjelljes

9. Rritni femije qe kujdesen

10. Flisni dhe degjoni

Dy Pika Lot Që Shkaktuan Një Vaj Të Tërë…


 Për ç’do sexhde nga një pikë lot..

Them me vete ku jam unë, ku po shkoj në çfarë drejtimi..
...
Ishte namazi i natës ai i cili më bëri të mendoja thellë, të pendohem për gjynahet e mia, të kërkoja falje..

Rekatin e parë u mbushën kto sy me lot, por kur u ul koka në sexhde nuk reshtën pa dalë nga shtegu ato pika lot pendimi..

Ç’do ulje koke në sexhde pikonte nga një pikë derisa u bënë mijra pika..

U lag sexhadja aq shumë saqë u bë për t’u shtrydhur, të dukej sikur po shtrydhje dhe mëkatet.. Të shtohej një fuqi dhe të dukej sikur sexhadja ishte trupi I njeriut dhe me sa forcë kishe e shtrydhje për t’i shtrydhur gjynahet..

“O ju që keni besuar! Kthejuni Allahut me pendim të çiltër e të vërtetë…”[Et Tahrim: 8].

Dua ta zbatoj këtë ajet, këtë fjalë të Mbizotëruesit të kësaj bote dhe të Ahiretit..

Të jam kthyer ty o Allahu im, jam mbështetur tek dera jote dhe kërkoj falje si kurrë më parë..


Të lutem më fal.
Të lutem më fal.
Të lutem më fal.

O lotët e mia rridhni, shpërtheni vajin e pendimit tek Allahu Teala..
O liqen lotësh rridhni..

“Askush nuk e di se ç’do të fitojë e ç’do t’i ndodhë nesër…” [Lukman: 34].

O Allah pendohem tek Ti sikur të ishte pendimi im I fundit për jetën time, andaj me fal mua…

O Allah Ti je falës, e do faljen andaj më fal mua..

Dua të bëhem shembull si Pejgamberi Alejhis-selam duke përdorur lutjet e tij që bënte kur ishte në namaz.:

“O Zoti im! Më fal mua gjynahet e mia, paditurinë time, mangësinë në punët e mia dhe çdo gjë që Ti e di më mirë se unë!

O Zoti im! Më fal mua atë që e kam bërë me seriozitet dhe atë që e kam bërë duke luajtur, atë që e kam bërë gabimisht dhe atë që e kam bërë me vetëdije, sepse të gjitha këto janë tek unë!

O Zoti im! Më fal mua atë që ka kaluar dhe atë që kam përpara, atë që kam mbajtur fshehur dhe atë që kam shfaqur dhe çdo gjë që Ti e di më mirë se unë!

Ti je i Adhuruari im dhe nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.”

O Mëshirues më fal mua.

Të jam drejtuar me zemër të pastër, me sinqëritet të plotë.. Jam unë robi Yt që po të kërkoj, po të thërras sepse kam nevojë për mëshirën tënde..

O Mëshirues…
Më fal..
Më fal..
Më fal mua..

Rejhana Çekrezi

Ahlaku



Bukuria yte është në
sjelljen tënde
dhe jo në makiazhin tënd. 

Thuaj Elhamdulillah

Motra të nderuara,
Mos e teproni duke kërkuar
Mos e teproni në veshmbathje
Mos e teproni në ushqim
Mos i lakmoni të tjerët
Por gjithmonë të keni në dijeni, se ka më keq se ju.
Bëni dua dhe jipni sadaka të tjerëve!!!
THUAJ ELHAMDULILLAH

STORY — STATUS OF WOMEN


A scholar sat next to a General on a flight. The general asked the scholar what is his ocupation.

Scholar: I’m into big business.

General: But what business exactly?

Scholar: I deal with ALLAH.

General: Ah. So you’re a Muslim religious leader. I have one problem with you Muslims. You oppress your women.

Scholar: How do we oppress our women?

General: You make your women cover up completely and you keep them in your homes.

Scholar: Ah, I have a problem with you people. You oppress Money.

General: WHAT! How can we oppress money?

Scholar: You keep your money hidden away, in wallets banks and safes. You keep it covered up. Why don’t you display it in public if it’s a beautiful thing?

General: It will get stolen obviously.

Scholar: You keep your money hidden because it is so valuable. We value the true worth of women far, far more. Therefore, these precious jewels are not for display to one and all. They are kept in honour and dignity.

Tuesday, June 26, 2012

Ten Babysteps to Fasting


There was a boy who came into my Islamic class very grumpy one morning during the early days of Ramadan. I asked him if everything was Ok. He said, “No!” ” What happened? ” I asked. He said with detest, “My dad won’t let me fast because he said I’m too young.” Another student piped up and said,”Well you’re already 7 years old. You’re old enough!” He retorted,”That’s what I told him!” I had to chuckle to see the zeal in these children that Allah(SWT) gave them the love of fasting at such an early age. It also is the spirit of good Islamic parenting that encourages children to fast when their families and friends are fasting too.
Here are some baby steps of fasting to encourage the children who are not yet of age, but can start practicing the Ramdan rituals:

1. Create a Fasting Chart. Children can help color in the graph through out the Holy month. They can use- Red for not fasting, Orange for fasting 2 hours, Blue for fasting half a day, and Green for fasting all day. Download the simple template here: Ramadan fasting chart. If you prefer a cut and paste chart already in color, then here’s the download. And here’s another one.

2. Let them choose their Sahoor and Iftar Menu Daily: They can help write a simple dish on the Daily Sahoor and Iftar Planner.For example Sahoor: Oatmeal, Iftar: Macaroni and Cheese. Download here: ramadan menu of the day

3. Set a goal every day. Discuss with your child how long they will fast. It can be for one hour if you see that your child is restless. Or half a day if your child is very interested. Set the goal according to what is easy for them. The point is for them to feel a sense of hunger just for them to understand what “fasting” means. Do not exceed a point that the child is so uncomfortable that he begins disliking to do the act. You can always start with shorter hours, and everyday increase it.
4. Let the child eat Sahoor later. If the child is not able to get up for Sahoor at Fajr, leave him to eat later. Let the child know that he can do this only because he is still practicing, and eventually he can practice waking up before Fajr.
5. Keep them occupied. Let them be busy with some play, toys, or games. Their fast will seem easier when they are busy and have something to do. Buy them special toys for Ramadan that you can surprise them with.
6. Be with other kids who are fasting. Have playdates with other kids and moms that are fasting. Just getting together and watching Islamic videos, playing board games, and just enjoying each others company can make the time pass more quickly and easily.
7. Remember those who have not. Most American children have never experienced poverty. The pangs of pain is a good reminder about the suffering of children in war stricken countries or countries with natural disasters. Especially during this time, discuss the African Horn Famine going on now in Ethiopia and Somalia and how over 24000 children died of hunger in this month alone. Reading children books and videos that remind our youth to care for orphans and the poor may also spring out charity ideas and projects. Visit http://islamicrelief.com/ to see pictures and donate.
8. Have some quiet time with the Quran. Let children spend time reading Quran or Hadith. If they are young, this can be a good time to rest and listen to some beautiful Qirat!
9. Make their favorite Iftar Sweets that they can break their fast with. Even if the child broke his fast earlier. Let the breaking of the fast at Maghrib be a special time to eat their home made treat. They can participate in making this as well. My children love making jello with strawberries!
10. Rewards! Rewards! Rewards! Have a treasurebox full of Ramadan sweets and prizes. Small prizes for a couple of hours fast while the big prizes for half to a full day. Go to Party City and Dollar Tree to fill your treasure box. You can make the treasure box out of shoe box covered with contact paper and letter foams or just keep a huge gift bag to hold the prizes for them to dig in!

Mos u kreno nëse çdo mashkull të dëshiron ty!


 Motër e nderuar, mos u kreno nëse çdo mashkull të dëshiron ty...

Dije se artikujt e lirë kanë shumë blerës. Bëhu një gurë i rrallë e i çmueshëm, të cilën vetëm një njeri fetarë dhe i devotshëm mund të të arrijë dhe të të ketë ty...
...

Si në një lidhje hallall, e ajo është ''Nikahu'', inshaAllah.
Sepse t'i nuk je një lodër për pllejbojat (ata që i shfrytëzojnë e luajnë me femrat). Sepse ata e harxhojnë kohën e tyre me ty dhe kur ata t'i përmbushin dëshirat e tyre, ata vetëm të lënë, sikur një fëmijë i cili pasiqë luan me lodrën e tij, e lë atë për një kohë të gjatë dhe pastaj e zëvendëson atë me një tjetër...

Mos u bëjë krenare e të qenurit një e lirë... por t'i duhet të krenohesh që je një muslimane e pastër, e cila nuk ia lejon vetes të bëhet e famshme dhe shumë e kërkuar nga meshkuj të ndryshëm dhe e cila nuk i provokon ata, por qëndron largë provokimeve dhe përzierjes me meshkuj.

''Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vetë ose babave të burrave të vetë, djemve të vetë ose djemve të burrave të vetë, vëllezërve të vetë ose djemve të vëllezërve të vetë, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra.
Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.'' (En-Nur, 31).

Sunday, June 24, 2012

Dua të bëhem Sahabij (shok i të Dërguarit).


 Gjatë një ore mësimore, mësuesi pyet nxënësit:
“Çka dëshironi të bëheni në të ardhmen?”

...
Dëshirat e nxënësve ishin të ndryshme, disa thonin mjek, pilot, polic, inxhinier etj., përveç njërit prej tyre i cili tha një gjë të çuditshme ku të gjithë nxënësit qeshën.

Tha:
“Unë dua të bëhem Sahabij (shok i të Dërguarit)!”

Mësuesi u çudit me nxënësin dhe pastaj e pyeti :
“Pse Sahabij?”

Nxënësi u përgjigj:
“Babai im para se të bie në gjumë çdo herë më tregon nga një tregim të shokëve të Muhamedit, alejhi selam.”
Sahabiu e do Allahun dhe të Dërguarin, sahabiu është trim.., kështu që dua të bëhem sikurse ai.

Heshti mësuesi dhe u përpoq të ndalë lotët nga kjo përgjigje, dhe më pas ai e mësoi se pas këtij fëmije, qëndron një baba i madh, për atë edhe qëllimi i fëmijës është i madh.

Saturday, June 23, 2012

Një tregim shum emocionues...


 Një prej sahabëve ishte i martuar me një sahabeshë shumë të bukur,ishin shumë besimtarë të devotshëm,dhe të lumtur së bashku.Gruaja e tij e vërejti se buri i vet zgjohështe në një pjesë të natës për të pirë një gotë ujë,dhe një ditë para se të zgjohej buri i saj,ajo ja sjelli një gotë ujë dhe qëndroj para tij me gotën në dorë,dhe priste që të zgjohet.Kur buri saj i h...api sytë,e pa atë dhe u gëzua shumë dhe i tha asaj për këtë gest që të kërkon çka të dëshirojë dhe ai do tia plotësonte dëshirën.Dhe ajo tha:"A je i sigurt se do ta plotësosh atë që do ta kërkoj nga ti".Ai i premtoi gruas së tij.Dhe ajo tha:"Dua nga ti shkurorzim"

Atë menjëherë e kapi hidhërimi dhe i tha asaj:"Eja të shkojmë të I Dërguari i Allahut sal-allahu alejhi ue selem,dhe ai le të vendosë për këtë çështje.Ata u nisën për te I Dërguari i Allahut,dhe gjatë rrugës u rëzua dhe e vrau këmbën.Ajo u hul afër tij,e grisi një copë të robës së saj dhe ja mbështjelli plagën.Pasi u ngritën për të vazhduar rrugën ajo tha:"Jo,nuk dua të shkurorzohem,të kthehemi në shëpi".

Ata u kthyen në shtëpi,por buri ishte i hutuar dhe në konfuzion të madh dhe e pyeti atë pse dëshiroi të shkurorzohet.Cila ishte përgjigjja e saj ????
Ajo tha:"Ti çdoherë më ke treguar se Allahu i sprovon ato që i don.Kur të pash të gëzuar dhe pa vështirësi u friksova që Allahu nuk do të jetë i kënaqur me ty,dhe un nuk mundem ta dua dikë që Allahu nuk e do atë.Por kur ti dëshiroje që të shkojmë te I Dërguari i Allahut ,dyshova në vete sepse nëse nuk e doje Allahun atëherë nuk do kishe shkuar spari herë te I Dërguari i tij.Kur u rëzove dhe e vrave këmbën,e vërejta se edhe kjo ishte sprove dhe test nga Allahu dhe sigurisht që Allahu të do dhe të sprovoi.

Kur të kaplon ndonjë shkak që ndikon shum te ti,kur lidhja jote martesore është para shkurorzimit,kur lotët e tua nuk dëshirojnë të thahen,kur zemra yte rreh me dhimbje,mbaje në mend dhe mos haro se Allahu të do.Dhe kur e vendos dashurinë në Allahun si krijues i bashkimit tuaj,Allahu do ju ndihmojë që ti zgjedhni dhe regulloni çështjet e juaja në këtë botë.

In-Sha-Allah.Amin